Kryetari i Frasnitës, Catapano viziton Prizrenin

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, sot ka mirëpritur delegacionin nga komunat arbëreshe të Kalabrisë, në krye me kryetarin e Komunës së Frasnitës, Angelo Catapano, dhe të shoqëruar nga zyrtarë të Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal.

Përfaqësuesit nga Komuna arbëreshe e Frasnitës (Frascineto) dhe ajo e Çiftit (Civita) nga Italia jugore, këto ditë po kryejnë vizitën e tyre në Kosovë, me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit në fushën ekonomik mes komunave arbëreshe dhe ato të Kosovës.

Me këtë rast, kryesuesi Abrashi tregoi gatishmërinë edhe të Komunës së Prizrenit për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që mund të jenë në interes të përbashkët për të dy komunat.

Pas takimit me kryesuesin, mysafirët shfrytëzuan rastin për ta vizituar qendrën historike dhe monumentet kulturore të qytetit.

Previous article
Next article

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit