13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1030

Vdes një 47-vjeçare në Prizren, ra në ashensorin e banesës

0

Një grua ka vdekur në Prizren.

H.V, 47-vjeçare ka rënë në ashensorin e banesës.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapsiren e liftit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences êshtë konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit|, tha Bytyqi

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Spanja e siguron kualifikimin në fazën tjetër

0

Spanja e ka siguruar kualifikimin për një fazën tjetër në “EURO 2024”.

Kjo pasi arriti ta mposht minimalisht Italinë me rezultat 1:0, me autogolin e Riccardo Calafiorit.

Italisë i duhet të shënojë patjetër fitore në ndeshjen kundër Kroacisë, për të kaluar tutje.

Derisa sfidën e fundit në grupe “Furia e kuqe” do ta ketë me Shqipërinë.

E kjo ndeshje do të jetë vendimtare që vendos nëse “Kuqezinjtë ecin tutje”.

Lojët Shqipëria – Spanja si dhe Kroacia – Italia, luhen më 24 qershor.

Prizreni dhe Porto nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në turizëm, ekonomi, kulturë dhe sport

0

Kryetari Shaqir Totaj priti sot kryetarin e qytetit Porto të Portugalisë, Rui Moreira, së bashku me një delegacion të gjerë të biznesmenëve portugezë.

Gjatë këtij takimi, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi që synon nxitjen, inkurajimin dhe krijimin e urave të bashkëpunimit në fushat e turizmit, ekonomisë, kulturës dhe sportit mes Prizrenit dhe Portos.

Ky memorandum, i inicuar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, pritet të hapë rrugë për bashkëpunime në projekte konkrete të përbashkëta që synojnë krijimin e beneficioneve për të dy popujt, veçanërisht për të rinjtë.

Kryetari Totaj u shpreh se Porto është një qytet që i ngjan Prizrenit për nga kultura, historia unike dhe tradita, dhe se do të jetë kënaqësi të zgjerohet bashkëpunimi me këtë qytet evropian me vlera.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pamje shokuese nga Prizreni: Burri rrah me grushte gruan e tij, kapet nga policia

0

Sot është publikuar një video ku një mashkull shihet duke e rrahur një femër.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në Prizren.

Klankosova.tv ka arritur që të sigurojë detaje lidhur me rastin që ka shokuar sot opinionin publik.

Ngjarja është konfirmuar nga ana e policisë se ngjarja e rëndë ka ndodhur, në orët e para të 4 qershorit, në rrugën “Tahir Sinani”.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se viktima edhe i dyshuari mes vete janë burrë dhe grua.

“Natën kur ka ndodhur rast, policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por nuk i ka hasur palët e përfshira. Njësia patrulluese ka shkuar në Qendren Emergjente, ku pas trajtimit të viktimës të dy ishin intervistuar në stacion. Por, viktima ka deklaruar se viktimat i ka si pasojë e një rrëzimi aksidental. Pastaj rasti është trajtuar si “lëndim aksidental”. Rasti është trajtuar nga hetuesi primar i dhunës në familje”, tha ky burim për Klankosova.tv

“Por, sot më publikimin e kësaj videoje, të dy janë shoqëruar sërish për intervistim në polici. Tani mbetet të shihet se si do të vendoset. Pra, edhe pala (viktima) atë kohë ka gënjyer dhe me siguri se të dy do të ndalohen për 48 orë, por mbetet të shihet tutje”.

Klankosova.tv tutje mëson se i dyshuari vjen nga komuna e Mamushës derisa viktima është e Republikës së Shqipërisë.

Më poshtë ndiqeni videon e publikuar nga Indeksonline:

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës, i shkaktuan dëm Suharekës rreth 7 mijë euro

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.B., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, duke i shkaktuar dëm komunës së Suharekës rreth shtatë mijë euro.

Të dyshuarit, ishin në detyrë të ndërtimit dhe renovimeve të objekteve sportive dhe kulturore.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., dhe B.K., prej datës 22.05.2018 e deri me datë 22.10.2018, në Suharekë, në cilësinë e personave zyrtar, i pandehuri B.B. në cilësinë e Menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, i pandehuri B.K. në cilësinë e Mbikëqyrësit të projektit të njëjtë, i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt, ashtu që në kundërshtim me nenin 61 të Rregullave dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e zyrtarit kryesor administrativ – kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B.K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B.B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve, ashtu që në poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plasitifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me bar natyror, me ç’rast Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6,839.42 euro, ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6,839.42 euro”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Inspektorët e Prizrenit largojnë materialet e vendosura në hapësirat publike

0

Inspektorët e Komunës së Prizrenit kanë ndërmarrë një aksion për largimin e pllakave të qeramikës, kubëzave, mermerëve dhe materialeve të tjera të vendosura nga qytetarët dhe pronarët e bizneseve në hapësirat e gjelbëruara në rrugët “Adem Jashari”, “Ibrahim Rugova” dhe “Remzi Ademaj”.

“Inspektorati komunal dhe ai i ndërtimtarisë kanë inspektuar lagjen Ortakoll, duke kontrolluar bizneset që kanë filluar të vendosin elemente betoni (kubëza) dhe elemente të tjera në hapësira publike”, njofton Komuna e Prizrenit.

Inspektorati komunal ka bërë thirrje që pronarët e bizneseve të respektojnë procedurat ligjore për zhvillimin e punimeve në hapësira publike.

“Në të kundërtën, ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e këtyre hapësirave”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 1 person

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shaqiri: Ndeshjet e mëdha janë për mua

0

Pas fitores ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, Zvicra u ndal me barazim në të dytën me Skocinë në kuadër të grupit A të Kampionatit Evropian të futbollit. Në fakt, “helvetikët” ishin në disavantazh 1-0 pas golit të McTominay në minutën e 13-të, por, ishte Xherdan Shaqiri ai që në minutën e 26-të realizoi një supergol për të barazuar në 1-1.

Pas ndeshjes, Shaqiri ka folur për golin e tij duke thënë se ishte një gol shumë i bukur. “Ishte një gabim i kundërshtarit që e shfrytëzova maksimalisht. Mendova se thjesht do ta hidhja në këndin e shkurtër. Ishte një goditje perfekte. Është një gol shumë i bukur dhe i rëndësishëm. Ne donim të fitonim. Lojërat e mëdha janë bërë për mua”, ka thënë Shaqiri. Më tutje ai ka shtuar se edhe familja e tij tashmë po pret gjithmonë që ai të shënojë gola të tillë.

“Familja ime tani pret që unë të shënoj një gol të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj në tokë, dua të ndihmoj skuadrën. Sot arrita ta bëj këtë me këtë qëllim. Statistikat janë të këndshme për t’u parë, shpresoj që ato të mbeten në kujtesën tuaj përgjithmonë. Ishte intensive dhe në fund të ditës ishte një barazim i drejtë”, ka deklaruar Shaqiri. Pas dy ndeshjeve, Zvicra ka katër pikë në grupin A, dy më pak se Gjermania që është liderë e grupit dhe pikërisht këto dy skuadra do të ndeshjen në ballafaqimin e radhës.

Euro 2024 vjen me tre ndeshje këtë të enjte

0

Anglia, një nga favoritët e Euro 2024 mund të fitojë biletën për në 16-shen e fundit nëse mposht Danimarkën në ndeshjen e dytë të Grupit C dhe disa orë më parë, Sllovenia dhe Serbia përballen në Mynih, me të dyja kombet që kërkojnë fitoren e tyre të parë në fazën e grupeve.

Aksioni i së enjtes përfundon me një përsëritje të finales së Euro 2012 mes tri herë fitueses, Spanjës dhe kampiones aktuale, Italisë, të cilët të dy fituan ndeshjet e tyre hapëse të Grupit B.

Sllovenia kundër Serbisë

Sllovenia dhe Serbia nuk ishin në gjendje të bënin një fillim fitues në ndeshjet e tyre hapëse të Grupit C, ku e para barazoi 1-1 me Danimarkën dhe e dyta humbi 1-0 kundër Anglisë të dielën e kaluar.

Goditja e devijuar e Erik Janza-s shpëtoi atë që mund të ishte një pikë e vlefshme për Slloveninë kundër Danimarkës dhe skuadra e Matjaz Kek-ut e di se fitorja të enjten do t’i vendoste ata në një pozicion të fortë për të siguruar të paktën një nga vendet më të mira të vendit të tretë, nëse jo kualifikim automatik për në 16 të fundit.

Serbia, ndërkohë, luajti një pjëesë të dytë të mirë me Anglinë, por në fund atyre iu mungonte avantazhi në të tretën e fundit dhe një goditje me kokë në minutën e 13 nga Jude Bellingham ishte e mjaftueshme për t’i dënuar me humbje.

Skuadra e Dragan Stojkovic e di se çdo gjë përveç një fitoreje të enjten kundër një skuadre sllovene, e cila ende është në pritje të fitores së tyre të parë në Kampionatin Evropian si një komb i pavarur, do t’i vendosë ata në prag të daljes nga faza e grupeve.

Danimarka kundër Anglisë

Danimarka me sa duket kishte kontrollin në ndeshjen e tyre hapëse kundër Sllovenisë, me Christian Eriksen që shënoi saktësisht 1,110 ditë pasi pësoi një atak kardiak në Euro 2020 për të kaluar danezët në avantazh në minutën e 17-të.

Megjithatë, skuadra e Kasper Hjulmand e humbi disi rrugën pas pushimit dhe u detyrua të kënaqej me një pjesë në një ndeshje që do të kishin synuar marrjen e pikëve maksimale përpara provës së tyre të ndërlikuar kundër Anglisë.

Danimarka ka fituar vetëm katër nga 22 takimet e mëparshme kundër një skuadre të Anglisë, e cila hyn në ndeshjen e së enjtes pas një rezultati pozitiv kundër Serbisë.

Megjithatë, Bellingham do të shpresojë që t’i kalojë “Tre Luanët” në 16-shen e fundit me fitoren ndaj një skuadre daneze, të cilën e mundën 2-1 pas kohës shtesë në gjysmëfinale në Euro 2020.

Spanja kundër Italisë

Duke kërkuar të fitojë titullin e katërt rekord të Kampionatit Evropian, Spanja e nisi fushatën e saj në Euro 2024 me një fitore bindëse 3-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Grupit B, falë golave ??të pjesës së parë nga Alvaro Morata, Fabian Ruiz dhe Dani Carvajal.

Luis de la Fuente i dha startin 16-vjeçarit Lamine Yamal, i cili u bë lojtari më i ri në Euro dhe ylli i Barcelona-s pritet të shfaqet sërish kundër një skuadre italiane, e cila u detyrua të vinte nga disavantazhi për të mundur Shqipërinë 2-1 në ndeshjen e parë të Grupit B.

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë ndonjëherë në Euro, në vetëm 23 sekonda, por Italia u kundërpërgjigj dhe e ktheu lojën, falë goditjes me kokë të Alessandro Bastoni-t dhe një gjuajtje nga Nicolo Barella.

Italia nuk ka humbur asnjë nga 10 ndeshjet e saj të fundit në Kampionatin Evropian, me këtë ecuri mbresëlënëse që fillon me një triumf 2-0 në 16-tën e fundit ndaj Spanjës në Euro 2016 dhe fitorja për secilin nga kombet të enjten do t’i bëjë të kalojnë në raundet e eliminimit në turneun e kësaj vere. Albanian Post

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia në Prizren me fushatë vetëdijësuese ‘Festo me zemër jo me armë’

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore, tani më ka filluar implementimin e Plani Operativ “Sezoni veror 2024”, ku gjatë kësaj periudhe kohore pritet të ketë organizime dhe manifestime të ndryshme (dasma, ahengje familjare) me ketë rast policia është duke zhvilluar një fushatë vetedijesuse në zonën e përgjegjësisë.

Gjatë këtyre aktiviteteve përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postier të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton: Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi).

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të lëndimeve dhe pasojave nga përdorimi i armëve dhe mjeteve tjera.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.