Zv/ministri Mustafa priti rektorët e universiteteve publike

NehatMustafa-MASHTZëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike në Kosovë, me të cilët ka biseduar për fuqizimin e rolit të drejtuesve të universiteteve në mbarëvajtjen e Testit të Maturës dhe përfshirjen më të madhe të stafit të këtyre universiteteve në administrimin e testit.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast ka theksuar se, roli i universiteteve publike duhet të jetë më i madh, për arsye se në një pjesë të madhe të drejtimeve në fakultete, regjistrimi i studentëve varet nga rezultati i testit të maturës.

“Një pjesë e madhe e përcaktimit për fakultet, varet prej rezultateve të provimit të maturës. Janë shtatë drejtime, të cilat edhe viteve të kaluara nuk kanë organizuar provim pranues”, është shprehur zv/ministri Mustafa, i cili theksoi se duhet që, edhe drejtuesit e universiteteve të kontribuojnë në vënien e rendit, sa i përket administrit të testit të maturës.

Zv/ministri Mustafa, po ashtu vlerësoi se, MAShT ka arritur që të krijojë një sistem të tillë, në mënyrë që testi i maturës asnjëherë të mos dalë jashtë para ditës së testimit, porse duhet shtuar përgjegjësia e administruesve të testit.

Testi i maturës 2014, do të mbahet më 14 qershor – dita e parë dhe 28 qershor – dita e dytë, ndërsa rezultatet do të publikohen më 7 korrik 2014. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit