15.9 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Dy kompani ankohën në OSHP kundër vendimit të komunës së Prizrenit

Dy Operatorë Ekonomik (OE) “EVER LIGHT” si dhe konsorciumit ”NABS”&“ELING” janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të komunës së Prizrenit për procesin e prokurimit Efiqienca e ndriçimit publik ne Komunën e Prizrenit”.

Për këtë proces të Prokurimit komuna e Prizrenit kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Multi Business Group”, e ku vlera e ofertës ka qenë 295,410, deri sa oferta e operatoreve ekonomik ankues ka qenë rreth 60 mijë euro më e lirë, raporton “Front Online”.

Në seancën e OSHP-së përfaqësuesi i konsorciumit ”NABS”&“ELING” Alban Gashi ka thënë se padrejtësisht janë eliminuar nga gara në ketë proces të Prokurimit. “Arsyeja e parë ka qenë sepse deklarata nën betim e njërit nga OE anëtar të konsorciumit është cilësuar si kopje dhe nuk është origjinal e ku ne mendojmë se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje për vet faktin se deklarata nen betim është dokument nga kompania sipas udhëzimit dhe formës standarde te DT-së ku kompania obligohet t’i plotësoj ashtu siç kërkohet e qe ne konsideroj qe ky dokument te krijohet ne kopje pa u krijuar origjinal është i pamundur” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

Në seancën e OSHP-së përfaqësuesi i konsorciumit “EVER LIGHT” Valon Kuliqi ka thënë se e vlerëson mendimin e Eksperti Shqyrtues rreth kthimit të lendes që të kthehet në rivlerësim.

Në anën tjetër Isa Osmankaj nga komuna e Prizrenit në seancën e OSHP-së ka thënë se komuna e Prizrenit ka zhvilluar një Aktivitet Prokurimi për të shtuar efiqiencen e ndriçimit publik në qytetin e Prizrenit dhe për këtë arsye sipas tij Autoriteti ka përgatit edhe kërkesat të cilat kanë qenë pak me specifike në mënyrë që të arrijnë të kontraktojnë një OE i cili kishte me qenë i përgjegjshëm dhe i cili kishte me realizuar kontratën sipas kërkesave te Autoritetit Kontraktues.

Ai më tutje ka thënë se dy Operatoret Ekonomik ankues nuk kanë plotësuar kriteret e dosjes së tenderit andaj edhe ata janë eliminuar nga gara në këtë proces të Prokurimit, raporton “Front Online”.
Në fund të seancës dy Operatoret Ekonomik ankues kërkuan nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së që të aprovojë si të bazuara ankesat e tyre dhe lëndën në fjalë ta kthej në rivlerësim, deri sa në anën tjetër përfaqësuesi i Autoritetit Kontraktues kërkoj nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së që të hidhen si të pabazuara ankesat e kompanive në fjalë dhe të mbetet në fuçi vendimi i Autoriteti Kontraktues, raporton “Front Online”.

Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

/ Front Online /

Më Shumë

Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar 50 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte në territorin...

Qazim Thaçi – Zëri poetik nga Prizreni që mban gjallë kujtesën kombëtare

Nga Nexhbedin Basha Gazetar & poet Qazim Thaçi, poet dhe gazetar nga Prizreni – qyteti që shpesh quhet "kryeqyteti historik i shqiptarëve" dhe Ambasadot i Çaqes...

Lajmet e Fundit