20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Shkon në 186 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Numri i të prekurve nga CoVid-19 në Shqipëri ka shkuar në 186.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë – një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, shkon në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve në këtë moment të vështirë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive”, ka thënë ajo./tch/

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Lajmet e Fundit