8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Liria e Prizrenit, FFK-së: Do të ankohemi në CAS

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e Ligës së Parë.

Mirëpo ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak skuadrës së Lirisë nga Prizreni. Ky klub nëpërmjet një reagimi e ka paralajmëruar FFK-në se do të anohen edhe në CAS.

“KF ‘Liria’ përmes këtij reagimi njofton Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht Komitetin Ekzekutiv, se është kundër vendimit të Bordit Ekzekutiv të FFK-së, lidhur me pezullimin e Ligës së Parë. Konsiderojmë që ky është diskriminim që bëhet pa asnjë bazë ligjore, duke bërë llogari të tjera dhe duke mos përfill kërkesat e klubeve në këtë rast. Madje, nga FFK-ja, as që kanë kërkuar ndonjë konsultim me ne, lidhur me vendimin e marrë. Ky vendim i KE-së bie ndesh me Kuvendin e FFK-së si organ më i lartë. KF Liria, do ta apeloj këtë vendim në gjithë instancat vendore e ndërkombëtare, si diskriminues e të padrejtë dhe që nuk mbron interesat e klubeve si tërësi, por ato të individëve në këtë rast. Njëkohësisht, kërkojmë nga KE i FFK-së të rishqyrtoj vendimin e marrë, në të kundërtën KF Liria, do të ndërmarrë gjithë veprimet juridike në vend dhe çështjen do ta dërgoj deri në CAS”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Lajmet e Fundit