Zyrtare/ Vedat Muriqi te Mallorca

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, tani do të luaj në Spanjë.

Vedat Muriqi sot i është bashkuar skuadrës nga Palma de Mallorca, Mallorca-s, si transferim i plotë.

Prizrenasi ka zgjedhur La Liga-n si destinacion e tij të ardhshëm, ku do të paraqitet me një skuadër shumë solide këtë sezon.

Muriqi kaloi afro dy vite shumë të dështuara te Lazio, ku më shumë ishte pjesë e stolit se sa e fushës.

Duke parë që në Itali nuk ka një të ardhme për të, Muriqi kishte disa opsione – por ai zgjodhi Spanjën.

Muriqi do të fillojë aventurën në Spanjë qysh të mërkurën, me një ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën spanjolle.

Mallorca do të luajë në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit përballë Rayo Vallecano-s, në një mundësi të artë që të arrijë gjysmëfinalet.

Muriqi kishte refuzuar edhe mundësinë që të transferohej në Turqi, ku do të ribashkohej me skuadrën e tij, Fenerbahçe.

Te Mallorca, prizrenasi shpreson që të gjejë minutat për t’u kthyer në formën optimale, në mënyrë që të jetë ndihmë edhe për dardanët.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit