Home Blog Page 1014

Hapet shtegu “Downhill” në Prizren: Një oazë për adhuruesit e çiklizmit ekstrem

0

Një ambient i jashtëzakonshëm për adhuruesit e çiklizmit ekstrem dhe natyrës së pasur e të bukur në malet e Prizrenit është hapur sot, raporton PrizrenPress.

Pas ndërtimit të shtegut me standarde të larta, vendosjes së shenjave lajmëruese dhe krijimit të kërcimoreve, u përurua shtegu i biçiklistëve “Downhill”. Ky projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik fillon nga “Cvileni”, kalon përmes “Pashaqeshmja”, duke përfshirë edhe Kalanë e Prizrenit, dhe përfundon në qytet.

Biçiklistë nga i gjithë rajoni demonstruan mjeshtërinë e tyre në shtegun e sapo hapur, i cili tashmë është një pikë e re turistike për Komunën e Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Carlos Alcaraz shkatërron Djokovicin për ta fituar për herë të dytë Wimbledonin

0

Carlos Alcaraz ka shkatërruar tenistin me sjellje më të ndyrë në histori të këtij sporti, Novak Djokovic, për të triumfuar për herë të dytë në Wimbledon.

Spanjolli ishte dominues nga fillimi deri në fund, duke e bërë serbin të dukej si një amator.

Alcaraz e fitoi setin e parë dhe të dytë me rezultat 6-2, ndërsa të tretin e mbylli me 7-6 (7-4).

Tenisti 21-vjeçar tregoi që shumë shpejt do të ketë dominim edhe më të madh në botën e këtij sporti, ndërsa parashikohet që të kalojë edhe legjendat Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Ky triumf nga Alcaraz i tregon serbit që e përfshinë politikën në sport se ka ardhur fundi i tij dhe të kthehet për në Serbi.

Kjo është hera e dytë që spanjolli e mposht këtë sportist në Wimbledon, pasi fitore kishte marrë edhe në vitin 2023. /Telegrafi

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Temperatura përvëluese do ta mbizotërojnë Kosovën edhe javës që vjen

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për javën e ardhshme. Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat përvëluese do të mbizotërojnë Kosovën edhe javën që vjen.

Të enjten pritet të shënohet temperatura më e lartë për këtë vit. Po ashtu, edhe ditëve të tjera pritet të jetë nxehtë.

E hënë – Mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s.

E martë – Moti me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35- 38gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-39gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundesi për ndonje rigë afatshkurte të përcjellur me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.

IHMK thotë se këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materjeve të metalta, asfaltit, materjeve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit.

Parashihen edhe netë tropike në këto vende urbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe oreve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius.

IHMK bën apel tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që indeksi UV do të jetë shum i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

“Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin”, thotë IHMK.

Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: NATO-n e duam në Kosovë dhe Kosovën në NATO

0

Heqja e vizave, regjimi i stikersave, regjistrimi i energjisë elektrike në veri, investimet në energjetikë e shëndetësi kanë qenë disa nga temat të cilat kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e rregulltë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka përmendur në përfundim të mandatit të parë qeverisës.

“Nga janari qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, kjo pasi janë liberalizuar vizat. Shteti për të cilin jemi krenarë më në fund ka një pasaportë, më të cilën jemi gjithashtu krenarë si asnjëherë më parë, dhe e cila përherë e më shumë po fuqizohet e po njihet gjithandej”, u shpreh kryeministri.

Ai tutje ka thënë se bashkë me largimin e vizave, është bërë edhe regjimi i stikersave të targave të veturave të  Kosovës kur udhëtohet në drejtim të Serbisë.

“Me pasaportën e Kosovës dhe me targat RKS, secili tani udhëtojmë e vozisim në drejtim të Evropës e Bashkimit Evropian, por si qytetarë të një Republikë të pavarur dhe sovran”, ka thënë ai.

Kurti ka përmendur edhe nisjen e regjistrimit në energjisë elektrike në katër komunat veriore.

“Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike. Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Kurti.

Ai përmendi investimin në fushën energjetike, duke veçuar marrëveshjen që bëri Kosovën vendi me kapacitetin më të madh të baterive në botë, një investim prej 236,7 milionë dollar energji.

Në rrafshin partiak, Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka 6,500 anëtarë, e që mbi 25% janë gratë dhe vajza. Ai ka bërë thirrje thirrje në struktura organizative të partisë për shtrirje dhe njohje të anëtarëve nëpër qytete të ndryshme. Ai ka thënë se mbi 25% të anëtarësisë janë gratë dhe vajzat.

Kryeministri Albin Kurti tha se fuqizimi i subjektivitetit të Kosovës është cak i programit qeveritar dhe punës së përditshme të tyre.

“Në Këshillin e Evropës kemi kaluar me sukses fazën e ambasadorëve të Këshillit të Evropës, komitetit për çështje politike dhe Asamblesë parlamentare, të cilat që të gjitha i kanë thënë po të zëshme e të fuqishme, bindës anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të vjetër të kontinentit tonë. Vazhdojmë të besojmë që anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për organizatën dhe mekanizëm i duhur për qytetarët tanë. Ndërkaq, në asamblenë parlamentare të NATOS-s, vendi ynë me shumicë dërmuese të votave të delegatëve të shteteve anëtare të NATO-s, mori statusin e anëtarit të asociuar. NATO-n e duam në Kosovë dhe Kosovën e duam në NATO”, ka theksuar ai.

Ndërkaq gjatë fjalimit të tij, Kurti s’ka lënë pa përmendur edhe sulmin ndaj kandidatit për presidencën amerikane, Donald Trump, duke e dënuar dhunën politike dhe duke i ngushëlluar familjarët e të vrarëve në Pensilvani.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fluks i madh në rrugët e Shqipërisë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit

0
Në pikun e sezonit turistik, me fluksin e lartë të pushuesve disa rrugë kryesore në Shqipëri mbeten problematike, konkretisht gjatë fundjavës.

ABC News Albania, raporton se pushuesit e shumtë nga Kosova kanë preferuar të kalojnë fundjavën në bregdet, nga numri i lartë i pushuesve që udhëtojnë me autovetura, kanë krijuar trafik të rënduar pranë kryqëzimit të Fushë Milotit.

Drejtoria e qarkullimit rrugor ne Lezhë ka marrë masa me efektive të shtuar për disiplinimin e trafikut.

E njëjta situatë me trafik të renduar krijohet dhe gjatë pasdites, gjatë kthimit të pushuesve.

Ndërsa pushuesit që preferojnë bregdetin e jugut lëvizin lirshëm në rrugën e re të ” Korridorit Blu” e hapur në fund të muajit qershor.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Hidroregjioni Jugor” në luftë kundër keqpërdorimit të ujit në Prizren

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka nisur një operacion për identifikimin dhe shkëputjen e lidhjeve ilegale të konsumatorëve.

“Ekipet e inspektoratit vazhdojnë me inspektime të shtuara për identifikimin dhe shkëputjen e lidhjeve ilegale në të gjithë zonën e shërbimit. Keqpërdorimet ekstreme po shkaktojnë dëme serioze në qëndrueshmërinë e furnizimit gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.”, thuhet në njoftim.

Ky aksion synon të mbrojë integritetin e sistemit të furnizimit me ujë dhe të parandalojë keqpërdorimin e burimeve të ujit, duke siguruar një shërbim të qëndrueshëm për komunitetin në këtë periudhë me kushte klimatike të rënda./PrizrenPress.com/

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren u promovua romani “Hanifja” i autorit Ramadan Reshitaj

0

Romani “Hanifja” i autorit Ramadan Reshitaj u promovua në Prizren. Shkrimtarët këtë roman të Reshitajt e kanë krahasuar me romanin “Malësorja” të Nazmi Rrhamanit.

Redaktori Skëndër Zogaj, ka vlerësuar se në romnin “Hanifja” pasqyrohet realiteti autentik i jetës dhe të rrethanave etno-kulturore e sociale të fshatit kosovar.

“Romani i Ramadan Reshitajt, që mendoj se është një novelë, trajton temë që na rikthen në realitetin kosovar të viteve të 1960-70-ta, kur familja fshatare shqiptare e zonave rurale, vazhdonte të ishte e kapërthyer nga doket dhe zakonet e vjetra prapanike, të cilat e dominonin jetën fshatare e në mënyrë të veçantë e rëndonin fatin e femrës, e cila bënte jetën e robit duke u trajtuar si plaçkë për treg”, vlerësoi Zogaj. “Kjo është bërthama thelbësore tematike e veprës “Hanifja”, që nëpërmjet të një rrëfenje idilike, pasqyron realitetin autentik të jetës dhe të rrethanave etno-kulturore e sociale të fshatit kosovar”.

Sipas tij, kjo temë nuk është e re në letërsinë tonë, “sepse janë dhjetra vepra të ngjashme të autorëve të ndryshëm, që motivet e ngjashme i kanë trajtuar me shumë sukses”.

“Ndër to njëra nga më të mirënjohurat është romani “Malësorja” e Nazmi Rrahmanit, së cilës i bashkëngjitet si një simotër “Hanifja” e Ramadan Reshitajt, që në fokus ka një ngjarje më të “ngushtë” por shumë interesante, tipike dhe për një mjedis karakteristik malësorësh të dominuar nga doket dhe zakonet e vjetra prapanike, që reflekton vështirësi, sfida, krajata të shumta fizike e shpirtërore. Pasojat janë të rënda dhe të pamerituara, sepse, kapërcejnë logjikën e arkaizmit tradicional, duke qenë se kemi të bëjmë me variante të një mentaliteti të shpifur, që autori Ramadan Reshitaj arrin ta demonstrojnë bukur dhe saktë me një qasje të zgjedhur të jetësores dhe transponimin e saj në art funksional”.

Sipas Zogajt vepra ka përshkrime të bukura të peizazheve të natyrës, të fenomeneve stinore, florës dhe të faunës, njerëzve duke punuar, e të tjera si tablo jete të zgjedhura me kujdes e të shprehura me një kolorit gjuhësor të pasur frazeologjik, që dëshmon zotësinë tregimtare të autorit Ramadan Reshitaj, i cili me këtë krijim letrar pasuron rrezatimin artistik për të gjitha kategoritë e lexuesve.

Xhemail Kolgeci tha se libri ” Hanifja” ofron një pamje të thellë të jetës rurale dhe të sfidave njerëzore në një mjedis të vështirë ekonomikisht dhe me tradita të vjetra prapanike.

“Në këtë roman është një histori e detajuar dhe komplekse që shpreh lidhjet e komplikuara dhe të ndërlikuara emocionale midis personazheve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, autori Ramadan Reshitaj tregoi se si ka ardhur deri të boimi i këtij romani.

“Ka qenë verë e vitit 1972, unë isha në klasën e dytë të Gjimnazit në Suharekë, kur kam filluar të shkruaj këtë rrëfim. E pata emërtuar me NIFA në bazë të emrit të njërës ndër personazhet kryesore dhe planifikoja që finalja të jetë një novelë. I pata shkruar dhe shtyp me makinë shkrimi më se 70 faqe. Makinën ma pati sjellë nga Gjermania dhuratë babai, i cili atëherë përkohësisht punonte atje”, tregoi ai.

“Materialin e shtypur ia afrova profesorit tim të lëndës së gjuhës shqipe, tash të ndjerit Nezir Rrezja, për ta lexuar dhe për të marrë mendimin e tij”.

“Si djalosh adoleshent, pra në moshën 17 vjeçare, mendoja se do të bëhem shkrimtar dhe se me novelën Nifa do të krijojë emër.

“Profesori Nezir, i cili edhe vetë merrej me krijimtari letrare, shkruante dhe botonte vjersha shumë të bukura, e kishte lexuar me kujdes tërë materialin që ia kisha besuar. Kur ma ktheu, sigurisht duke mos dashur që të ma humb vullnetin, më foli fjalë të mira dhe më këshilloi që ta ripërpunoj dhe ta përkryej, sepse ashtu siç ishte, nuk ishte e kompletuar”.

“Që atëherë, kanë kaluar shumë kohë. Në jetën time janë bërë shumë ndryshime. Më është zbehur edhe interesimi për t’u marrë me “Nifën”. Ishin studimet, punësimi, martesa, krijimi i familjes, ndërtimi i shtëpisë dhe hallet tjera të jetës. Edhe gazetaria, së cilës iu përkushtova i tëri, ndikoi që shumë më pak të merresha me letërsi”, u shpreh ai.

Ramadan Reshitaj ka lindur në Samadraxhë të Suharekës me 17 maj 1955. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, kurse gjimnazin në Suharekë. Në Prizren ka diplomua në Shkollën e Lartë Pedagogjike, kurse në Prishtinë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Grupin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ka punuar gazetar në Radio Prishtinë e pastaj në “Rilindje”. Në vitin 1992 ka emigruar në Suedi. Këtu ka qenë bashkëtheme- lues i revistës “Besa” kryeredaktor i së cilës ka qenë për disa vite me radhë. Një kohë ka botuar edhe revistën për fëmijë dhe të rinj “Xixëllonja”. Nga Suedia ka bashkëpunuar me shtypin dhe TV në Kosovë e Shqipëri dhe ka qenë bashkëpunëtor i Radio Suedisë, Programi në Gjuhën shqipe. Me letërsi është marrë që nga bankat e shkollës fillore.

Romani “Hanifja” është libri i njëmbëdhjetë i tij.Jeton dhe krijon në Malmë të Suedisë. Libri u botua nga shtëpia botuese “Fidani” në Prizren/PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Malishevë, i gjendet një pushkë gjuetie me dy fishekë

0

Është arrestuar një person në Vërmicë të Malishevës, pasi tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me dy fishekë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë

0

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 ton.

Vendimi vlen nga data 14 korrik deri më 31 korrik të 2024-ës, nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Durmishit.

Po ashtu edhe ministria e Shëndetësisë, si pasojë e vapës së madhe në Kosovë, kanë marr vendim që të kufizohet orari i punës për gratë shtatzëna, punëtorët e ndërtimtarisë dhe qytetarët që janë me sëmundje kronike.

Po ashtu edhe IKShPK-ja, ka dhënë herë pas here këshilla se si të mbrohemi nga vala e të nxehtit.