9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Më së shumti vdekje nga COVID-19, janë regjistruar në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë ka njoftuar se janë regjistruar edhe tri vdekje. Deri tash, numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 97, shumica e të cilëve thuhet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Por, cilat janë komunat që kanë më së shumti raste të vdekjeve?

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar dje një infografikë, sipas së cilës më së shumti vdekje nga COVID-19, janë regjistruar në Prizren.

Pas Prizrenit, renditet Prishtina, Peja, Rahoveci, Mitrovica e Jugut dhe Mamusha. Vetëm në këto komuna, janë regjistruar 52 vdekje deri dje.

Ndryshe, Kosova po përballet me shtim të rasteve pas lehtësimit të masave. Mbrëmë u raportuan 205 raste të reja me këtë sëmundje. Me këto raste, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512.

Rastet pozitive janë nga Prishtina, Ferizaj, Prizreni, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica, Peja, Vushtrria, Obiliqi, Shtimja, Dragashi, Lipjani, Rahovec, Drenasi, Istogu, Gjakova, Kacaniku, Skenderaj, Klina, Malisheva, Mitrovica e Veriut dhe Suhareka./Gazeta Express

Më Shumë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

P.C Prizreni në finale

Proton Cable Prizreni siguroi biletën për finalen e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Prizrenasit në gjysmëfinale fituan ndaj Istogut...

Lajmet e Fundit