3.9 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Zyrtare/ Veliu firmos me skuadrën turke

Tashmë edhe zyrtarisht, futbollisti kosovar, Valmir Veliu, ka nënshkruar me skuadrën turke, Gaziantep.

Kështu 22 vjeçari ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, teksa nga skuadra e Llapit u transferua në elitën e futbollit turk.

 

Skuadra e Gaziantep ka derdhur në arkat e klubit nga Podujeva shumën e 180 mijë eurove, për ta bërë për vete Veliun.

Gjithashtu është bërë një marrëveshje që në rast se Veliu transferohet ne ndonjë skuadër tjetër, atëherë Llapi do të përfitojë 15 për qind të asaj shume.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin turk, derisa është bërë transferimi më i shtrenjtë që del jashtë kampionatit të Kosovës.

 

Kujtojmë që Veliu pati një sezon shumë të mirë me skuadrën e Llapit, i cili në 39 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 16 asistime.

Kujtojmë që skuadra e re e Veliut, në sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e 15-të në Superligën e Turqisë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Latifi: Fitorja për ne nuk ka qenë befasi

Smajl Latifi, ka arritur ta konfirmojë edhe mandatin e tretë në krye të Rahovecit.   Ai e ka mposhtur kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ali Dula. Latifi i...

Mediat tiranase: Shehi largohet nga Ballkani?!

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të klubit suharekas. Ky është lajmi që vjen nga mediat tiranase të afërta me...

Lajmet e Fundit