Shkon në 51 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Dy vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e martë.

Me dy rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 51.

Të hënën, IKSHPK’ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 49 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit, ndërsa menjëherë pas këtij njoftimi, Komuna e Malishevës kishte njoftuar për një vdekje tjetër. Sipas njoftimit, vetëm pas vdekjes së S.T. familja e tij ishte njoftuar se ai kishte COVID-19.

Për viktimën tjetër, institucionet nuk kanë dhënë informata.

Në Kosovë aktualisht janë 1250 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2878 raste pozitive, me 1577 prej tyre që janë shëruar.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit