13.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Haskuka, Osmani, ministra e deputetë marrin pjesë në ecjen ‘Garë për shërim’

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ministra e deputetë, drejtorë e zyrtarë komunalë, mori pjesë në ecjen “Race for the Cure (garë për shërim)”, e cila u organizua nga shoqata “Renesansa”, në përkrahje të të mbijetuarave dhe atyre që po e luftojnë kancerin e gjirit.

“Fakti se numri i të prekurve nga kanceri i gjirit po rritet për çdo vit është mjaft shqetësues dhe për fat të keq me shqetësime të tilla po përballet edhe vendi ynë”, ka thënë Haskuka.

Ai ka treguar se si Komunë e Prizrenit, gjatë tri viteve të fundit janë munduar maksimalisht të kontribuojnë në zbulimin e hershëm të kancerit, duke ofruar këto shërbime në shëndetësinë primare: 2 586 shërbime të analizave për tumor markerë – vetëm për gjashtë muaj të këtij viti; 2 692 ekzaminime të ultrazërit të gjirit gjatë periudhës 2018-2020; 1 734 ekzaminime të mamografisë gjatë periudhës 2018-2020, si dhe mbështetje financiare në vlerë prej 217,200 euro për 724 persona të sëmurë nga kanceri, përfshirë këtu edhe ato të kancerit të gjirit.

Më Shumë

Prizreni i bashkohet protestës së madhe në mbrojtje të UÇK-së

Prizreni i është bashkuar protestës së madhe në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të...

P.C Prizreni fiton derbin prizrenas, nis sezonin me stil

Liga e Parë e Kosovës startoi me derbin prizrenas, ku Proton Cable Prizreni triumfoi ndaj New Basketit me rezultat 95–84. Takimi, i zhvilluar në palestrën...

Lajmet e Fundit