15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Vëllai i Higuain: E vlerësojmë sinqeritetin e Pirlos, Gonzalo s’luan më në Itali

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve në sezonin e ardhshëm. Këtë e ka deklaruar trajneri Andrea Pirlo që në ditët e para kur u konfirmua në stolin e “Zonjës së Vjetër”. Ai e tha hapur se argjentinasi ishte jashtë planeve të tij.

Agjenti i bomberit, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i tij, Nicolas Higuain, konfirmoi se Gonzalo do ta vazhdojë karrierën diku tjetër dhe jo më në Itali. “Ne e vlerësojmë sinqeritetin e Pirlos. Ai i tha vëllait tim atë që mendonte dhe kjo gjë nuk ndodh shpesh.

Po flasim për një sulmues i cili ka shënuar mbi 350 gola në vitet e fundit. Të arrish statistikat e tij duhen të paktën 10 vite, por fatkeqësisht ne harrojmë shumë shpejt”, deklaroi Nicolas për “Tuttosport”.

“Gonzalo nuk do ta vazhdojë karrierën e tij në Itali dhe mbi të gjitha nuk do të luajë kurrë për Boca Juniors. Ka disa oferta nga Franca, Anglia, Spanja, Kina dhe Amerika për të. Deri më tani janë shumë klube, por ne do t’i shikojmë të gjitha me kujdes dhe do të vendosim me qetësi”, mbyll vëllai i Higuainit.

Ndërkohë është Inter Miami shumë pranë transfermit të Higuain. Klubi në pronësi të David Beckham mesa duket ka gjetur akordin me lojtarin dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Sipas raportimit të “TyC Sports”, sulmuesi do të firmosë një kontatë dy-vjeçare me amerikanët dhe sigurisht do të jetë emblema e klubit të Beckham.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit