8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Zyrtarët e akuzuar të Suharekës japin fjalën mbrojtëse

suhareka2Sipas Kallxo.com, katër zyrtarët e akuzuar të Suharekës për dhënie të një tenderi operatorit të papërgjegjshëm paraqitën fjalën e tyre mbrojtëse duke shfajësuar veten. Në seancë dëshmoi një ekspert financiar.

Të martën vazhdoi ndaj zyrtarëve komunalë të Suharekës, Agim Bylylbashi, Ramadan Kuqi, Avni Tafolli dhe Bujar Kuqi.

Në seancë u dëgjua eksperti financiar Agim Kastrati, i cili ishte i obliguar që të hartojë ekspertizë lidhur me atë se a është respektuar Ligji i Prokurimit Publik gjatë hartimit të dosjes së tenderit dhe shpalljes së fituesit në rastin për të cilin po gjykohen këta zyrtarë.

Sipas prokurorisë tenderin ”Hartimi i rregulloreve komunale dhe përshkrimi i vendeve të punës” e kishte fituar Sh.P.K. ‘’New Design’’ nga Prishtina, edhe pse kjo organizatë nuk kishte staf profesional dhe nuk e cekte në veprimtarinë biznesore ofrimin e shërbimeve juridike për të cilat ishte kontraktuar.

Eksperti financiar gjatë hartimit të ekspertizës ka deklaruar se në rastin konkret janë përmbushur kushtet minimale nga ana e kompanisë fituese.

Po ashtu i njëjti tha se gjatë hartimit të dosjes së tenderit ka pasur disa mangësi, pasi përpos certifikatës së biznesit, nuk është kërkuar edhe veprimtari biznesore.

Mangësi sipas ekspertit paraqiste edhe fakti se Zyra e Prokurimit Publik nuk kishte kërkuar kontrata për shërbimet e ofruar tre vjetët e fundit nga operatorët ekonomikë në dosjen e tenderit.

Por, i akuzuari Bujar Kuqi, shef i Prokurimit Publik, tani i suspenduar nuk u pajtua me këtë pjesë të ekspertizës.

“Kur kemi të bëjmë me kontrata me vlerë të vogël, ne nuk guxojmë të kërkojmë kontrata apo shërbime të ofruara në tre vjetët e fundit, pasi me këtë ne diskriminojmë bizneset e reja dhe këtë nuk e lejon as Ligji i Prokurimi Publik,” tha i akuzuari Bujar Kuqi

Në këtë shqyrtim fjalën mbrojtës e thanë edhe të akuzuarit.

Agim Bylykbashi, Ramadan Kuqi dhe Avni Tafolli, të cilit akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar, pasi ishin anëtarë komisioni për dhënien e këtij tenderi thanë se detyra e tyre ka qenë vetëm vlerësimi i dosjeve të ofertuesve ekonomikë, se dokumentacioni i ofertuesve a përputhet me dosjen e tenderit dhe asgjë më shumë.

Ndërsa Bujar Kuqi, shefi i prokurimit, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit, në fjalën e tij mbrojtës tha se për rastin konkret, për të cilin akuzohet, nuk ka pasur vërejte as nga KRPP-ja e as nga vetë dy ofertuesit tjerë që nuk janë zgjedhur.

Ai tha se procedura ka shkuar në rregull dhe është zgjedhur ofertuesi me çmimin me të ulët.

“Në rastin konkret është zgjedhur ofertuesi që ka ofruar çmimin me të ulët dhe pas zgjedhje ne nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga ofertuesit tjerë që nuk janë zgjedhur,” tha Bujar Kuqi.

Po ashtu në këtë shqyrtim në cilësinë e palës së dëmtuar u dëgjua edhe avokati publik i komunës së Suharekës Selajdin Gallopeni, i cili në pyetjen e gjykatës se në këtë rast a është dëmtuar komuna, i njëjti deklaroi se jo.

“Ne si komunë nuk jemi dëmtuar, këtë e them duke u bazuar në raportin e menaxherit mbikëqyrës të projektit, i cili e ka njoftuar MAPL-në, se punëkryesi i ka dorëzuar komunës të gjitha punët, shërbimet sipas kontratës së lidhur me prokurimin publik dhe në këtë rast, pasi komuna ka pranuar shërbimet, për të cila është zgjedhur fitues ofertuesi, ne nuk jemi dëmtuar,” tha avokati i komunës Seajdin Gallopeni.

Pasi që përfundoi procedura e provave, prokurori i shtetit Genc Nixha, kërkoi nga trupi gjykues, që fjalën përfundimtare ta dërgojë me shkrim. Trupi gjykues ia aprovoi këtë kërkesë dhe seanca për fjalën përfundimtare u caktua për 25 shkurt.

Katër zyrtarët komunalë prej 9 janarit janë të suspenduar nga kryetari i komunës Sali Asllanaj, pasi ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura gjyqësore.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit