Dyfishohen dhe renovohen hapësirat e QMF-së në Zhur

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë bërë përurimin e Qendrës së renovuar të Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur.

Gjatë kësaj ceremonie, kryetari Haskuka ka njoftuar se QMF-ja e vjetër nuk i plotësonte kushtet për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për banorët e fshatit më të madh të komunës së Prizrenit.

“Pikërisht për këtë arsye, objektit të vjetër të QMF-së në Zhur ia kemi shtuar edhe një kat, duke e dyfishuar hapësirën e kësaj qendre, si dhe kemi renovuar hapësirat e brendshme të katit të parë”, tha Haskuka.

Kryetari po ashtu njoftoi se nëpërmjet këtij investimi banorët e fshatit Zhur, përveç shërbimeve bazike mjekësore, tashmë në QMF-në e tyre do të kenë edhe shërbime për infuzione, laborator, shërbimet e diagnoztikës (si ultrazëri e EKG-ja) dhe këshillimore për nënat shtatzënë dhe fëmijë, pa pasur nevojë që të udhëtojnë për në Prizren.

Më Shumë

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit