Home Blog Page 1011

Kalendari i shfaqjeve nga skena për të rritur në ‘Prizrenfest’

0

Në natën e dytë ‘PrizrenFest’ sjell dy shfaqje në skenën për të rritur, ‘Audienca’ dhe ‘DNA’. Shfaqja “AUDIENCA” nga Teatri i qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” , vjen në natën e dytë në lokacionin DestiLL Caffe duke filluar nga ora 22:00 dhe shfaqja “DNA” nga Produksioni i Teatrit Shqiptar – Shkup nga Maqedonia e Veriut, e cila shfaqet në lokacionin Shkolla Fillore “Loyola” duke filluar nga ora 20:30.

PrizrenFest në natën e tretë sjellë shfaqjen “VOYAGE A ZURICH” nga Produksion i “DontActe” Francë, një shfaqje e bazuar në ngjarje të vërtetë. Shfaqja do të jepet në lokacionin “Katedralja Katolike e Zojës Ndihmëtare” duke filluar nga ora 20:45.

Shqipëria në këtë festival vjen me shfaqjen “LULE SAJZA” nga Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe me mbështetjen e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Shfaqje Teatrore Dokumentare. Shfaqja jepet tek “Katedralja Katolike e Zojës Ndihmëtare” nga ora 22:00

Më 24 korrik, Italia prezantohet me shfaqjen “LA GIOIA” nga Produksion i Emilia Romagna Teatro ERT – Teatro Nazionale (Itali) Bashkëprodhim i Théâtre de Liège (Belgjika), Le Manège Maubeuge – Scène Nationale (Franca). Një shfaqje e jashtëzakonshme e cila jepet në Kino Lumbardhi nga ora 21:00.

Policia në Prizren me aksion kundër keqpërdorimit të fëmijëve lëmosh-kërkues

0

Gjatë muajve të nxehtë, korrik e gusht, policia e rajonit në Prizren ka paraparë plan të veçantë të trajtimin e lëmosh-kërkuesve e sidomos lëmosh-kërkuesve fëmijë, ku cenohet shëndeti i drejtpërdrejt i tyre në temperaturat e larta të cilat po mbretërojnë këto ditë.

Pjesë e këtij plani, sipas policisë, janë edhe Qendrat për Punë Sociale të Komunave përkatëse për një trajtim sa më të mirë dhe profesional.

“Në javën e kaluar stacioni policor në Prizren ka trajtuar disa lëmosh kërkues, shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe fëmijë. Në lidhje me këta lëmosh-kërkues është kontaktuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj nga Policia Kufitare Perëndimi dhe Gjykata Themelore në Prizren. Të gjithë lëmosh kërkuesit vullnetarisht kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Dyshohet se fëmijët lëmosh-kërkues janë viktima të keqpërdorimit nga persona të rritur të cilët  i detyrojnë që të kërkojnë lëmosh edhe në kushte të vështira atmosferike. Policia e Kosovës, thuhet se do të vazhdojë të me Planin Operativ edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burg

0

Ish-ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala, u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë.

Vendimi është shpallur ditën e sotme nga gjyqtarët e Speciales.

Ai u gjet fajtor për veprat si: ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor e vrasje të paligjshme.

Kryetarja e trupit gjykues theksoi se të gjitha provat kanë dëshmuar se Pjetër Shala është fajtor.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsye të shtjelluara në aktgjykim, trupi gjykues në bazë të Ligjit iu shpall z.Shala fajtor për veprat penale në vijim: pika 1 ndalim arbitrar si krim lufte, pika 3 torturë si krim lufte, dhe pika 4 vrasje e paligjshme si krim lufte”, tha gjyqtarja.

“Z.Shala duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më vete për secilën vepër penale. Trupi gjykues ka përcaktuar dënimet në vijim: dënim me 6 vjet burg për krimin e luftës së ndalimit arbitrar, dënim me 16 vjet burgim për torturë, dhe dënim me 18 vjet burg për vrasjen e paligjshme. Ju dënon me dënim 18 vjet burg”, tha ajo./Nacionale

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbappe: Ëndrra ime u realizua, u bëra lojtar i klubit më të mirë në histori

0

Kylian Mbappe u prezantua sot zyrtarisht si futbollist i Real Madridit. Para tribunave të mbushura në “Santiago Bernabeu”, francezi është shfaqur për herë të parë me fanellën e “mbretërve”.

Në prezantim ai ndau edhe përshtypjet e para për klubin, duke treguar se me transferimin në Real Madrid e ka realizuar ëndrrën e tij.

“Po përpiqem të flas spanjisht. Është mirë të jesh këtu. Kam ëndërruar për kaq shumë vite të luaj për Real Madridin dhe sot ajo ëndërr u bë realitet. Jam i lumtur. Dua të falënderoj presidentin Perez që besoi tek unë. Edhe si djalë i ri kam pasur vetëm një ëndërr dhe të jem këtu do të thotë shumë për mua. Faleminderit tifozëve nga Madridi që më mbështetën. Tani kam një ëndërr tjetër, dhe ajo është të përmbush pritshmëritë. Do të jap gjithçka nga vetja për këtë klub”, ka theksuar Mbappe.

Ai tutje ka dhënë një mesazh për të rinjtë. “Unë isha një fëmijë si të gjithë ju. Me përkushtim mund të arrini gjithçka që dëshironi. Jam krenar që kam përmbushur ëndrrën time, të bëhem lojtar i klubit më të mirë në historinë e futbollit”, ka thënë Mbappe.

Ylli francez nënshkroi kontratë me klubin mbretëror deri në vitin 2029.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Zyrapi thotë se komandantët e zonave merrnin veprime të pakoordinuara me Shtabin e Përgjithshëm

0

Dëshmitari Bslim Zyrapi, duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues e përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe tha se ishte problem për Shtabin e Përgjithshëm për fakti se komandantet e zonave merrnin veprime pa koordinim dhe këshillim prej këtij organi gjatë 1998-ës.

Një prej rasteve të tilla, dëshmitari tha se është edhe rasti në Fshatin e Ri (Ballaqefc) në mihjen sipërfaqësore ku pretendohet se ishin ndaluar disa minator serbë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Edhe sulmi që është bërë në Ballaqefc është bërë pa lejen e shtabit dhe pa dritën e gjelbër të drejtorisë operative. Ka ndodhur, nuk e di a ishte gushti a cili muaj që është bërë sulmi në Ballaqefc në mihjen sipërfaqësore ku komanda e zonës nuk ka kërku një pëlqim për një veprim të tillë”, tha dëshmitari duke shtuar se kishte edhe raste të tjera por që nuk i kujtohen.

Gjatë pyetjeve të gjyqtarit Barthe, dëshmitari pohoi se Gjykata Ushtarake u krijua për të trajtuar çështjen e kolaboracionistëve. Më pas ai u pyet se a e dini ndonjë rast që kjo gjykatë ka trajtu çështje të civilëve dhe jo vetën të ushtarëve të UÇK-së.

“Atë duhet ta din Sokol Dobruna se unë nuk jam marrë me atë çështje. Çka kam mujtë kam jep këshillat e mija dhe mbështetje për mbarëvajtjen dhe sigurinë por nuk e di. Nuk kam pas kompetencë për atë punë”, tha Zyrapi.

Pas kësaj, dëshmitari u pyet se si ka pasur mundësi Azem Syla që ta mbikëqyrë sektorin juridik të Shtabit të Përgjithshëm kur pjesën më të madhe të kohës ai ishte në Shqipëri e po ashtu kur Dobruna nuk ishte i disponueshëm për këtë punë.

“Zëvendësit. Zëvendësit punojnë dhe e mbikëqyrin këtë sektor. Të dy (Jakup Krasniqi dhe Sokol Bashota) e kanë pasur, po më shumë ka qenë zëvendës Jakup Krasniqi”, tha dëshmitari Zyrapi.

Dëshmitari tha se përgjegjës për drejtorinë e Policisë Ushtarake konkretisht pas formimit të saj ka qenë Fatmir Limaj. Ai shtoi së më herët nuk ka figuruar kjo drejtori dhe se Famir Limaj ka qenë drejtori i parë.

“Para se të bëhej drejtor i drejtorisë së Policisë ushtarake ka qenë komandant i Brigadës 121”, tha tutje Zyrapi për Limajn.

Më pas, Ben Emmerson i cili është avokat në ekipin mbrojtës të Veselit kërkoi që të flas për një çështje pa praninë e dëshmitarit.

Pas kësaj, dëshmitari u kthye në sallën e gjyqit për të iu përgjigjur pyetjeve sqaruese të gjyqtarit Barthe lidhur me rolin e Thaçit, njësisë speciale të UÇK-së etj. të cilat veçse ishin diskutuar më herët në sallën e gjyqit.

Dëshmitari Zyrapi ka përfunduar dëshminë e tij për ditën e sotme për të vazhduar edhe nesër.

Ndryshe, Ben Emmerson kërkoi për veprimet që synohen të merren gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit për çka kryegjyqtari Charles Smith III tha se shpresojnë që të përfundojnë këtë javë me këtë dëshmitar.

Ndonëse, në seancën e se enjtes, dëshmitari është paraparë të dëshmojë vetëm deri në ora 11:00, Smith III tha se Zyrapi i ka thënë që mund të qëndrojë edhe pas pushimit të orës 11:00 për të vazhduar me dëshminë nëse kjo do i ndihmonte procesit dhe përfundimit të dëshmisë së tij aty.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Zafir Berisha kujton betejën për liri a vdekje në Vërri të Prizrenit, 26 vjet më parë

0

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonin e Prizrenit, Zafir Berisha – Zafa, ka kujtuar 26 vjetorin e betejës në Vërri të Prizrenit.

Ai ka thënë se fitorja e UÇK-së më 16 korrik të vitit 1998 kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishe kushtrim për mobilizim të qindra-mijëra të rinjve që i kapin armët për liri.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan më 12 qershorin 1999 ku përfundimisht? i jepet funde sundimit shekullor sllave? ne? tokat tona”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Postimi i plotë i Berishës:

26 vjet më parë, më 16 korrik 1998, u zhvillua beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri ose vdekje në Vërrin e Prizrenit, kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Pas dështimit të policisë serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur më 7 korrik 1998 në “Laku i Billushës”, ku kishte marrë pjesë edhe komandanti i policisë serbe në Prizren, Shekiq, më 16 korrik 1998 forcave të mëdha të okupatorit serb u hodhën në një ofensivë tjetër hakmarrëse kundër pozicioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Më 16 korrik 1998 isha me Remzi Ademaj – Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jeshkovë, duke u konsultuar për disa aktivitete luftarake. Bisedën na ndërprenë krismat e mitralozit dhe armëve tjera që vinin nga lagjja Tusuz e Prizrenit.

Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pak para mesditës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Krismat e luftimeve u dëgjuan në të gjithë rajonin e Vërrinit, i cili ishte shpallur zonë e lirë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Edhe pse ende nuk ishim dalë në oborrin e Shtabit, krismat e luftimeve u përhapën edhe në Kullën e Hoqës dhe më pas te Laku i Billushës.

Xhevat Berisha u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë drejtova drejt Kullës së Hoqës. Remzi Ademaj shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej vija e zjarrit në një kodrinë mbi fshatin Hoq e Qytetit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Pasi arrita në vijat e frontit në vendin “Kulla” me disa të rinj nga Hoqa, strehoi rrugët me pengesa të improvizuara me vllaqa për të parandaluar lëvizjen e mundshme të makinave serbe, që ishin afër rreth 200 metra larg.

Nga ajo pozitë, pashë se forcat serbe po grumbullonin në pozitat tona me artileri edhe në Billushë. Kjo ishte për të parandaluar ndihmën që unisetat e UÇK-së nga ky fshat mund të ofronin ndihmë njësive të UÇK-së në Hoq të Qytetit, sepse pozita gjeografike favorizonte forcën tonë që operonte atje.

Pastaj unë shkova dhe mora disa luftëtarë nga Kompania e Billushës dhe u hyra forçave armike nga prapa, ku një njësi e policisë ushtarake ishte arritur tashmë.

Me ndihmën e Xhemës nga Hoqa, i cili kishte familjen e tij brenda shtëpisë, afër vendit ku po zhvilloheshin luftimet, arritëm të dilnim prapa forcave serbe dhe t’i sulmonim ato në befasi. Përveç luftëtarëve nga Hoqa, ishin edhe Ymer Shala – Kaqaku dhe Avdi Shala, së bashku me një pjesë të luftëtarëve nga Jeshkova, që sulmuan nga pjesa e sipërme.

Forcat serbe, me panik, u larguan drejt bazave të tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha.

Luftimet u ndërpreën edhe në Tusuz, ku përveç Xhevatit, ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, të cilët tani shihen si heronj të Kosovës.

16 korriku 1998 ishte jo vetëm një ditë lufte të ashpra, por edhe një ditë me mot të nxehtë dhe diell, ku vapa dhe tymi i barotit që dilte nga grykat e armëve bënte të vetën.

Fitoreja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 16 korrik 1998 kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre ishte një kushtrim për mobilizimin e qindra mijëra të rinjve që të merrnin armët për liri.

Përballja me forcat e armikut vazhdoi me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, dhe kulmuan më 12 qershor 1999, kur përfundimisht u dha fund sundimit sllav në tokat tona.

Me shumë respekt, kujtoj të gjithë luftëtarët që bënë gjithçka të mundur në betejat me forcën okupatore serbo-sllave, dhe përkulem përpara atyre që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë tonë!

Me respekt, Zafa

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

Kryetari Totaj priti komandantin e Policisë së Kosovës në Prizren

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot drejtorin rajonal të Policisë së Kosovës në këtë qytet, kolonel Faton Alija, për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit mes komunës dhe forcave të policisë.

Në takim, u diskutua për përmbushjen e nevojave të sigurisë në komunitetin lokal dhe për zgjedhjen e zingjirit të ri komandues në disa stacione policie të rajonit të Prizrenit.

Kolonel Alija vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe informoi kryetarin Totaj se janë emëruar komandantë të rinj në disa stacione, të cilët do të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në komunitet.

Ai theksoi se Policia e Kosovës është e përkushtuar për të siguruar mbrojtjen dhe shërbimin e efektshëm për qytetarët e Prizrenit.

Kryetari Totaj shprehu gatishmërinë e komunës për të bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe për të mbështetur çdo nismë që synon të përmirësojë sigurinë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë e hapur dhe konstruktive, ku u rikonfirmua vendosmëria për të vazhduar dhe përforcuar bashkëpunimin në të ardhmen./PrizrenPress.com/

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Gareth Southgate jep dorëheqjen si trajner i Anglisë

0

Gareth Southgate ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen si trajner i Anglisë pas tetë vitesh. Federata e Futbollit kishte shpresuar se ai do të zgjaste kontratën e tij pasi ai udhëhoqi ekipin në finalen e Euro 2024, por Southgate ka vendosur të kërkojë një sfidë të re, raporton The Guardian.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë”, tha Southgate. “Ka nënkuptuar gjithçka për mua dhe unë kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë.”

53-vjeçari është trajneri më i suksesshëm i Anglisë për sa i përket performancës së vazhdueshme të turneut të madh. Anglia gjithashtu arriti në finalen e Kampionatit Evropian në vitin 2021, duke humbur ndaj Italisë dhe një gjysmëfinale të Kupës së Botës në 2018, kur u mund nga Kroacia. Në Botërorin tjetër të tij, skuadra u eliminua nga Franca në çerekfinale./PrizrenPress.com

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sulmuesi kosovar që po shkëlqen në Rumani

0

Sulmuesi kosovar, Albin Berisha dje ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e ekipit të tij, Petrolul ndaj Gloria Buzua.

Berisha ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë pasi gjatë 90 minutave prodhoi më së shumti nga ekipi i tij.

Ai fillimisht realizoi gol për Petrolul në minutën e 52’të të ballafaqimit, por VAR e anuloi atë për shkak të pozicionit jashtë loje. Pesë minuta më vonë, Albin Berisha fitoi penallti, por bashkëlojtari i tij, Grozav nuk u tregua i saktë nga 11 metra distancë.

Në vlerësimet e SofaScore, Berisha u vlerësua si një nga lojtarët më të dalluar.