11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Totaj: PDK-ja në Prizren është mobilizuar për zgjedhje

Dega e PDK-së  nw Prizren është mobilizuar maksimalisht që të dal triumfuese  në zgjedhjet e  6 tetorit.

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, tha se ky organizëm politik përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme i ka filluar qysh para një muaji, me ç’rast është formuar Shtabi Zgjedhor, i cili përmban 13 sektorë si dhe shtabet brenda nëndegëve.

” Jemi në pritje të finalizimit të programit partiak që do të jetë oferta jonë më e mirë për qytetarët, me një sllogan të qëlluar për zhdukjen e korrupsionit dhe nepotizmit, si argument që na bën të besojmë se do t’i fitojmë zgjedhjet, sepse jemi parti e fuqishme, e hapur dhe në transformim e sipër, pasi që duke ndryshuar vetveten synojmë të ndryshojmë Kosovën”.

Totaj, shprehu besimin se do të jenë dy elemente të cilat do të përcaktojnë fitoren e partisë së tij në Prizren.

“Niveli i organizimit të brendshëm partiak dhe kualiteti i kandidatëve”.

.Ai tha se numri i kandidaturave ka qenë shumë i lartë, ndërsa përzgjedhja e 8 kandidatëve ka qenë pa probleme.

“Lista e kandidatëve të PDK-së nga Prizreni është kompetitive me profile të njerëzve të cilët i përkasin niveleve të ndryshme të shoqërisë sonë”.

Kryetari, Totaj, flet më tej për arsyen pse prizrenasit duhet që të përkrahin PDK-në në zgjedhjet e parakohshme, dhe vet atë si kandidat në listënz gjedhore të këtij subjekti politik.

Ndryshe, në listën e PDK_së për zgjedhjet e 6 tetorit nga dega e Prizrenit janë përzgjedhur: Shaqir Totaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj – Gutaj, Bear Berisha, Ymran Fusha, Kadri Kryeziu, Novitet Nezaj dhe Urata Tahiri./Tv Prizreni/

Më Shumë

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit