10.2 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Smajl Latifi reagon pas vdekjes së vëllait nga coronavirusi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar pas vdekjes së vëllait të tij Adem Latifit, si pasojë e coronavirusit.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të bëhet sot në ora 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!

Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem (Malush) Latifi.

E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem!

Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim. Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë.

Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor.

Varrimi bëhet sot me datë 1 gusht 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Prehu në paqe, baca im Adem!

Të pikëlluar familja Latifi!

Më Shumë

Robert De Niro do të luajë në njê film për Kosovën

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë...

Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie nga policia

Shkolla ‘Sezai Surroi’ në Bellobrad të Dragashit ka dërguar një kërkesë zyrtare drejt Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave të menjëhershme të sigurisë...

Lajmet e Fundit