1.4 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Zogu dhe djali

Ylli u zgjua në mëngjes. Tek po ngritej nga krevati, jashtë në oborr dëgjoi disa zogj duke kënduar. Hapi dritaren. Ishte një ditë e bukur dhe e qetë. Me vete mendoi: Ç’ditë e mrekullueshme! Po sikur të dalë sot e të bëj ndonjë pikturë. Posa e mendoi këtë ide mori ngjyrat, brushat fletët e vizatimit dhe u nis. Derisa po ecte, ai pa se fushat ishin mbushur me lule. U ndal. Pamje për pikturë! – i shkrepëtiu në mendja nga pamja magjike. Dhe mu aty filloi të ngjyroste botën që e shihte përballë vetes.

Sapo doli nga pjesa e prapme e pyllit, Ylli pa diçka që po qëndronte në tokë. Në fillim mendoi se ishte ndonjë lepur por lepuj nuk kishte në ato anë. Vendosi që të shkonte atje. Kur u afrua më shumë pa se ishte një zog i vogël. E mori në dorë. Ishte një zog shumë i bukur. Tek po e sodiste bukurinë e zogut ai dëgjoi një zë:
– Qenka shumë i bukur ky zogu yt.

Ai ktheu kokën dhe pa një të moshuar.

– Nuk është zogu im, sapo e gjeta këtu në tokë, ndoshta ka rënë nga foleja e tij, – ia ktheu Ylli.

– E çfarë do të bësh me të tani? – e pyeti njeriu i panjohur.
-Dua ta marr në shtëpi, ta shoh çdo ditë dhe të këndojë për mua, ia ktheu Ylli. I moshuari psherëtiu. E di që nuk më njeh mua dhe as unë nuk të njoh ty, por nuk është mirë që zogut t’i mohohet qielli, sepse aty është vendi ku ai i përket dhe atje ndihet i lumtur. Nëse e merr në shtëpi ai do të mërzitet dhe nuk do të këndojë fare.

-E mirë, çfarë të bëj me të? – e pyeti Ylli.
– Lëshoje në folenë e tij dhe ti mund të vish ta shikosh kur të duash. Ai vetëm kështu do të jetë i lumtur, – iu përgjigj plaku. Më pas ktheu shpinën dhe filloi të ecte.
– Po kush jeni ju? – e pyeti me zë të ngritur Ylli.
– Ndërgjegje më thërrasin të gjithë…- u dëgjua bindshëm zëri i plakut.

Tek po e vendoste zogun në fole, ai mendonte se ç’emër i çuditshëm. “Ndërgjegje”…
Ai nuk e pa më të moshuarin, por biseda me të i mbeti përgjithmonë në mendje.

Altin Hoxhaj kl. VII/4, shkolla  “Zenun Çoçaj” në Gjonaj

Më Shumë

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, shkëlqen McKinnis

Bashkimi po vazhdon në formë të lartë, ku mundi Vëllaznimi dhe ndërpreu serinë pozitive të kuqezinjve, duke fituar 84:73 (24:17, 17:13, 27:18, 16:22), në...

Uji në Malishevë pranë kufirit të ndotjes, i papërdorshëm për pije

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. – Njësia Malishevë ka njoftuar se uji në burimet e fshatit Banjë të Malishevës është pranë kufirit të lejueshëm të...

Lajmet e Fundit