13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

ZYRTARE: Kriza e rezultateve, shkarkohet trajneri i Valencias

Trajneri i Valencias, Albert Celades është shkarkuar pas një seri rezultatesh të këqija.

Klubi ka konfirmuar se Voro Gonzalez do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të skuadrës, vetëm një ditë pas humbjes së tyre ndaj Villarrealit

Celades u emërua si trajner pas shkarkimit të Marcelino Garcia Toral, por nuk ka mundur që të lërë gjurmë duke fituar vetëm 2 gjatë 13 ndeshjeve.

Celades gjithashtu u përball me një humbje të sikletshme kur skuadra e tij u eliminua në Ligën e Kampionëve kundër Atalanta, duke humbur 8-4 në total.

Valencia gjithashtu pësoi një humbje të rëndë kundër Granadës në çerekfinalen e Kupës së Mbretit dhe nuk arriti të sigurojë një vend në Ligën e Europës duke u renditur momentalisht në vendin e 8-të të La Ligas.

Valencia confirm sacking of coach Albert Celades after poor run of ...

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit