13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 1057

8 vite më parë ka vdekur boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, Muhamed Ali

0

Sot bëhen 8 vite nga koha kur vdiq boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, Muhamed Ali, shkruan KultPlus.

Muhamed Ali (Cassius Marcellus Clay, Jr), ka lindur më 17 janar 1942 në Loujsvilje në ShBA. Ishte një boksier profesional amerikan, ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë.

Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karrierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit.

Në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit. Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam, për të cilin vendim, ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.

Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë.

Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016.

Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor licensa e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tij që të shkonte në luftë në Vietnam.

Ai u martua katër herë dhe ka nëntë fëmijë: shtatë vajza dhe dy djem. Për herë të parë, ai u martua më 14 gusht 1964 me Sonji Roi, por u divorcuan më 10 janar 1966. Më 17 gusht 1967, ai u martua me Belinda Boyd. Më vonë, ajo u knovertua në Islam dhe e ndryshoi emrin e saj në “Khalilah Ali”. Ata kishin katër fëmijë: Maryum, binjakët Jamillah and Rasheda dhe Muhammed Ali, Jr..

Më 1977, ai u martua me Veronica Porsche. Ata kishin një vajzë me emrin Lejla Ali. Muhammedi dhe Porsche u divorcuan në vitin 1986.

Më 19 nëntorë 1986, ai u martua me Yolanda “Lonnie” Williams, ku më vonë Lonnie konvertohet në Islam.

Ai vdiç 3 qershor 2016./KultPlus.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Grabitja e argjendarisë në Suharekë/ Edhe nga dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit

0

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj katër të dyshuarve Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Kjo është konfirmuar në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” nga kjo Gjykatë, ku thuhet se masa e paraburgimit të dyshuarve iu vazhdua pas propozimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“…Gjyqtarja e procedurës paraprake Teuta Krusha, ndaj të pandehurve Bujar Basha, Besart Istrefi, dhe Leutrim Cakolli, të dyshuar për veprën penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par. 4 dhe të pandehurit Trim Baraku, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Prizren …iu është vazhduar MASA E PARABRUGIMIT, edhe për 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigje.

Aty thuhet se kjo masë të dyshuarve mund t’iu zgjasë deri më 30 qershor 2023.

Ditën kur ndodhi grabitja, u bë e ditur se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.

“Betimi për Drejtësi” kishte publikuar pamjet nga momenti i grabitjes, ku ishin shkrepur edhe armët nga të dyshuarit dhe policia gjatë grabitjes që po ndodhte në qendër të qytetit të Suharekës. /BetimipërDrejtësi

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

100 vite nga vdekja e Franc Kafkës

0

Sot bëhen 100 vite nga vdekja e një prej shkrimtarëve më të mirë të historisë së njerëzimit, Franc Kafkës, shkruan KultPlus.

Franz Kafka ka lindur më 3 Korrik të vitit 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, apo siç njihet sot me emrin Republika Çeke.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe një nga modernistët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX. Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, e të cilat janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.

Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin “Die Verëandlung” (Metamorfoza, Shëndërrimi) dhe romani i tij i pambaruar “Der Prozess” (Procesi) dhe “Das Schloß” (Kështjella).

Mbiemri “kafkor” ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta të llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës.

Disa nga veprat që mund të shtjellohen dhe të përkthyera në shqip janë: “Procesi”, “Metamorfoza”, “Kështjella” në formën e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtër në formën e tregimit. Disa nga tregimet e tij janë “Një Leksion Akademik”, “Populli i Minjve”, “Barbarët”, etj.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Fatkeqësisht veprat e tij janë në shumicën e tyre të humbura dhe për më tepër nga vetë dëshira e autorit për t’i asgjësuar ato. Ajo që mund të analizohet për këtë shkrimtar, është vënia re e një ndryshimi rrënjësor të formës në veprën e tij dhe në përmbajtje.

Ai shpesh përdorë një formë të veçantë dhe të thatë simbolike ku majmunët flasin, njerëzit transformohen, portretizohen në mostra etj, pra një realitet jashtëtokësor për të analizuar bujtinën tokësore në formën e saj më reale. Ky konstatim mund të duket kontradiktor në vetvete por nis nga një simbolikë surreale që kërkon vëmendje për problemet e mëdha universale që prezanton Kafka.

Disa nga shkrimet dhe përkthimet e tij:

1909: Një libër lutjesh grash (Ein Damenbrevier)
1909: Një bisedë me të luturin (Gespräch mit dem Beter)
1909: Një bisedë me të dehurin (Gespräch mit dem Betrunkenen)
1909: Aeroplani në Brescia (Die Aeroplane in Brescia)
1911: Rihardi dhe Samueli (Richard und Samuel)
1912: Zhurmë e madhe (Großer Lärm)
1913: Soditje (Betrachtung; me 18 tekste prozë)
1913: Gjykimi (Das Urteil)
1913: Fokisti (Der Heizer)
1915: Metamorfoza (Die Verëandlung)
1915: Para ligjit (Vor dem Gesetz; pjesë i romanit “Procesi”)
1918: Vrasja (Der Mord)
1918: Një doktor vendi (Der Landarzt)
1919: Në koloninë ndëshkuese (In der Strafkolonie)
1921: Kalorësi i kovave (Der Kübelreiter)

Ai vdiq më 3 Qershor 1924 në Vjenë të Austrisë, në moshën 41 vjeçare./KultPlus.com

Ismet Munishi e çon në qiell Real Madridin

0

Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë u trajtuan tema të ndryshme, duke nisur nga finalja e Ligës së Kampionëve, barazhi për Superligë, Kombëtarja e Kosovës, Kombëtarja shqiptare dhe shumë e shumëçka.

Analisti i emisionit, Ismet Munishi e analizoi ndeshjen finale të Championsit, të cilën e fituan madrilenët.

Sipas tij, vendimtare në fitoren e madrilenëve ishin pritjet e portierit Thibaut Courtois, shkruan “Gazeta Express”.

Tutje, trajneri kosovar e përshëndeti edhe punën e bërë nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili i ndërmori masat në pjesën e dytë pasi në atë të parë “Los Blancos” nuk ishin në nivelin e dëshiruar.

Munishi e çoi në qiell Real Madridin, duke i përmendur 15 trofe të fituar, si askush tjetër, ndërsa thotë se do të jetë e vështirë të mbërrihet kjo skuadër e trofeve.

Ai ka mbetur i mahnitur me karakterin e madrilenëve, të cilët, shtoi ai, fituan pa ndonjë ekip të madh, pa sulmues fantastik, ndërsa sipas tij ky klub është për t’u marrë shembull.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjiganti turk ia vë syrin Mirlind Dakut, i ka bërë ofertë zyrtare

0

Mirlind Daku po shfaq formë solide në Rusi me Rubin Kazanin. Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane t’ia vënë syrin sulmuesit kosovar.

Sipas mediave turke, përfaqësuesi shqiptar mund të përfundojë në Stamboll gjatë vërës që po vjen.

Klioko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/7619581521495302

Mediumi “Takvim” raporton se Besiktasi ia ka vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm, të cilit madje ia ka bërë edhe një ofertë zyrtare.

Sipas mediumit në fjalë, klubet janë duke i vazhduar negociatat pasi turqit e duan një sulmues për sezonin e ardhshëm pasi duan të ndahen me Vincent Aboubakar dhe se ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re me Cenk Tosun.

Klubi rus nuk dëshiron ta shesë Dakun para Euro 2024 pasi beson se vlera e kartonit të futbollistit kosovar mund të rritet me ndonjë paraqitje eventuale pozitive me Shqipërinë në këtë garë prestigjioze.

Vlera aktuale e Dakut është 1,5 milionë euro, ndërsa ai i ka zhvilluar 232 ndeshje në karrierë duke kontribuuar në 130 gola, përfshirë këtu 109 gola dhe 21 asistime.

Në edicionin e kaluar ai i kishte zhvilluar 33 ndeshje dhe i kishte shënuar 10 gola e i kishte bërë 4 asistime.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lufta kundër etheve hemorragjike, Malisheva dezinsekton zonat endemike

0

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka vazhduar me fazën e dezinsektimit kundër rriqrave.

“Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), përkatësisht marrjen e masave preventive, Komuna e Malishevës është duke vazhduar me dezinsektimin e zonave endemike”, thuhet në njoftim.

Dezinsektimi gjatë kësaj fundjave është zhvilluar në qytetin e Malishevës, përkatësisht hapësirat më të frekuentuara dhe periferia e qytetit, ndërsa dezinsektimi do të vazhdoj edhe ditët në vijim, në zonat tjera.

“Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, kërkon nga organet kompetente në nivel të vendit, që të marrin masat e nevojshme, sipas strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK, përkatësisht të bëhet repelimi i kafshëve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të aktivizoj Këshillin Ndërministror dhe të merret më seriozisht me menaxhimin e situatës me EHKK, jo vetëm në Komunën e Malishevës”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë që në territorin e Komunës së Malishevës, që nga paslufta, e deri në vitin 2013, si pasojë e virusit që shkakton ethe hemorragjike, e që kryesisht bartet nga rriqra tek njeriu, kanë humbur jetën 18 qytetarë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 31 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 11 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot, diell e vranësira

0

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.

“Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës në disa zona parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”.

Pajtohen familjet Likaj dhe Qenaj nga Hasi i Prizrenit

0

Familjet Likaj dhe Qenaj nga Hasi i Prizrenit ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.Pajtimi i tyre është bërë dy javë pas rrahjes dhe plagosjes me armë në fshatin Gjonaj.

Pajtuesi Fetah Bekolli tha se pajtimi i familjeve Likaj dhe Qenaj është arritur pa kushte.

“Pajtimi i këtyre familjeve është arritur në mënyrën më të sinqertë dhe pa kushte,” tha Bekolli për “PrizrenPress”.

Ai tregon se familjet, pasi shtrirjes së dorës së pajtimit, kanë vizituar familjet e njëra-tjetrës.

“Jam shumë i lumtur që këto familje kanë arritur të pajtohen. Dhashtë Zoti që të kemi sa më pak ngatërresa,” u shpreh Bekolli.

Familjet Likaj dhe Qenaj u patën përfshirë në një rrahje në fshatin Gjonaj të Hasit, ku dy anëtarë të familjes Qenaj (babë e bir) nga Romaj pësuan lëndime trupore dhe plagosje me armë.

Gjashtë anëtarët e familjes Likaj, që ishin përfshirë në rrahje, ndërkaq u shpallën në kërkim nga policia, ku katër prej tyre janë arrestuar dhe paraburgosur./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në Prizren: Tre persona të lënduar

0

Një aksident ka ndodhur në Prizren, ku një veturë e panjohur ka goditur nga mbrapa një tjetër veturë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është duke u monitoruar.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse./PrizrenPress.com/