Zvicerania nuse në Prizren: Bëmë dasmë me një mijë euro

Tashmë është bërë 59-vjeçare, por 32 vjet më parë zviceranes Barbara ia fitoi zemrën një prizrenas.

Lidhja e tyre e dashurisë është kurorëzuar edhe me martesë dhe produkt i saj është Jona, që tashmë është e moshës 17-vjeçare.

Psikologia nga Zvicra pas luftës ka punuar në Kosovë me disa organizata joqeveritare, derisa më pas janë kthyer në Zvicër për të vazhduar jetën.

Genci duke treguar njohjen me Barbarën, thotë se është e komplikuar t’ia fitosh zemrën një zviceraneje.

“Kam qenë refugjate në Zvicër para 32 viteve. Barbara ka punuar në atë kamp. Më pas jemi njoftuar dhe kemi filluar një romancë”, tregon Genci.

“Në fillim kam menduar se ai po më mashtron. E kam dëgjuar duke folur turqisht me familjen e tij. Por më vonë e kuptova që edhe në Prizren flitet turqishtja”, rrëfen zvicerania momentet e para të njohjes me Gencin.

Ajo thotë se dasma e tyre ka qenë e thjeshtë.

“Kemi bërë një dasmë të thjeshtë. Jemi martuar me një mijë euro. E kemi ftuar në dasmë gjithë shoqërinë. Secili prej tyre ka sjellë diçka për të ngrënë e për të pirë. Kemi kaluar shumë mirë me muzikë shqiptare. Në atë kohë Genci ka qenë refugjatë derisa unë isha studente. Nuk kemi pasur shumë para dhe me një mijë euro e mbaruam dasmën”, rrëfen tutje zvicerania.

Dasma e organizuar në Zvicër kishte befasuar të ftuarit që ishin nga të gjitha kontinentet./Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit