MINUSI I JAVËS NË PRIZREN: Publikimi i skandalit të kirurgut Rrahim Ymeri

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Rrahim Ymeri u pezullua nga puna, pas publikimit të një video-incizimi, në të cilën dëgjohet duke fyer pacienten që ishte bërë operacion nga ai pas dhimbjeve që pati nga ‘Apendeisi’ apo njohur ndryshe si ‘Zorra Qorre’.

Ai, nuk hezitoi që pacientes t’i referohej me zë të lartë dhe madje me fjalë fyese.

“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. S’të vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pas publikimit të video-incizimi, kërkoi marrjen e masave të menjëhershme ndaj mjekut.

Ai, u suspendua nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, ndërkaq me vetë-iniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Lajmet e Fundit