Home Blog Page 1003

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MASHTI pa vendim zyrtar

0

Ministria e Arsimit ende nuk ka vendim zyrtar për mënyrën e furnizimit të nxënëseve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25. Ndërkaq, njohës të arsimit po vlerësojnë së subvencionimi i prindërve, siç u bë vitin e kaluar, nuk është treguar i suksesshëm dhe është e rëndësishme që furnizimin i nxënëseve me tekste shkollore të bëhet me kohë.

 

Edhe për kundër që kanë mbetur me pak se një muaj e gjysmë fillimi i vitit të ri shkollor, prindërit dhe  drejtues të shkollave ende nuk kanë informacione se si do të bëhet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore. Në lidhje më këtë çështje, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se ende nuk ka vendim në lidhje me këtë çështje.

E, njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë se përvoja nga viti i kaluar për subvencionimin e prindërve, nuk u tregua efikase. Xhavit Rexhaj, i tha Radio Kosovës së furnizimi i nxënëseve me tekste shkollore duhet të bëhet nga shtëpitë botuese. Ndërkaq, për sa i përket subvencionimit për mjete shkollore ai tha së është mire të vazhdohet vetëm për familjet në gjendje të rëndë ekonomike.

“Mendoj që është mirë të shfrytëzohet rrjeti që e kanë shtëpitë botuese dhe të vazhdohet më shpërndarjen e teksteve nga ana e shtëpive botuese. Ato e kanë rrjetin, e kanë kapacitetin dhe ato kapacitete janë ndërtuar me dhjetëra vite. Nuk është mirë tash  kapacitetet e shtëpive botuese të rrinë të pashfrytëzuara dhe të kalojmë në një mënyrë të shpërndarjes se teksteve që vitin e kaluar nuk doli efikase”, tha Rexha.

Rinor Qehaja nga instituti “EdGruard”, i tha Radio Kosovës se cilin do  variant që zgjedh MASHT-i, është i rëndësishëm që furnizimin të bëhet me kohë dhe se ministria nuk duhet të përsërisë gabimet e viteve të kaluara.

“Pa marrë parasysh modalitetit të shpërndarjes, tekstet shkollore duhet të jenë të qasshme për nxënësit para të hënës, me 2 shtator. Ka vite në të cilat ministria do duhej të merrte mësime të mira, do duhej të mësonte nga ato gabime e të mos përsëriten nga viti në vit dhe në dëm të drejtpërdrejtë te nxënësit”, tha Qehaja.

Kundër vendimit për subvencionimin e prindërve për tekstet shkollore vazhdon të jetë edhe Sindikata e Arsimit. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se nxënësit kanë pasur mungesë të teksteve shkollore gjatë dy muajve të parë të vitit të kaluar shkollor.

“Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore vitin e kaluar ka qenë një përvojë e keqe e të cilën e ka kundërshtuar arsyeshëm Sindikata e Arsimit, prindërit dhe të tjerët. Mungesa e teksteve është vërejtur gjatë gjithë shtatorit dhe muajit tetor”, deklaroi Jasharaj.

Shuma e shpenzuar e buxhetit për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 22/23 ishte mbi 11 milionë euro.rtk

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Edicioni i tretë i “Prizren Fest” hapet me dramën “Vizita” nga Shqipëria

0

Drama “Vizita” nga Shqipëria, me regji të Davide Iodice, ka hapur të dielën mbrëma edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest”.

Kjo shfaqje që është bashkëprodhim i Teatrit “Migjeni” në Shkodër dhe Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë ka bërë për vete publikun e pranishëm që me duartrokitje të gjata ka përshëndetur trupën teatrore nga Shkodra.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Shfaqja “Vizita” e bazuar në veprën “Vizita e mrekullueshme” të autorit Herbert  George Wells, sjellë një lloj kritike për shoqërinë me individë zemërngushtë lidhur me trajtimin e të huajit përkatësisht atij që vjen nga jashtë, e që në këtë rast është një engjëll imagjinar, që përballet vazhdimisht me smirën e njeriut. Në këtë prizëm vjen edhe vargu brenda dramës që thekson se “ne jemi njerëz, ky është privilegji ynë më i madh/ose e meta jonë më e madhe”.

Teksa shfaqja ka shtyrë publikun në mendime, paraprakisht organizatorët e festivalit në hapje të këtij edicioni janë shprehur të mahnitur me faktin se sa miq ka teatri dhe “Prizren Festi”, raporton Telegrafi.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Adrian Morina nga “Prizren Fest” duke shpallur të hapur edicionin e tretë të festivalit është shprehur i bindur se artdashësit do të përjetojnë magjinë që dhuron teatri.

“Në këtë ambient të hapur, të lirë, në liri, ku muret janë zëvendësuar nga qielli dhe skena është e rrethuar nga historia dhe natyra, teatri do të na falë një përvojë unike, të paharrueshme për të gjithë. Teatri është një medium që ju flet të gjithëve, për të gjithë, vjen prej të gjithëve. Teatri ka ekzistuar para nesh do të ekzistojë përjetësisht. Rroftë Teatri!”, ka thënë Morina.

Në të njëjtën kohë ka shpjeguar se përse organizatorët janë përcaktuar që ky edicion të hapet me dramën “Vizita”.

“Hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur ‘Prizren Fest’ me një shfaqje shqiptare për neve ka një rëndësi të madhe, sepse shërben si një urë e fuqishme për të lidhur botën tonë teatrore me atë ndërkombëtare dhe kjo zgjedhje e jona simbolizon përkushtimin për të ruajtur dhe për promovuar trashëgiminë e pasur teatrore shqiptare”, është shprehur Morina.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest” e ka kompletuar mozaikun kulturor në qytetin e vjetër që po shndërrohet në qendër të jetës kulturore në Kosovë. “Prizreni po shndërrohet në qendër të jetës kulturore, ku përmes fuqisë së artit e promovojmë qytetin, e promovojmë Kosovën, edhe ju dhurojmë të pranishmëve natë të paharruara”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

Në ditën e dytë të festivalit, në program janë tri shfaqje për të rriturit, dy për fëmijët dhe një punëtori për fëmijët.

Edicioni i tretë i Prizren Fest vazhdon deri më 28 korrik. /Telegrafi/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

0

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Reshjet parashihet të fillojnë para mesditës në zona të caktuara, të cilat do të jenë të izoluara, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të intensifikohen lokalisht, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.

Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona

0

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dieles në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka theksuar se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

“Rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km-40 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira kanë qenë  katër automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare, janë raportuar tetë persona të lënduar”, ka thënë Hoxha për Dukagjinin

Po ashtu, Policia ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik.

“Raste të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik. Policia me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndërmarrë masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik”, thuhet në apelin e Policisë.

Vërmicë/ Në një ditë janë pajisur me polica sigurimi 2100 automjete të bashkatdhetarëve

0

 Në pikën kufitare të Vërmicës mes Kosovës e Shqipërisë, është shtuar numri i mërgimtarëve që vijnë nga vendet perëndimore për pushimet verore.

Vetëm ditën e shtunë, në këtë pikë kufitare, me polica të sigurimit  janë pajisur 2100 automjete.

“Kapacitetet tona për këtë vit janë rritur, duke pas parasysh se vitin e kaluar kemi pas 20 mijë vetura me shumë se në vitin 2022, ndërsa tani po punojmë me kapacitete 7 + 1 në maksimum me tetë operator”, thotë Agron Berisha, koordinator i Byrosë Kosovare të Sigurimit në Vërmicë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që edhe këtë vit, të bëjë subvencionimin e këtyre policave. Megjithatë, jo të gjithë janë të informuar.

“Nuk e di sa është e vërtetë kjo, nuk kam dëgjuar, veq e di që çdo vit duhet me bë sigurimin e për sivjet nuk e di”, u shpreh Ilir Berisha nga Rahoveci me banim në Zvicër.

Por, pas kryerjes së procedurës ai tregon nuk ka paguar për sigurim të veturës.

“Po, falas ishte”,tregon ai .

Edhe Arben Haziri tregon se nuk ka qenë I informuar për heqjen e policave të sigurimit.

E paguat sigurimin?

“Jo falas ishte”, tregon ai.

Keni qenë i njoftuar?

“Jo nuk kam qenë i njoftuar e kur më thanë se është falas u qudita”, shprehet   Haziri nga Prishtina, gjithashtu me banim në Zvicër.

E të tjerët që tashmë e dinë që nuk do të paguajnë për këtë vit taksën e policës së sigurimit ndihen të respektuar.

“Për me marrë policën e sigurimit u vonova 1 minutë, për me pagu, nuk pagujta asgjë. Kemi qenë të informuar nga mediat se edhe kësaj radhe qeveria e Kosovës do të na e bëjë gratis. Me një fjalë, kjo nuk do të na ndihmon , por po na respekton neve, e kjo ka vlerë më shumë”, thotë Rustem Zogaj nga Malisheva, me banim në Zvicër.

Në pikën kufitare të Vërmicës, këtë vit ka shtim  të kapaciteteve në punonjës dhe sportele për shërbim ndaj bashkatdhetarëve, ndërsa në sportele të veçanta, do të shërbehen gratë me fëmijë dhe personat me sëmundje kronike.

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti, 3 milionë euro, për të mbuluar policat e sigurimit kufitar të bashkatdhetarëve që do të qëndrojnë në Kosovë mbi një muaj, ndërsa të tjerët që do të qëndrojnë deri në 15 ditë duhet të paguajnë vetë.RTK

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mes arbëreshëve të Tarantos, toka që ka mirëprit shqiptarët

0

Një enklavë shqiptare në zemër të Salentos. Është një nga itineraret e sugjeruara në vëllimin ‘Salenta e madhe’ për t’u zbuluar. Një udhëtim i pazakontë në thembrën e Italisë përmes pesëmbëdhjetë itineraresh tematike, vëllimi i redaktuar nga Lino De Matteis, për Edizioni Grifo, në shitje në stendat e gazetave të Brindizit, Lecce dhe Taranto në kombinim me “Nuovo Quotidiano di Puglia”.

Salento, si e gjithë Pulia dhe rajone të tjera të Italisë, ishte, në shekullin XV, një tokë mikpritëse për popullin shqiptar që po ikte nga pushtuesit turq. Duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe fetare në bregun tjetër të Adriatikut, provinca historike e Terra d’Otrantos mirëpriti vendbanime të shumta të ushtarëve dhe refugjatëve shqiptarë, të cilët, me kalimin e kohës, lindi të ashtuquajturën Albania Salentina.

Ishin dekada migrimesh intensive të shqiptarëve të favorizuar nga Mbretëria e Napolit: në një letër të vitit 1452, Mbreti Alfonso i Aragonit urdhëroi Princin e Tarantos, Giovanni Antonio Orsini del Balzo, të “mirëpresin të krishterët e mirë që erdhën nga Shqipëria osmanët, të cilët ishin më të fuqishëm se ata. Shqiptarët zbarkuan në Tokën e Otrantos në 1461, kur lideri shqiptar Skënderbeu, erdhi për të ndihmuar pasardhësin e Mbretit Alfonso, Fernando I të Aragonas, për të luftuar rebelimet e feudalëve lokalë të mbështetur nga Anjou Francez.

Për ndihmën e tij, Skënderbeu u shpërblye me disa territore në Pulia, ku u vendosën shumica e ushtarëve të tij, më vonë u bashkuan me familjet e tyre. Me vdekjen e Skënderbeut në 1468, Shqipëria ra në duart e osmanëve dhe shumë prej të arratisurve shqiptarë erdhën në Tokën e Otrantos për t’u vendosur pikërisht në ato territore që ishin të banuara tashmë nga bashkatdhetarët e tyre.

Rrjedha e migrimit shqiptar zgjati deri në shekullin e 16-të. Vetëm në Salento kishte rreth gjashtëdhjetë vendbanime arbëreshë, të shpërndara në të tre krahinat e Brindizit, Leçes dhe Tarantos. Shqiptarët sollën me vete karakteristikat e tyre etnike, kulturore dhe fetare të ritit Greko-Bizantin dhe për një kohë të gjatë ata mbajtën gjuhën, zakonet, zakonet dhe traditat e tyre, por, me kalimin e kohës, një pjesë u asimiluan me popullsinë lokale. Një enklavë arbëreshë mbetet ende sot në jug të Tarantos, me epiqendrën e komunës së San Marzano di San Giuseppe, së bashku me komunat Carosino, Faggiano, Fragagnano, Monteiasi, Montemesola, Monteparano, Roccaforzata dhe San Giorgio Jonico.

Ndër komunitetet arbëreshë të Salento, San Marzano di San Giuseppe (Shën Marxani) vazhdon të ruajë gjuhën, kulturën dhe traditat e vendit amë. Me origjinë shqiptare Palazzo Capuzzimati (i njohur gjithashtu si Palazzo Marchesale ose Casalini) me kishën private të San Gennaro, nga shekulli XVI, në Largo Prete; përmes Giorgio Castriota mund të shihni akoma shtëpi antike arbëreshë me oxhaqet tipike shqiptare.

Rreth tre kilometra nga San Marzano, në rrethin Grotte, në rrugën provinciale për në Grottaglie, ndodhet Shenjtërorja e Madonna delle Grazie me kishën shkëmbore me origjinë bizantine. Kisha nëntokësore mbikëqyr një teh, në një skenar sugjerues të gravinës, karakterizuar nga prania e shpellave përgjatë kreshtave. Kisha shkëmbore ka periudha të ndryshme ndërtimi: e para deri në shekullin 14-15-të, me dedikimin për San Giorgio; e dyta nga data 16 deri në ditët e sotme kushtuar Madonna delle Grazie. Hipogjeni ka një formë katërkëndëshe, me tre hyrje të ndryshme, dy me pamje nga tehu dhe një që lidh hipogeumin me kishën sipër përmes një shkalle imponuese. Elementi kryesor është afresku i Virgjëreshës dhe Fëmijës të cilit iu dha një rëndësi e mrekullueshme. Gjithashtu ia vlen të shikohet Kisha Nënë e San Carlo Borromeo, në Corso Umberto I; Casa Rossa, një shtëpi në fermë antike me një oxhak Arbëreshë pak jashtë qytetit, në rrethin e Ficone; dhe trulli i madh i brigandit Cosimo Mazzeo, i quajtur Pizzichiccio, në rrethin e Bosco.

Në San Marzano di San Giuseppe, veçanërisht në mesin e grupeve më të moshuara të popullsisë, gjuha shqipe para-otomane (gluha arbëreshë) ende flitet dhe ruhen traditat dhe zakonet, këngët dhe vallet e atdheut shqiptar. Çdo vit organizohen ngjarje publike, me kostum dhe gjuhë shqipe, të cilat vendosin zakonet e traditës së tyre, të tilla si “Vëj Kurorë” (duke marrë kurorën) përfaqësimin e një martese tipike arbëreshe. Disa shoqata janë aktive, të tilla si Pro Loco Marciana, të angazhuara për të mbajtur gjallë traditën shqiptare, veçanërisht midis të rinjve.

Për të kujtuar origjinën, në qendër të fshatit, në rrugën kushtuar atij, qëndron një bust i madh i liderit dhe heroit shqiptar Skënderbeut. Edhe festa e shenjtit mbrojtës San Giuseppe, e cila festohet më 19 Mars, në San Marzano di San Giuseppe ka rrënjë antike dhe përjetohet nga popullata si një ngjarje shumë e rëndësishme. Të lidhura me origjinën e kultit për shenjtorin, praktikohen disa rite, të tilla si bekimi i bukës së rrumbullakët, procesioni i tufave, të cilat më pas do të përdoren për të ndezur një zjarr të madh dhe vendosjen e “Tabelave të Shën Jozefi ”. Në mëngjesin e 19 Marsit, para procesionit të shenjtorit, para Kishës Nënë të San Carlo Borromeo, përgatiten të ashtuquajturat mattre (tryeza për të varfërit), me pjata tipike të traditës lokale të kuzhinës, të bekuar nga famullitar dhe ua shpërndau të pranishmëve, në kujtim të mikpritjes që Familja e Shenjtë mori gjatë fluturimit për në Egjipt.

Gjithashtu në qendrat e tjera të enklavës shqiptare, ende mund të gjenden referenca arkitektonike të kulturës arbëreshe, siç janë oxhaqet tipike, kishat ose mbetjet e kishave, rrënojat e shtëpive të fermave. Për shembull, në qendrën historike të Carosino, është e mundur të gjesh një tenxhere oxhaku arbëreshë në Largo Dante, në numrin 41; ndërsa nga Casale Civitella me origjinë shqiptare, e cila dikur qëndronte në veri-lindje të Carosino, sot mund të shihet vetëm Masseria Civitella. Në Monteiasi gjurmët shqiptare mbeten në disa mbiemra tipikë të vendit. Nga një shtëpi në fermë tjetër shqiptare San Crisperi, një fshat i Faggiano-s, kanë mbetur vetëm rrënojat e Kishës së Santa Maria di Costantinopoli. Në San Giorgio Jonico ka një oxhak arbëreshë në via Simone Veil; një tjetër ndodhet në via Cesare Battisti, pranë Kalasë Ayala Valva në Largo Osanna; në via Madonna della Croce ekziston Chapel of the Madonna of the Cross, e cila u ndërtua aty ku dikur qëndronte kisha arbëreshë e Santa Maria della Presentation; dhe nga via Pier Giovanni Zingaropoli mund të shihni akoma eshtrat e ish-Casale Belvedere me origjinë shqiptare. Rreth dy km në jug-lindje të Roccaforzata ka gjurmë të tjera shqiptare, të tilla si Shenjtërorja e Santa Maria della Kamera dhe mbetjet e Casale Mennano.

Në enklavën arbëreshë Salento jo vetëm që po përjeton  një zhytjeje në të kaluarën e migrimeve historike shqiptare, por edhe një kujtesë të historisë së migrimeve më të fundit, të cilat filluan në 7 Mars 1991, me zbarkimin e parë masiv në Brindisi, dhe kulminante në 8 gusht të po këtij viti, me mbërritjen në Bari të 20 mijë shqiptarëve  në anijen tregtare “Vlora”. Siç kishte ndodhur tashmë në shekullin e 15-të, Salentos dhe Pulianëve nuk u mungoi solidariteti dhe i mirëpritën refugjatët që kishin ardhur nga Toka e Shqiponjave, të përfshirë në një transformim të thellë politik dhe shoqëror. Enklava Arbëreshë Salento është sot një simbol i afërsisë me anën tjetër të Adriatikut, për shkak të lidhjeve që ky komunitet ende vazhdon të ketë me mëmëdheun shqiptar, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Likeri i famshëm “Borsci Elisir San Marzano” prodhohet në San Marzano di San Giuseppe, në fabrikën në rrugën për në Martina Franca. Familja Borsci është me origjinë nga Kaukazi, por pas trazirave politike, ata vendosën të transferohen në Shqipëri. Nga këtu, një bërthamë e familjes u nda në vazhdën e heroit kombëtar shqiptardhe zbarkoi në Tokën e Otrantos, duke u vendosur në San Marzano di San Giuseppe. Në 1840, Giuseppe, pasardhësi, përsosi recetën e një likeri të trashëguar nga paraardhësit e tij, duke i dhënë jetë një eliksiri që ka mbetur i pandryshuar deri më sot. Giuseppe Borsci vendosi në etiketën e Elixir fjalët Specialitete Orientale, së bashku me shqiponjën dykrenare, simbol të Shqipërisë, e cila mbijeton edhe sot./ilgrandesalento.it/

Shpërthimi në Ujman, Kurti: Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar

0

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti pas shpërthimit që ndodhi sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se bazuar në informacionet e Policisë së Kosovës,“rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale te liqeni i Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur është hedhur një granatë dore me ç’rast dy vetura të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, janë dëmtuar”.

Sipas Kurtit, normaliteti i krijuar në këtë zonë “nuk iu leverdis Serbisë dhe qareve të caktuara”.

Kjo sepse, sipas tij, grupe të ndryshme kriminale kanë humbur “mundësinë për përfitime enorme për më shumë se dy dekade”.

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjë është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme”, tha Kurti.

Kryeministri tha se aktorët e këtij sulmi kriminal do të dalin para drejtësisë ndërsa theksoi se shteti i së drejtës dhe rendi publik mbeten interes i përbashkët i shoqërisë.

Por, rrugë tjetër nuk ka. Sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës. Patjetër që institucionet e sigurisë, marrë për bazë profesionalizmin bashkëkohor dhe vullnetin e palëkundur, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim.” – ka thënë Kurti në reagim.

Në lidhje me rastin, kreu i qeverisë ka njoftuar se policia është duke e hetuar rastin.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ambasadori i Kosovës e pikturon qytetin e Prizrenit, ia bën dhuratë Presidentit të Portugalisë në takimin lamtumirës

0

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, në takimin lamtumirës të tij me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, i ka lënë atij një pikturë dhuratë.

Kryeziu ka pikturuar qytetin e tij, Prizrenin dhe tha se dhuratën e bëri në shenjë mirënjohje si ambasadori i parë kosovar në këtë shtet.

“Pikturova edhe vendlindjen time dhe kësaj radhe për Presidentin e Republikës, Shkëlqesinë e Tij, Marcelo Rebelo de Sousa.  Prizreni, mbi tokën dimërore dhe nën dritën e hënës që mban të zgjuar pasurinë monumentale të të gjitha kohërave.  Një shenjë mirënjohjeje për Pallatin Presidencial ku hodha hapin tim të parë si Ambasador i parë rezident i Kosovës në Portugali”.

Ai tha se është i lumtur që po e kryen mandatin me zhvillim të marrëdhënieve Kosovë-Portugali.

“Dhe ndërsa po largohem nga aty ku fillova, e ndjej se jam i lumtur, mirënjohës dhe krenar për të gjitha arritjet përgjatë këtyre viteve dhe për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe, Kosovë-Portugali. Falënderova Presidentin Marcelo për mbështetjen e palëkundur dhe kujdesin që ka treguar për popullin dhe shtetin e Kosovës.  Një selfie për ne, një foto që më kishte munguar nga shumë të tjerat që kam me Presidentin e njohur nga thjeshtësia dhe fisnikëria e Tij, një personalitet i shquar me tërësi virtytesh nga madhështia e Tij. Le të vazhdojë të lulëzojë miqësia dhe lidhja jonë. Viva Portugal! Viva Kosova!”, ka shkruar ai.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

0

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë javë nuk do të mungojnë as vranësirat.

Në disa vende parashihen edhe reshje shiu, bën me dije IHMK-ja.

E hënë-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E martë-Mot kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

E mërkurë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen ë sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E premte-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende- vende mund të sjellin riga shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri