Zyrtare: Batshuayi i Chelseat

Chelsea ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit Michy Batshuayi nga Marseille, me të cilin ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare.

Sulmuesi 22 vjeçar bëhet transferimi i parë i trajnerit të ri Antonio Conte, që nga ky edicion drejton skuadrën nga Londra.

Batshuayi ka qenë pjesë e Belgjikës në Euro 2016, ku arriti të shënoi në debutim në prekjen e parë të topit në fitoren 4:0 ndaj Hungarisë.

“Jam i kënaqur që nënshkruaj me njërën nga klubet më të mëdha në Evropë dhe të fillojë një kapitull të ri në karrierën time. Unë besoj se mund ta ndihmojë Chelsean që të fitojë shumë trofe gjatë kohës sime në Stamford Bridge”, deklaroi Batshuayi për faqen zyrtare të klubit.

“Eden Hazard dhe Thibaut Courtois më kanë thënë shumë gjëra të mira për klubin, dhe tani që vjen Antonio Conte, është emocionale të bëhesh pjesë e Chelsea”, tha ai.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit