9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Zyrtari i PDK’së thirrje AAK’së e NISMA’s: Ejani të bashkohemi në një parti

Thirrjeve të Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt drejtuar PDK’së që të hyjë në Qeveri u janë përgjigjur zyrtarë të Partisë së Kadri Veselit. Arben Gecaj po e thërret Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn të bëhen bashkë në një subjekt politik.

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë marrë një ofertë publike nga PDK’ja si përgjigje ndaj kërkesave që Partia e Kadri Veselit të hyjë në Qeverinë e Avdullah Hotit.

Arben Gecaj, zyrtar i PDK’së, ka thënë se zgjidhje më e mirë është bashkimi i AAK’së, NISMA’s dhe PDK’së në një subjekt të vetëm.

“AAK e Nisma, sa shpenzojne energji e mund per ta bind PDK- ne me hy ne qeveri, me mire eshte t‘i bashkohen PDK- se si nje subjekt i vetëm”, ka shkruar Gecaj, në një përgjigje në Fb.

Fatmir Limaj një natë më parë tha se e ka takuar Kadri Veselin dhe Isa Mustafën për të shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së PDK’së në Qeveri.

Ramush Haradinaj ka thënë se pashmangshëm se PDK do të bëhet pjesë e Qeverisë pasi s’ka shumë alternativa tjera.

PDK ndodhet aktualisht në opozitë dhe është partia e tretë në nivel Kosove.

Arben Gecaj ka shpalosur edhe strategjinë se si duhet të veprojnë së bashku tri partitë e themeluara nga ish-udhëheqësit kryesorë të UÇK’së. Ka thënë se duhet të synojnë udhëheqjen e komunave të mëdha përfshirë Kryeqytetin.

“Tri partite me baze te forte ne komuna te vogla e me deputet kryesisht nga periferia, ne te ardhmen duhet te punojne ne etablim ne komuna te medha, e gjithesesi ne Prishtine. Krejt kjo, sepse LDK e VV deget ne Prishtine e Kryesi Qendrore i kane edhe pari te partisë”, ka shtuar ai.

Gecaj e ka shpjeguar edhe më tutje se pse partitë e dala nga UÇK’ja duhet të udhëheqin Prishtinën.

“Prishtina e ka dasht UCK- ne, e disa komandant me pak ate, pasojat i shohim sot. S‘ke parti nese nuk e ke ne kryeqytet. Eshte rregull ky, nese deshiron me udheheq vendin, e jo provincën”, ka shtuar ai.

PDK është themeluar menjëherë pas përfundimit të luftës. Deri më 2016 kjo Parti është udhëhequr prej Hashim Thaçit ndërsa aktualisht e drejton Kadri Veseli.

AAK është themeluar më 2002, kur Ramush Haradinaj grumbulloi afër vetes disa parti të vogla, të cilat pastaj u zhdukën nën ombrellën e Aleancës.

Fatmir Limaj, ndërkaq, themeloi NISMA’n për Kosovën pasi prishi raportet me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

NISMA e Limajt ka shënuar rezultate të këqija në zgjedhjet e fundit, me ç’rast mezi kaloi pragun duke qenë bashkë edhe me miliarderin Behgjet Pacolli.

NISMA dhe AAK ndodhen aktualisht në Qeverinë e drejtuar nga LDK’ja derisa po presin që të ketë zgjerim të koalicionit nëse do të ketë zhvillime të reja nga Haga ku është duke u shqyrtuar një aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit për krime luftë. Është përmendur se nëse konfirmohen aktakuza do të hyjë PDK në Qeveri dhe do të bëhet edhe një marrëveshje për Presidentin e ri./Express

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit