ZYRTARE: Roma me pronarë të ri, shitet për 591 milion euro

James Pallota ka vendosur ta shesë Romën dhe tani ka një marrëveshje zyrtare, që është komunikuar edhe nga vetë klubi italian. Tashmë pronësinë e ka marrë Friedkin Group, që do të jetë aksioneri kontrollues i Romës me 86.6 për qind të aksioneve.

I gjithë transaksioni bërë kap shifrën e 591 milion eurove dhe duhet bërë deri në fund të muajit gusht. Marrëveshja është nënshkruar dhe deri me 17 gusht pronarët aktualë duhet të derdhin një pjesë të parave, ndërsa deri në fund të gushtit shumën e plotë.

 

Nëse nuk ndodh, atëherë marrëveshja prishet. Gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta, ndaj pritet që Roma të ketë një president të ri dhe ai do të jetë Dan Friedkin, CEO i Friedkin Group.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit