Vuçiq e paralajmëron Real Madridin për futbollistin e tyre

Futbollisti i Real Madridit, Luka Joviq nuk i kishte përfillur urdhërat që të qëndronte në izolim dhe kishte marrë pjesë në një festë në Beograd.E kjo gjë ka bërë që të reagojnë shumë figura të larta sportive por edhe shtetërore, shkruan IndeksOnline.

Ndaj papërgjegjshmërisë së tij ka reaguar edhe kryeministrja e serbisë, Ana Brnabic e cila ka thënë:“Ne kemi shembuj negativë të yjeve tanë të futbollit që marrin miliona dhe injorojnë izolimin e detyrueshëm kur kthehen në shtëpi”.

Kurse Vucic e ka paralajmëruar Real Madridin duke thënë:“Nëse ai largohet nga banesa e tij, ai do të arrestohet. Unë mendoj se i vjen keq për atë që ka bërë, por unë do ta bëj të qartë për atë se jeta e popullit tonë është më e rëndësishme se miliona e tij“.

Kurse futbollisti ka thënë që i vjen keq që nuk e kan informuar mjaftueshëm se si duhet të sillet në izolim.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit