22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 1044

Totaj pranon studimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se sot se ka pranuar studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeoteknik për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për ngjitje në Kalanë e Prizrenit,  i cili është hartuar  nga Agjencia Zvicerane “Swisscontact” dhe kompania “Epode” nga Franca.

“Realizimi i këtij projekti rrjedh nga marrëveshja tri palëshe mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe “Swisscontact”-it.”,shkruan Totaj në Facebook.

“Hapi i radhës do të jetë hartimi i projektit të detajuar dhe ndjekja e proceseve ligjore për ndërtimin e teleferikut, që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe ata vendës”.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Zyrtare: Ballkani konfirmon largimin e Nazmi Gripshit

0

Ballkani ka bërë të ditur se Nazmi Gripshi nuk do të jetë lojtar i tyre.

Kampioni i Superligës së Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, bëri të ditur se nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Kujtojmë se për Gripshin ka interesim nga klubet kosovare, shqiptare dhe nga Evropa, ndërsa e ardhmja e tij pritet të konfirmohet shumë shpejtë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:

Faleminderit Nazmi Gripshi!

Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij.

Suksese Gripshi. /Telegrafi/

Ndeja e partisë në Prizren, Vetëvendosje publikon videon ku qytetari shihet duke ia puthur dorën Kurtit

0

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren me aktivistë e anëtarë të kësaj partie.

Pjesë e kësaj videoje është edhe momenti kur një qytetar shihet duke ia puthur dorën kryeministrit Albin Kurti.

“Java e Lëvizjes u hap dje në Prizren, me një Tribunë për 146 vjetorin e Lidhjes, dhe vazhdoi me një tubim/ndejë më pas me aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Java e Lëvizjes e mundësuar prej aktivistëve tanë shënon ngjarje të rëndësishme nga historia jonë dhe njëherazi na shërben të reflektojmë për rrugëtimin tonë, t’i festojmë arritjet tona, dhe ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj qëllimeve që i kemi vënë vetes si subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e VV’së.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Fatmir Limaj nderohet në Parlamentin e Shqipërisë

0

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe anëtaren e kryesisë së Nismës, Xhevahire Izmaku, kanë marrë pjesë në shënimin e 80 vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944.

Në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, që u zhvillua në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, dhe që u bë me ftesë të deputetit shqiptar Shpëtim Idrizi dhe Shoqatës Patriotike “ÇAMËRIA”, para gjithë të pranishmëve nga të gjitha trevat shqiptar, një fjalë rasti, mbaji kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se, kjo është njëra prej ngjarjeve më të rënda të popullit shqiptar, ku edhe pas kaq vitesh në secilën familje shqiptare kjo ngjarje, kjo histori e rëndë përjetohet me dhimbje të madhe, mu për faktin se popullata çame kishte përjetuar tmerrin e depërtimit dhe të shpërnguljes me dhunë.

“Edhe për kundër gjithë këtyre vuajtjeve që ka përjetuar popullata çame, ajo gjeti forcën për tu përballur dhe për ti mbijetuar gjithë asaj shfarosje në masë, dhe është për tu admiruar që çamët fisnik për asnjë moment nuk heshtën, por vazhduar pa rreshtuar së kërkuari drejtësi, dhe që me besim presin që në të ardhmen e afërt të triumfojnë”, tha kryetari Limaj.

Pas kësaj, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, mirënjohje që në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë, ju nda nga deputeti Shpëtim Idrizi, politikani shqiptar që në vazhdimësi angazhohet në mbrojtje të të drejtave të çamëve dhe çështjes çame në përgjithësi.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Hera e parë që do të luajnë në garat evropiane, Malisheva nis përgatitjet për sezonin e ri

0

Malisheva ka përfunduar një sezon historik atë 2023/24 ku e përfundoi në pozitën e katërt në tabelë.

Kjo pozitë i mjaftoi malishevasve që të kapin garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

Malisheva do të luaj në raundin e parë të garës së tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Klubi nga ‘Liman Gegaj’ ka njoftuar për fillimin e përgatitjeve duke shkruar se nuk është vetëm një rifillim i stërvitjeve, por fillim i një kapitulli të ri.

 

Njoftimi i plotë nga Malisheva:

Rikthehemi në Stërvitje: Energji dhe Vendosmëri e Rinovuar!

Pas një periudhe pushimi rifillojmë me stërvitje. Kjo nuk është vetëm një rifillim i stërvitjeve, por një fillim i një kapitulli të ri të arritjeve dhe sukseseve.

Në ditët dhe javët që vijnë, do të punojmë fort për të forcuar lidhjet ndërmjet nesh si skuadër, dhe për të sjellë emocionin dhe pasionin tonë në fushën e lojës.

Ekipi është në gatishmëri të plotë për të ecë para dhe të përfaqësojë me krenari ngjyrat tona. Le të bëjmë këtë, bashkë!

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Eurosport Italia për Shqipërinë: Skuadër ambicioze, kujdes nga Broja

0

‘Eurosport Italia’ të martën vjen më një shkrim të gjatë për Kombëtaren shqiptare në prag të duelit me Italinë.

Shqipëria dhe Italia do të ndeshen të shtunën mbrëma në Dotmund, në ndeshjen e parë të EURO 2024, ngjarje kjo që starton më 14 qershor.

“Një ekip ambicioz, këmbëngulës dhe i përgatitur. Kundërshtari i parë i Italisë në Euro 2024 është më i vështirë sesa mund të pritet.  Kombëtarja e Sylvinhos, u kualifikua shumë përpara për Evropianin ‘Gjermani 2024’ dhe në ndeshjen në ‘Westfalenstadion’ të Dortmundit ka të gjithë potencialin për të vënë në vështirësi Italinë e Spallettit. Lojtarët shqiptare që luajnë në Itali nga Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha dhe Kumbulla kryeson një grup të larmishëm dhe cilësor. Shqipëria është një jofavorite që nuk i trembet askujt dhe që, mund të krijojë probleme të ndryshme për Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Kushtojini vëmendje sulmuesit të ri Armando Broja, i cili pas një mungese gati dyvjeçare për shkak të lëndimit, po i afrohet Kampionatit Evropian me një formë të shkëlqyer dhe një besim të ri.

Lojtari i Fulham i lindur në vitin 2001 (i huazuar nga Chelsea) hapi rezultatin në miqësoren kundër Lihtenshtajnit më 3 qershor, dhe më në fund duket se i ka lënë pas problemet e tij fizike. Ka interes nga disa klube të mëdha evropiane për 22-vjeçarin e lindur në Slough, i cili do t’i thotë lamtumirë bluve dhe ngjarja kontinentale mund të bëhet vitrinë klasike për t’u dukur.

Skuadra nuk duhet nënvlerësuar. Ka individualitet të mirë, mburret me një trajner të përgatitur dhe ambicioz dhe nuk është në kampionatin e parë evropian, duke qenë se në vitin 2016 në Francë arriti edhe një fitore në pjesëmarrjen e parë (vendi i tretë në grup pas Francës dhe Zvicrës).

Me pak fjalë, grupi me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë mund të duket pengues, por për asnjërin prej të treve nuk do të jetë e lehtë ta mundë këtë Shqipëri. Raundi i 16-tës nuk përfaqëson një objektiv të pamundur”, shkruan ‘Eurosport Italia’. /rtsh

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

De Biasi paralajmëron Italinë: Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar

0

Në faqet e “Gazzetta dello Sport” nuk mund të mungonte opinioni i Gianni De Biasit, italianit që çoi Shqipërinë për herë të parë në Evropian, në “Francë 2016”.

Ish-trajneri i kuqezinjve u është përgjigjur tri pyetjeve për Kombëtaren shqiptare, ku thekson se ajo nuk duhet nënvlerësuar aspak, por sheh Italinë si favorite. De Biasi ka pohuar gjithashtu se loja e Shqipërisë kundër Italisë do të varet nga strategjia e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që ka evidentuar tifozët si një faktor të rëndësishëm për ndeshjen e së shtunës në Dortmund.

De Biazi, si ish-trajner i Shqipërisë, a e ndoqët atë në miqësoren kundër Azerbajxhanit, tjetër ekip që ju e keni drejtuar së fundi?
De Biasi: Po, Shqipëria fitoi 3-1, por ishte një ndeshje e luftuar. Mund të them se Shqipëria më pëlqeu për mënyrën si dilte nga prapa me top.

Italia, çfarë duhet të ketë kujdes nga Shqipëria për ndeshjen e së shtunës në Gjermani?
De Biasi: Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani dinë të filtrojnë dhe të rinisin aksionin. Sulmuesi kryesor, Broja, është i fortë fizikisht dhe mund të shfrytëzojë çdo rast minimal. Asani dhe Seferi i japin fantazi skuadrës shqiptare nga krahët. Dhe kujdes nga tifozët e tyre: të shtunën në Dortmund do të jenë me mijëra shqiptarë entuziastë.

Cilat janë pikat e dobëta të kësaj skuadre?

De Biasi: Nuk e di çfarë taktike do të zgjedhë trajneri Silvinjo, nëse do ta sulmojë Italinë, apo do ta presë. Shqipëria e tij bën një lojë propozitive. Silvinjo ka pasur maestro të mëdhenj në karrierë, për shembull, ka punuar me Roberto Mançinin. Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar dhe këtë Spalletti e di mirë. Italia është favorite.

Projekti i bashkëfinancuar i mbjelljes së boronicës në Prizren: 2.4 hektarë të mbjella me sukses

0

Projekti i bashkëfinancuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për mbjelljen e boronicës po vazhdon me sukses në territorin e Komunës së Prizrenit. Deri më tani, janë mbjellë 2.4 hektarë me këtë lloj bime në gjithë territorin komunal.

Ky projekt synon të nxisë zhvillimin ekonomik rural duke promovuar kultivimin e bimëve të imëta, të cilat kanë treg potencial të lartë për eksport dhe përmirësimin e të ardhurave për fermerët lokalë. Drejtoria e Bujqësisë ka bashkëpunuar ngushtë me fermerët, duke ofruar mbështetje teknike dhe financiare për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e prodhimit.

Fermerët që marrin pjesë në këtë projekt kanë shprehur kënaqësinë e tyre për përkrahjen e marrë dhe për rezultatet e arritura deri më tani.

Ky projekt është pjesë e strategjisë më të gjerë të Komunës së Prizrenit për të nxitur zhvillimin rural dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në zonat rurale përmes nxitjes së inovacionit dhe diversifikimit të aktiviteteve bujqësore.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

146-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, pianistja Lule Elezi dhe Orkestra e Harqeve të Tiranës shkëlqejnë me performancën para prizrenasve

0

Pianistja Lule Elezi në shoqëri të Orkestrës së Harqeve të Tiranës të udhëhequr nga dirigjenti Oleg Arapi është kthyer në Prizren me një koncert të muzikës klasike, duke ekzekutuar veprat e kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë, për nder të shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ndonëse në sallën e Kino Lumbardhit kushtet nuk kanë qenë adekuate për një koncert të nivelit të tillë, megjithatë loja e pianistes prizrenase dhe orkestrës tiranase ka krijuar një atmosferë të bukur, që është përshëndetur me duartrokitje nga publiku i pranishëm, raporton Telegrafi.

Koncerti ka filluar me solo ekzekutimin e veprës së Ludwig van Beethoven nga pianistja Lule Elezi, për të vijuar më pas nën shoqërimin e orkestrës me paraqitjen edhe të veprave të kompozitorëve tjerë si Frederic Chopin, Manuel M. Ponce, Feim Ibrahimi, Edward Grieg, dhe të një kënge popullore, të gjitha këto të orkestruara nga Kreshnik Aliçkaj.

Paraqitja e fuqishme me virtuozitet në interpretim nga pianistja Elezi, bashkë me orkestrën e dirigjuar nga Arapi ka bërë që audienca të përjetojë kënaqësinë që ofron muzika klasike.

Pas koncertit, pianistja Lule Elezi ka theksuar se takimi me publikun prizrenas e ka përmbushur emocionalisht. “Duartrokitjet e tyre më bëjnë gjithmonë të mos ndalem, të vazhdoj të punoj, dhe kudo që performoj qoftë në Kosovë qoftë jashtë ta prezantoj vendin tim si është më së miri”, ka thënë Elezi.

Teksa ka shprehur mirënjohje për autoritetet e Komunës së Prizrenit dhe për ShKA “Harmonia” për këtë organizim, ajo ka veçuar edhe bashkëpunimin me dirigjentin Oleg Arapi dhe Orkestrën e Harqeve të Tiranës, raporton Telegrafi. “Shpresoj të vazhdojmë edhe më tutje këtë bashkëpunim. Sonte ishte një emocion i veçantë, pasi është shumë më vështirë të luash në vendin tënd, sepse këtu i njeh njerëzit, dhe këtë emocion nuk e gjen askund tjetër, sidomos kur flasim për qytetin e bukur të Prizrenit, që është qytet i fëmijërisë time”, është shprehur Elezi.

Ndërsa dirigjenti Oleg Arapi ka pohuar se pritja e publikut ka qenë plot me dashuri e respekt dhe se “kjo është kënaqësia e vërtetë e artistit”. Në të njëjtën kohë ka veçuar ekzekutimin e pianistes nga Prizreni.

“Fakti që ne lozëm së bashku me orkestrën tonë një koncert e tregon më së miri vlerën e Lules, që ka një lojë të jashtëzakonshme”, ka thënë Arapi.

Sipas tij ekziston nevoja që krahas veprave të autorëve botërore edhe veprat e muzikë klasike shqiptare të prezantohen më shumë. “Repertori që në sapo bëmë këtu është një repertor klasik shumë i bukur që mund të interpretohet në çdo vend të botës. Pra ka ardhur momenti që edhe neve ta ngremë në art muzikën klasike shqiptare”, është shprehur ai.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se ky koncert është pjesë e programit të pushtetit lokal për shënimin e 146 vjetorit të LSHP-së me qëllim që të prezantohet një program i veçantë artistik.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë përkrahjen e aktiviteteve të tilla kulturore sepse Prizreni është kryeqytet kulturor dhe shpirtëror i shqiptarëve dhe ne do ti japim një vlerë të shtuar artistike e kulturore”, ka thënë Totaj. /Telegrafi/

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1535 gjoba në trafik.

 

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 22 persona.