Zyrtare: Hajdari prezantohet te KB Prizreni

Arti Hajdari është basketbollist i ri i KB Prizrenit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e prizrenasve në Facebook.

Së fundi Hajdari ishte pjesë e Pejës me të cilët fitoi Kupën e Kosovës.

“Hajdari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Basketbollisti pejan pas nënshkrimit u shpreh i lumtur për transferimin në Prizren.

“Jam i lumtur që kam kaluar në një klub të organizuar, do të bëjë më të mirën e mundur nga vetja për skuadrën t’i arrijë objektivat e synuara”, tha ai.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Lajmet e Fundit