Home Blog Page 1036

IML-ja përfshihet sërish nga zjarri

0

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) sërish është përfshirë nga zjarri.

Tëvë1 mëson se brenda objektit janë djegur disa dollapë, derisa ende nuk dihet shkaktari.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, për Tëvë1 ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 02:00 të natës.

Gashi bëri të ditur se zjarri kishte përfshirë disa gjëra, për të cilat nuk ka informacion se për çfarë janë përdorur.

“Informata për zjarr në IML/ QKUK, eshte marr ne ora: 02:12 Pasi kemi marre lajmin nga PK se ne vendin e lartcekur kemi një zjarre ne Institutin e Mjekësisë Ligjore, në kemi dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte përfshire disa gjëra te cilat nuk di se perse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina”, tha ai, duke shtuar se zjarri ishte minimal, sepse stafi i IMË-së ka reaguar me kohë me aparate për fikje të zjarreve.

Gjatë muajve të fundit, objekti i IML-së është përshirë nga zjarri disa herë që për pasojë kanë mbetur të dëmtuara disa zyre./teve1.info/

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fluks i lartë udhëtarësh nga Kosova drejt bregdetit

0

Fluks i lartë pushuesish nga Kosova, të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur bregdetin.

ABC News raporton se vargu i gjatë i automjeve, kryesisht pushues ditor nga Kosova në këtë ditë të fundit të qershorit janë drejtuar zonave bregdetare.

Pas udhëtimit në Rrugën e Kombit, vargu i gjatë i automjeteve pranë kryqëzimit në Fushë Milot përballen me një trafik të renduar. Pushuesit më pas i drejtohen zonave të preferuara të bregdetit për të kaluar fundjavën.

Me hapjen e rrugës Thumanë-Kashar pasditen e së dielës për turistët vendas dhe të huaj, pritet një përmirësim i ndjeshëm i lëvizjes së pushuesve që preferojnë të vizitojnë bukuritë e natyrës shqiptare gjatë këtij sezoni turistik.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, policia në kërkim të të dyshuarit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 30.06.2024 Stacioni Policor Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit, njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër (4) gëzhoja të armës. I dyshuari i rastit i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!/PrizrenPress.com

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Torakalja pa listë të pritjes për kancer të gjirit dhe mushkërisë

0

Mbi 260 operacione janë kryer në sallën e madhe të Kirurgjisë Torakale në QKUK, ndërsa janë kryer rreth 120 vizita. Punë të madhe janë bërë edhe në ambulanten specialistike me gjithsej 1700 sosh. Këto të dhëna i ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci ka thënë se në klinikën që udhëheq ai, ka larguar listën e pritjes me kancer të gjirit dhe kancer në mushkri.

Ndonëse ka kohë që operojnë me vetëm një sallë operative, Kolgeci është i bindur se javën e ardhshme do të lëshohet në funksion edhe salla e dytë. Kjo sipas tij do ta ulë ndjeshëm numrin e listës së pritjes, që kryesisht është për tumore.

“Gjatë gjashtë muajt e kaluar i kemi pasur 260 operacione në sallën e madhe, kemi pasur vizita diku rreth 120, kemi pasur vizita në ambulanten specialistike 1700, EHO 80, drenazhet torakale që është intervenim kirurgjik invaziv është diku rreth 200 dhe diagnostikimi i gjirit që është bërë me metoda më të reja është diku rreth 70 me metodë jo invazive, është e thjeshtë por faktikisht edhe e shkurton kohën e pritjes për pacientet që presin për operacion. Një sallë të vogël që e kemi që është renim me anestezion të shkurtër janë bërë diku 150 operacione”, ka thënë Kolgeci.

Kolgeci u shpreh me renovimin e sallës së dy operative, do të ndikojë ndjeshëm numri i pacientëve që presin. Këtë dukuri e konsideron normale pasi edhe në shtet perëndimore pritet për intervenime kirurgjike.

“Deri tani ne kemi qenë me një sallë operacioni edhe kjo ka shërbyer për krejt qytetarët e Kosovës, tani vetëm javën që vjen do të lëshohet edhe salla e dytë që do ta zbusë dukshëm numrin e pritjes se pacienteve që presin për ndërhyrje kirurgjike. Një sallë operacioni deri tani që ka qenë ka qenë e pa mjaftueshme për këtë numër të popullatës që kemi po me sallën e dytë besoj që ka më qenë edhe ne do të ndihemi komod edhe pacientë nuk kanë me pas që të presin shumë gjatë. Sallat për intervenime kirurgjik çdo kund pritet, edhe në Gjermani edhe në Amerikë, çdo kund është lista e pritjes, edhe atje presin 5-6 muaj në listë të pritjes”, u shpreh Kolgeci.

Sfidë si çdo klinikë është mungesa e stafit, ndërsa më e theksuar vërehet mungesa e anesteziologëve.

“Kirurgjia është punë ekipore dhe normalisht edhe ka sfidat edhe problemet e veta. Normalisht stafi i mesëm mendoj që duhet me qenë një numër edhe më i madh i infermiereve po më se shumti probleme kemi me anesteziolog, për shkak se numri sipas të dhënave që i kemi numri i anesteziologëve është i pamjaftueshëm aktualisht. Ne përballemi me mungesa të anesteziologëve për arsye se ka ndodhur do raste kur s’kemi pasur edhe operator për shkak të mungese së tyre”, ka deklaruar Kolgeci.

Ai u shpreh se krahas operacioneve tjera, kanë larguar listën e pritjes për pacientët që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe mushkërive. Ndërsa pak më e gjatë është për tumore.

“Me kancer të gjirit nuk kemi listë të pritjes, ne e kemi bërë si prioritet edhe kanceri i gjirit edhe kanceri në mushkri, por edhe kancerat e regjionit torakal ne nuk kemi listë të pritjes. Lista e pritjes është shumë e shkurtër, aq sa është e mjaftueshme për një pacient që të përgatitet, bile mund të them se shumë më shpejt hynë pacientët të ne në Kosovë se sa hynë në shtet tjera për kancer të gjirit. Lista e pritjes është për pacientët që janë me tumoret që presin që shkon goxha gjatë, që mund të shkon pese muaj, gjashtë muaj, deri në një vit shkon me listë të pritjes për pacientet që edhe mund të presin. Por kjo listë edhe në Gjermani edhe në shtet e tjera presin”, u shpreh Kolgeci. /EO

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë sot luajnë ndeshje futbolli

0

Një ndeshje futbolli do të zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të dielën.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se loja në fjalë do të zhvillohet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajval.

“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Buzëqeshje e pikturuar

0

Sahit Osmani

Me ngjyrat dhe aromat e dashurisë
e pikturova buzëqeshjen tënde
ndonëse furçën ma e trazonte era
vështrim i përndezur më forconte

Doja t’i nxirrja të fshehtat në dritë
pa maskën që ndërthurë të keqen
i mbidashuruar sa s’ka më në jetë
i largova t’gjitha ngjyrat e vdekjes

Më turbullonin ndjenjat me dyshim
m’i ndërprisnin hovet e frymëzimit
dukej se s’më shikonin me adhurim
dashuria që më magjepste shpirtin

Tani ti je largë, e lirë, dhe e çliruar
nëpër rrugët e panjohura të botës
me buzëqeshjen tënde të pikturuar
më shikon me shikim shpërfillës !

Mot i nxehtë dhe me diell sot: Rikthehet pluhuri saharian

0

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Gradualisht do të kemi rikthimin e pluhurit saharian.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-31 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Ja disa këshilla:

1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.

2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 11:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.

3. Vishni rroba të lehta: Zgjidhni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura për të mbajtur trupin tuaj të freskët.

4. Përdorni ventilator dhe kondicioner: Nëse nuk keni kondicioner, përpiquni të kaloni kohë në vende publike që kanë, si qendra tregtare, bibliotekat, etj.

5. Ftohni ambientin: Mbani perdet të mbyllura për të bllokuar diellin, dhe hapni dritaret gjatë natës për të ftohur ambientin.

6. Përdorni ujë për të ftohur veten: Bëni dush me ujë të freskët, përdorni kompresa të lagura ose fasha të ftohta për të ulur temperaturën e trupit. /MeteoKosova/

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vërshimet në Dragash/ Xheladini bën thirrje të drejtoheni te këta persona për ndihmë

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka kërkuar ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet.

Xheladini, përmes një shkrimi në Facebook, tha se vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë komunë.

“Sot, ne si autoritete lokale, bashkë me komunitetin duhet të solidarizohemi dhe të jemi të bashkuar për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit, e sidomos atyre familjeve më të prekura, dhe të ofrojmë mbështetje maksimale për të gjithë. Ne jemi duke u angazhuar në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar ndihmë të menjëhershme për familjet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar”.

Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, bizneset e shoqatat për t’u përkrahur këto familje.

“Por, për ta bërë më të mirën e mundshme, neve na nevojitet ndihma dhe përkrahja e secilit prej jush. Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, bizneset, shoqatat etj,. që të ofrojnë mbështetjen e tyre për të gjitha familjet e prekura nga vërshimet”.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve dhe familjeve që kanë pësuar nga vërshimet dhe kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, duke përfshirë këtu dhe pakot ushqimore, le të lajmërohen te këta persona:

1. Në fshatin Kuk: Kapllan Fetahu (044 335 548);

2. Në fshatrat Bresanë dhe Kuklibeg: Vezir Reshiti (049 171 804);

3. Në fshatin Kosavë: Sefidin Mejzini (044 725 534);

4. Në fshatin Zaplluxhe: Dreni Myrtezani (049 443 348);

5. Në fshatin Blaç: Kerim Latifi (049 214 405); dhe

6. Në fshatin Pllajnik: Ruzhdi Domuzeti (046 102 420)”.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjermania kualifikohet në çerekfinale

0

Gjermania është bërë kombëtarja e dytë, pas Zvicrës, që është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024.

Kjo pasi Gjermania triumfoi ndaj Danimarkës me rezultat prej 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të rregullt, teksa në minutën e 4-të të takimit Gjermania shënoi, por që goli u anulua për faull.

Ndërsa në minutën e 36-të të takimit, ndeshja u ndërpre për shkak të shiut të madh dhe breshrit.

Kurse në minutën e 48-të, ishte Danimarka ajo që shënoi por goli i Andersen u anulua për offside, ndërkaq pesë minuta më vonë, Gjermania shënoi gol të rregullt nga pika e bardhë me anë të Havertz.

Rezultati u dyfishua në minutën e 68-të, ku Musiala shënoi për 2-0, teksa danezët nuk arritën të bënin më shumë.