Home Blog Page 1013

Granit Begolli emërohet trajner i Lirisë

0

Granit Begolli është zyrtarisht trajneri më i ri i skuadrës së madhe kosovare Liria. Trajneri i njohur ka marrë drejtimin e Lirisë dhe synimi është i qartë, që t`i rikthejë bardhezinjtë në elitën e futbollit kosovar.

Për Begollin është rikthim në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ pasi ai ka punuar edhe më parë te Liria.

“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Granit Begollit si trajnerin tonë të ri për sezonin e ardhshëm! Begolli po rikthehet te Liria pas dy sezonesh, duke sjellë me vete përvojën, njohurinë dhe pasionin e tij për futbollin. Koha e tij e mëparshme me klubin u karakterizua nga udhëheqja e jashtëzakonshme dhe kuptimi i thellë i lojës, cilësi që jemi të lumtur t’i mirëpresim përsëri”, thuhet në njoftimin e FC Lirisë.

Sipas njoftimit, Liria pret që nën drejtimin e Begoolit një sezon të mbushur me ekselencë strategjike dhe lojë pasionante.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrapi pyetet për organizimin e logjistikës së UÇK-së dhe për pavarësinë e zonave

0

Në vazhdim të pyetjeve, avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, u përqendrua të organizimi i logjistikës së UÇK-së e cila sipas saj, bazën kryesore e kishte në Divjakë të Shqipërisë

Ajo e pyeti dëshmitarin Bislim Zyrapi lidhur me deklaratën e Komandantit të Zonës së Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, i cili sipas saj në dëshminë e dhënë në ketë proces gjyqësor, ka thënë se ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Mustafa ka dëshmuar që ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia gjatë luftës. Ai ka shtuar gjithashtu që ka shtuar kontribute vullnetare të dhëna nga disa njerëz si brenda dhe jashtë Kosovës”, tha avokatja.

Pas pyeti dëshmitarin se a se a është në dijeni të kësaj gjendje, dëshmitari shkurtimesh u përgjigj me po.

Pas kësaj, avokatja tha se sa i takon aspektit logjistik dhe financiar, zonat kishin një linjë të pavarur për furnizime dhe financime dhe Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë nuk kishte kontroll apo jo?

Përgjigjja e dëshmitarit lidhur me ketë pyetje nuk u dëgjua, mirëpo sipas mimikës trupore u duke që ai u pajtua ne konstatimin e bërë në formë pyetje nga avokatja.

Paraprakisht, avokatja e pyeti dëshmitarin lidhur librin e Bardhë Hamzajt me titull “ Një narrativë për luftën dhe lirin”, ku në të ndër të tjera thuhej se Ramush Haradinaj kishte krijuar një mekanizëm paralel logjistike dhe kishte vendosur Mustafë Selmanaj si shef të saj.

Lidhur me këtë, dëshmitari Zyrapi tha se Haradinaj e ka konsideruar që e ka bërë një vijë të veçantë, por sipas tij ka qenë në kuadër të bazës se logjistikes së UÇK-së.

“U mundua në atë drejtim ta bëj një paralel në fakt, por të gjithë ata njerëz që kanë furnizua atë zonë kanë qenë të bazës së logjistikes së UÇK-së, po që kanë qenë të dedikuar drejt për Zonën e Dukagjinit. Kështu që ai e ka konsideruar që e ka bërë një vije të veçantë, por jo ajo ka qenë në kuadër të bazës se logjistikes së UÇK-së”, tha Zyrapi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pas përfundimit të dëshmisë se dëshmitarit të 77-të, sot ka rifilluar dëshminë e tij dëshmitari i 75-të i ZPS-së, Bislim Zyrapi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

1672 gjoba të shqiptuara për një javë në rajonin e Prizrenit

0

1672 gjoba i ka shqiptuar Policia e Kosovës brenda një javë në katër komuna të rajonit të Prizrenit, në kuadër të komunikacionit rrugor.

“Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetimin e 23 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, hetimin e 37 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale dhe ka shqiptar masa të ndalimit të drejtimit të mjeteve për 13 ngasës”, njofton policia.

Tutje kanë njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rrahman Jasharaj paralajmëron greva në shtator

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknoligjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënësëve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave.

Por, kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.

Më i zëshmi ndaj këtij vendimi të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka qenë kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili madje këtë vit të ri shkollorë paralajmëron sërish greva.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar ministren e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra. Ai thotë se Nagavci duhet ta pranoj se ka gabuar me këtë vendim.

Jasharaj thotë se në shtator mund të rikthehen sërish grevat e mësimdhënësve, pas pakënaqësive që, sipas tij, janë rritur.

“Nagavci duhet ta pranoj këtë gabim e mos ta përsëris më. Por prapë nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, shtatori do të jetë me mungesa të teksteve, mund të ketë edhe grevë sepse pakënaqësitë e mësimdhënësve janë rritur e dialog me Sindikata s’po ka”.

I pari i SBASHK-ut ka kërkuar që nxënësit të furnizohen në shkolla me libra jo përmes subvencionimit.

“Vendimi i MASHT-it është kritikuar për mënyrën e re për furnizim me libra për nxënësit, kemi insistuar të vazhdoj tradita e kaluar që tekstet të jenë gratis dhe të dërgohen në Komuna e pastaj në shkolla e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e tyre”./Frontonline

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

E goditi dera e hekurit, vdes trevjeçari në Rahovec

0

Një fëmijë trevjeçar ka vdekur në Rahovec pasi siç njofton policia, dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurtë e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën.

Viktima fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës nga prindi.

“Në emergjencën e Spitalit Rajonal  Gjakovë  nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Leonard Cohen qe ndryshe

0

Nga: Frank Guan
Përktheu dhe përshtati në shqip: Hortensia Pëllumbi Haxhiademi

Nëse e adhurove Leonard Cohenin, duhet me pasë kurajon me e pranue se ajo ç’ka deshe ma fort prej tij ishte fakti që Cohen qe ndryshe… ndryshe nga ti, ndryshe nga ai, ndryshe nga bota që ná rrethon; ai ishte thjesht ndryshe

Ai, nuk qe amerikan.

Natyra e tij joamerikane ishte ma shumë se çeshtje nënshtetsie; mendja e tij, shpirti i tij, risitë dhe ndjesitë e tij ishin të hueja nga ato pasiguri që ngahera ftohtë konturojnë amerikanët e botën që kane ndërtue… Ai ishte kanadez prej lindjes, por s’mundesh me e quejt thjesht kanadez.

Cohen ishte aq i veçantë – e s’mund të vendoset brenda do hapsinave të përkufizueme qartë.

Me prejardhje ebreje, Leonard Cohen ishte i nji diaspore në vetvete, porse dallimet mes skajesh të ndryshme të globit, zbeheshin nga dritëhijet e tij pakufí… Mbase Cohen ishte poet kohë ma parë se t’ia përkushtonte jetën tingujve. Karakteri i shumë muzikantëve mbeshtillet pak a shumë prej këngës së tyne.

Për Cohenin, personaliteti i rrallë i priu kangës. Muzika ishte mjeti me ia përmbajtë përkohësisht thelbin. Albumet e tij ma të sukseshëm rrënqethin me nji intensitet e mjeshtëri, përtej vetë melodisë e ritmit, Coheni e jetoi kangën si dikur hebrenjtë e jetuan jetën: Udhëtar pelegrin me nji libër, shumë libra, të vetët. Nga ana tjetër, tingulli ma fort se çdo tjetër ia foli vehten! Librin e shpirtin, plot psalme e magjina, jo ligje e doktrina…

Vargu dhe proza e tij pa të dytë, qenë mendue me tinguj e për tinguj, lindun n’oshtimë baladash. I madh sa jeta, magjepës si miti, zani e fjala e tij pati aftësinë me u lëmue shpirtnash e trupzue trupash ,e jo vetëm; gjithnji tuj marrë nji shije dhe aromë. Diçka nga zani i thellë, t’përcjell ndjesinë e ambël, sa çaji dhe portokallat e Suzanës janë ma tepër se mendime e fjalë – por kanë nji zanafillë të mbushun me aromë e dëshirë, dëshirë me dashtë…

Porsi gurutë nga mësoi e rabinët prej kah vinte, Cohen mishëron dije dhe bindje; kur të tjerët u zbehën ai shkëlqeu, kur ata dyshuen ai kuptoi; e ai kuptoi dashninë – prej nji çastit deri në pakohësi. Seks dhe përjetsi, ishin polet binjake të planetit që fryma e tij i thirri me qenë; bashkue pamëshirë nga nji bosht i mshefun, por asnjiherë dashakeq!

Muzika e tij qe e pamëshirë njashtu si koha asht e pamëshirë – në sytë e Zotit që shohin përtej kohës. Dashnitë gjithnji puqen, e dashnitë gjithnji ndahen. Ky vizion, që vjen ma natyrshëm tek gratë sesa burrat e veçon Cohen prej grupit të kantautoreve mà në zà të cilëve u përkiste; ndaj e bani shumë të dashtun për dëgjueset, aq sa Dylan dhe Simon asnjiherë s’mundën me e mbrritë kët trajtë adhurimi. Dashnija e përjetshme asht mashtruese. Anipse – me do fjalë të zgjedhuna, me nji kandvështrim të vetin, ai mundi me e mbrritë e në të njajtën kohë të ishte i vërtetë. E Cohen i pat ato fjalë, e at kand. Ai na rrëfeu nji jetë, ku dashnia asht dyfish e kënaqun, jetadhanse si çaji, ushqim si portokalli. E nëse jeta s’asht, e s’mund të jetë nji gjà e ambël, s’ka pse të jetohet pa andrrën se nji ditë mund të jetë.

Cohen është pjesë e nji grupi artistësh që u shfaqen në ’60-at e trazuara, e u ndigjuan me zell nga audienca e kohës, athere të rinj amerikanë, brez që sot njihet me termin “boomers”. Ishte koha e televizionit. Por, Cohen, lindun në vitet ’30, mbeti gjithnji pjesë e atij t’fundit brez të bukur, për të cilin fjala e shkruar duhej ma fort se ç’do imazh televiziv. Tuj lanë mënjanë ndasitë në brez, timbër e vlera, tingujt e mesazhet e tij mbeten po aq mbresëlanëse e të fuqishme sa ato që Dylan a Simon u përcollën audiencave të tyne.

Cohen mbylli sytë në vigjilje zgjedhjesh, fundi i të cilave shënoi fundin e çdo kange që ai njohu: dashni, besim, largpamsi e paqe; tuj huazue librin e shenjtë: mjaft do t’i falet Leonard Cohenit pse ai donte dhe dinte mjaft. Vështirë me thanë se brezi që atë e pat idhull, do trajtohet po njisoj …

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Argjentina fiton për herë të 16-të në histori Kupën e Amerikës

0

Argjentina triumfon në Copa America.

Skuadra bardhekaltër vulosi suksesin rekord të 16-të në histori, në Copa América, pasi një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kolumbisë në Miami.

Me fillimin e ndeshjes të shtyrë për më shumë se një orë për shkak të problemeve të mëdha me biletat jashtë stadiumit Hard Rock, të dyja skuadrat nuk humbën kohë për të pohuar autoritetin e tyre në fushë.

Fillimisht Julián Álvarez bëri një përpjekje për La Selección kur u vendos mirë në zonë, përpara se në skajin tjetër të fushës, Jhon Córdoba të gjuajti një goditje të rrezikshme mbi trahun e portës.

Me kalimin e minutave, Kolumbia filloi të dominonte topin dhe të dukej më kërcënuese, megjithatë rastet më të mira erdhën në shtesën e pjesës së parë me Lermën për kolumbianët e Messin për Argjentinën, të cilat nuk u finalizuan me sukses.

Në minutën e 65-të Lionel Messi la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa zëvendësuesi i tij, Nico Gonzales pati impakt të menjëhershëm, duke shënuar gol, por festa u ndal nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi pozicion jashtë loje.

Goli vendimtar për Argjentinën erdhi në minutën e 112?, kur Lautaro Martinez, i cili u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Copa America 2024, shfrytëzoi një pasim të Lo Celsos për të dërguar topin në rrjetë dhe gjetur golin, teksa festën e ndau me Lionel Messin në pankinë.

Kolumbia provoi të reagojë, por pa rezultat, teksa në sekondat e fundit pretendoi edhe një penallti, por nuk mendonte kështu arbitri dhe VAR-i.

Kolumbianët pësuan kështu humbjen e parë në dy vite, pas plot 28 ndeshjeve radhazi, por për fatin e keq u mposhtën në atë më të rëndësishmen.

Nga ana tjetër Argjentina u bë mbretëresha e kontinentit, duke fituar Copa American për herë të 16 në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Parcelimi, hapi i parë drejt funksionalizimit të Parkut të Biznesit në Prizren

0

Rreth 80 hektarë tokë, të destinuara për zhvillimin e bizneseve në komunën e Prizrenit, do të nisin parcelimin, për t`iu kthyer bizneseve. Kjo zonë ekonomike, e përcaktuar më shumë se një dekadë, nuk figuronte në hartat kadastrale – thonë përfaqësuesit e institucioneve lokale, të cilët mendojnë se ky proces e ka vonuar funksionalizimin e kësaj zone shumë të kërkuar nga bizneset.

Prizreni nuk e ka të funksionalizuar zonën ekonomike. Kryetari Shaqir Totaj thotë se procesi do të duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë, por nuk është bërë shkaku i mungesave të hartave zonale. Tani kjo pengesë është eliminuar.

“Kushdo që ka  ndonjë rekomandim, sugjerim apo propozim, rreth riparcializimit, të na i dërgoni deri nesër, kurse kur të vijojë puna me i nda parcelat, atëherë formojmë  një komision, i përcaktojmë kriteret dhe varësisht prej planit të biznesit, varësisht prej lartësisë së investimeve, numrit të punëtorëve, dhe çfarë i ofron ai biznes tregut prizrenas bëhet edhe shqyrtimi i aplikacioneve dhe ndarja e parcelave”, tha për RTK, Totaj.

Nevojat e funksionalizimit të zonës ekonomike në Prizren janë të mëdha. Afaristi Dashnor Krasniqi thotë se nuk ka kushte aktualisht që ta zgjerojë biznesin, ndonëse ka kërkesa të mëdha për produktet e tij.

“E kam punëtorinë  e kam dyqanin, por jam rrit pak e kam shtu teknologji, dhe nuk më mjafton ajo punëtoria ime që e kam në Prizren. Aty kam nja 150 metra katror, por jam i interesuar diçka më të madhe më bë”, theksoi ai.

Shoqatat dhe Oda e Ndërmarrësve të Prizrenit mendojnë se është koha e fundit që kjo zonë ekonomike t`u kthehet bizneseve.

“Me të vërtetë qyteti i Prizrenit ka ngecje në këtë aspekt, shpresojmë dhe besojmë se me anë të parcelizimit, do të jenë të fundit për bizneset, një pritje shumëvjeçare, që më në fund bizneset ta gëzojnë këtë hapësirë, që  më lehtë të funksionojnë, të punojnë për të rritur bizneset e tyre”, ka deklaruar Afrim Tejeci, kryetar i Odës së ndërmarrësve dhe zejtarëve të Prizrenit.

Varis Gjejlani, kryetar i shoqatës “Esnaf” ka theksuar se rreth 70 anëtarë të shoqatës që janë të interesuar për të  investuar në këtë zonë, shpresojmë që është mundësi e mirë dhe koha e fundit që të funksionalizohet.

Zgjidhja e problemit të pronësisë në 40 hektarët e parë të zonës së përcaktuar është prioritet për institucionet e Prizrenit, tha Shaqir Totaj.

Sipas tij, rreth 80 hektarë të kësaj hapësire deri në pranverë do të jetë gati për qindra biznese të interesuara, jo vetëm të Prizrenit, por edhe nga diaspora./rtk /