19.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Vërshimet në Dragash/ Xheladini bën thirrje të drejtoheni te këta persona për ndihmë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka kërkuar ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet.

Xheladini, përmes një shkrimi në Facebook, tha se vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë komunë.

“Sot, ne si autoritete lokale, bashkë me komunitetin duhet të solidarizohemi dhe të jemi të bashkuar për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit, e sidomos atyre familjeve më të prekura, dhe të ofrojmë mbështetje maksimale për të gjithë. Ne jemi duke u angazhuar në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar ndihmë të menjëhershme për familjet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar”.

Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, bizneset e shoqatat për t’u përkrahur këto familje.

“Por, për ta bërë më të mirën e mundshme, neve na nevojitet ndihma dhe përkrahja e secilit prej jush. Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, bizneset, shoqatat etj,. që të ofrojnë mbështetjen e tyre për të gjitha familjet e prekura nga vërshimet”.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve dhe familjeve që kanë pësuar nga vërshimet dhe kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, duke përfshirë këtu dhe pakot ushqimore, le të lajmërohen te këta persona:

1. Në fshatin Kuk: Kapllan Fetahu (044 335 548);

2. Në fshatrat Bresanë dhe Kuklibeg: Vezir Reshiti (049 171 804);

3. Në fshatin Kosavë: Sefidin Mejzini (044 725 534);

4. Në fshatin Zaplluxhe: Dreni Myrtezani (049 443 348);

5. Në fshatin Blaç: Kerim Latifi (049 214 405); dhe

6. Në fshatin Pllajnik: Ruzhdi Domuzeti (046 102 420)”.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Shqiptohen mbi 2 mijë e 300 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2337 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

70 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh që janë shqiptuar 2340 tiketa për kundërvajtje. Ndërsa, janë regjistruar 70 aksidente trafiku, 45 prej tyre janë...

Lajmet e Fundit