NISMA në Prizren: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

NISMA Socialdemokrate në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët islam, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Urime dhe për shumë vite Festa e Fitër Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja”, thuhet në urim.

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren uron që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urimet më të mira, por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes”.

“NISMA në Prizren gjithashtu i uron të gjithë besimtarëve pranimin e lutjeve dhe veprave të mira të bëra gjatë muajit të Ramazanit si dhe pranimin e agjërimit të tyre”.

“Urime dhe për shumë vite!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit