21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1066

Spitali i Prizrenit pezullon operacionet e planifikuara, shkak mungesa e një ilaçi

0

Spitali i Prizrenit ka pezulluar operacionet e planifikuara (elektive) për shkak të mungesës së “Fentanil”-it, ilaç që përdoret kryesisht si qetësues dhimbjesh (analgjezik).

Ndërkaq, operacionet urgjente po kryhen me sasinë e vogël të “Fentanil”-it, i cili është produkt medicinal shumë herë më i fortë sesa heroina e morfina.
 

“Duke pasur parasysh faktin se nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) jemi furnizuar me sasi të nevojshme për të kryer rastet urgjente, operacionet elektive për momentin janë shtyrë deri në furnizimin e rregullt me ‘Fentanil’” – tha drejtoria e Spitalit për KALLXO.com.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Prizrenit

0

Komiteti për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Prizrenit shqyrtoi  çështjet kyçe dhe miratuan rekomandimet për seancën e radhës.

Kryesuesja e Komitetit, Antigona Bytyçi, njoftoi për zhvillimet pas takimit dhe për pikat e rekomanduara për shqyrtim në seancën e ardhshme të Kuvendit të Prizrenit.

Ndërkaq, anëtari i Komitetit nga radhët e LVV, Karanfil Haxhillari, shprehu kritika ndaj praktikës së rivotimit ose shfuqizimit të vendimeve të Kuvendit, duke veçuar projektin e rehabilitimit dhe rivitalizimit të Qendrës Historike të Prizrenit.

Seanca për shqyrtimin e pikave të rekomanduara do të mbahet të enjten në orën 10:00./tv prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetdorëzohen në polici edhe disa anëtarë të familjes Likaj, tre të tjerë ende në kërkim

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, që para disa ditësh, ishin shpallur në kërkim për “Vrasje të rëndë në tentativë” në Prizren.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se tre nga gjashtë personat që ishin shpallur në kërkim, janë dorëzuar në polici.

Të dyshuarit kërkoheshin për: “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe “Pjesëmarrje ne rrahje”

Rasti ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.

“Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzuar ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.

1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit

3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit” – thuhet tutje.

Policia ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar një një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava” dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Në kërkim vazhdojnë të jenë:

Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.

Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët.

QKMF-së në Malishevë i shtohen edhe katër mjek të rinj

0

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, janë nënshkruar kontratat e punës me katër mjek të rinj, mjek të praksës së përgjithshme, duke siguruar staf të mjaftueshëm të profesionistëve shëndetësor, në këtë qendër të mjekësisë familjare.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me mjekë të rinj, ishte i pranishëm edhe drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar mjekët e rinj, të cilët tanimë kanë filluar punën në QKMF. “Ju përgëzoi për angazhimin tuaj në QKMF në Malishevë dhe ju dëshiroj punë të mbarë”, tha drejtori Berisha, duke i uruar mjekët e rinj, të cilët edhe i njoftoi me angazhimin e drejtorisë për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Edhe drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi, i ka uruar mjekët e rinj, të cilët tashmë janë angazhuar në këtë qendër, bazuar në konkursin e shpallur për mjek dhe tha se “me këta katër mjek, tashmë është krijuar staf i mjaftueshëm për ofrimin dhe rritjen e shërbimeve shëndetësore, edhe pse ende nuk janë të kompletuar, por me këtë numër aktual, mund të menaxhojnë dhe ofrojnë shërbime të nevojshme”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Lista e Shqipërisë për Euro 2024: Çfarë ndodhi me dyshen Uzuni – Cikalleshi

0

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho publikoi të hënën listën provizore me 27 lojtarë të ftuar për fazën përgatitore para Euro 2024 të kësaj vere.

Në listën e brazilianit, të natyralizuar së fundmi në shqiptar, binte në sy mungesa e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit, sigurisht edhe ajo e Keidi Bares dhe Arbnor Mujës. Por, dy të parët kishin lënë më shumë gjurmë te kuqezinjtë gjatë kualifikueseve për Euro 2024.

Dhe, janë pikërisht emrat e Uzunit dhe Cikalleshit që kanë përçarë opinionin sportiv në vend dhe më gjerë nëse ishte e drejtë apo jo mungesa e ftesës për të dy.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Në konferencën për shtyp, Sylvinho u shpreh se mungesat apo risitë në listën e tij janë sepse “nuk kemi shumë kohë për eksperimente”.

“Dera e Kombëtares është gjithmonë e hapur në çdo moment për çdo lojtar. Mund të jesh edhe 27 vjeç dhe je në formë dhe të vjen një ftesë nga Kombëtarja”, u shpreh braziliani.

“Nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente sepse finalet e Evropianit janë krejt tjetër, ndryshe nga kualifikueset. Jam i bindur që grupi i Evropianit është 100% i qetë dhe në atmosferën e duhur dhe është i gatshëm për të shkuar përpara në këtë rrugëtim”.

“Zgjedhja ime është e e vështirë. Dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët, por e kam të pamundur të marr 35 lojtarë apo më shumë sepse në fund, sipas rregullit të UEFA-s, ne do të shkojmë në Evropian me 26 lojtarë”, theksoi Sylvinho, duke mos u futur në detaje për mungesat e Uzunit dhe Cikalleshit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Cikalleshi ka udhëhequr sulmin e Shqipërisë përgjatë gjithë fushatës kualifikuese për Euro 2024. Ai e mbylli fushatën me një gol dhe një asistim, duke pasur një vlerësim të përgjithshëm me notën 6.8 nga “Sofascore”.

Sulmuesi kavajas shënoi në fitoren 3-0 ndaj Çekisë në Tiranë dhe asistoi në barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në transfertë.

33-vjeçari ka qenë më pjellor me skuadrën e tij, Konyaspor, në Superligën e Turqisë, teksa ka realizuar 33 ndeshje, 12 gola dhe 5 asistime.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Pra, një lojtar i cili përveçëse la gjurmë në kualifikuese, ka pasur vijueshmëri edhe me klubin e tij, ndryshe nga një pjesë dërrmuese e kuqezinjëve të cilët janë përballur me mungesë minutazhi në klubet respektive.

Mungesa e tij në listën kuqezi, solli habi te shumë njerëz, por sipas ekspertëve të futbollit kjo i referohet moshës së tij, që sigurisht ndikon edhe te rendimenti në fushë.

Sylvinho ka zgjedhur t’i besojë më shumë Mirlind Dakut, Armando Brojës dhe Rey Manajt për rolin e “9”-shit.

Daku, 26 vjeç, 1.92 metër i gjatë, ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 28 paraqitje në ligën e lartë të Rusisë me skuadrën e Rubin Kazan-it.

Në ndryshim nga Cikalleshi, Daku realizoi një gol dhe një asistim në pesë paraqitje në kualifikuese, prej të cilave vetëm një e nisi si titullar (shtatë ndeshje si titullar për Cikalleshin).

Broja dhe Manaj nuk ishin të pranishëm gjatë fushatës kualifikuese. Por, në rastin e të parit, aftesitë e tij janë të dukshme dhe shpërthimet e tij mund të jenë jetike për Shqipërinë gjatë Euro 2024.

Përsa i përketë Manajt, ish-lojtari i Barcelona-s dhe Inter-it, pati një sezon jashtëzakonisht frytdhënës në Superligën e Turqisë. Ai përfundoi me 18 gola dhe tre asistime në 33 ndeshje. Vetëm Mauro Icardi dhe Edin Dzeko bënë më mirë se lushnjari.

 

Befasia tjetër e madhe në listën e Sylvinho-s ishte mungesa e Myrto Uzunit. Lojtari i Granada-s pati një fund sezoni të hidhur teksa ra nga La Liga, në atë që ishte një vit i mirë në aspektin personal.

Sulmuesi nga Berati u paraqit në 34 ndeshje në La Liga, duke nisur si titullar 28 prej tyre. Ai realizoi 11 gola dhe një asistim në këtë proces.

Megjithatë, këto statistika nuk mjaftuan që ai të ishte pjesë e listës për Euro 2024.

Në fakt, mungesa e Uzunit ishte disi e paralajmëruar, duke parë edhe luhatjet e performancës se tij me kuqezinjtë.

Ish-sulmuesi i Laçit në Superiore e nisi si titullar fushën kualifikuese, prakitikisht në takimin e parë ndaj Polonisë dhe atë pasues ndaj Moldavisë. Në të dyja ato ndeshje, ai nuk mundi të linte gjurmë duke qenë dhe ndër lojtarët më të dobët në fushë (nota 6.5 dhe 6.6 sipas “Sofascore”).

Në ndeshjen e tretë, ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho zgjodhi t’i besonte Taulant Seferit, i cili e shpërbleu besimin.

Edhe pse ndeshja ndaj Faroeve u fitua 1-3 nga kuqezinjtë dhe Uzuni dhuroi një asistim, duke marrë edhe vlerësimin më të lartë personal (7.2) gjatë gjithë fushatës, kjo nuk mjaftoi për të bindur Sylvinho-n. Me këtë të fundit, siç u përmend më sipër, që dukej më i bindur nga aftësia sulmuese dhe sidomos ajo mbrojtëse e Seferit.

Pasi ishte përfshirë në lojë nga stoli edhe në ndeshjen ndaj Çekisë (1-1), Uzuni u vendos titullar për takimin e kthimit ndaj Polonisë. Por, edhe këtë herë, ai nuk mundi të linte gjurmë. Vlerësimi ishte me notën 6.5, më i dobëti nga 11-shja fillestare.

Më pas pasuan dy qëndrime në stol, përkatësisht në fitoren 3-0 ndaj Çekisë dhe barazimit 1-1 në Moldavi.

Uzuni u rikthye titullar në ndeshjen e fundit të kualifikuese, në barazimin 0-0 ndaj Ishujve Faroe në Tiranë. Edhe këtë herë, beratasi u vlerësua me një notë relaitivisht të ulët, 6.6. Më keq se ai bëri vetëm Daku, 6.4.

Pra, në total, Uzuni luajti gjashtë takime, nga të cilat katër si titullar, duke pasur mesatarisht 56 minuta për ndeshje.

Sipas të përditshmes sportive shqiptare, “Panorama Sport”, Uzuni ka pasur disa pakënaqësi për përshtatjen e tij me grupin e lojtarëve kuqezi nën drejtimin e Sylvinho-s. Pakënaqësi këto që nuk u shprehen asnjëherë publikisht, por që ishin aty. Dhe, kjo mund të reflektojë mënjanimin e tij nga lista.

Në vendin e Uzunit, Sylvinho ka preferuar lojtarë si Seferi, Ernest Muçi dhe Arbër Hoxha. Me këtë të fundit që është një thirrje e re në kombëtare, i aktivizuar vetëm në dy miqësoret e fundit ndaj Kilit dhe Suedisë.

Hoxha, edhe pse një emër i ri në listë, përfaqëson një talent të spikatur me gjigandët e Dinamo Zagrebit. Këtë sezon ai ka shtatë gola dhe katër asisitme në 42 ndeshje në të gjitha garat me kroatët.

Shkathtësia dhe cilësitë teknike të tij bënë që Sylvinho të vepronte para Federatës së Futbollit të Kosovës për ta afruar te kuqezinjtë. Ndaj emri i tij në listë duket i justifikuar duke qenë se vetë trajneri ka bërë një hap të rëndësishëm në bindjen e tij për të veshur fanellën kuqezi.

Megjithatë, mungesat e Cikalleshit apo Uzunit nuk janë “fundi i botës”. Zgjedhjet e një trajneri, sidomos në kushtet e kufizimit të numrit të lojtarëve, janë gjithnjë të vështira.

Mos të harrojmë se Belgjika la jashtë listës për Euro 2024 një emër si Thibaut Courtois, një nga portierët më të mirë në botë, në mos më i miri.

Italia, kundërshtare e Shqipërisë në Euro 2024, la jashtë listës së saj mesfushorin e Juventus-it, Manuel Locatelli, kampionin në fuqi të Kampionatit Evropian.

Po ashtu edhe lista e Spanjës, një tjetër kundërshtarë i kuqezinjëve në Euro 2024, ngjalli debate të ashpëra. Por, ky është futbollit, zgjedhjet janë të vështira, por nuk bëhen pa shkak. Albanian Post

Mbretit Zog iu ndalua hyrja në Shqipëri! “Marrezia” e Hoxhës me serbët

0

DR. VASFI BARUTI/ Kongresi i Përmetit në 80-vjetorin e tij, në një vështrim të ri përndryshe nga historitë e shumta të Partisë Komuniste dhe historio-grafia komuniste e ajo bashkëkohore kur ylli komunist është në qenien e tyre.

 

Një foto e presidiumit të Kongresit të Përmetit, e cila është jo aq për 4-5 të mbetur me medalionin e kongresistit dhe të tjerë rënë “dëshmor” i partisë por fjala është për shqiponjën dy krenore pa yllin komunist, simboli i partisë komuniste dhe komunizmit. Befasi është pamja e shqiponjës dhe një arsye të fortë e kishte ama ajo s’është ndër dije komuniste, është shtirje, dukje, mashtrim alla komunist.

Përndryshe nga aktivitetet politike të partisë me flamuj me simbolin e komiternit e atë bolshevik dhe ja pa yll komunist shqiponja dykrenore në sfondi i Konferencës së Pezës në sajë të ngulmimit nacionalist, në Mbledhjen e Beratit për Qeverinë e përkohshme, në Tiranë hyrja e qeverisë “Hoxha” e deri janar 1946 kur ylli komunist në shqiponjë do ligjërohej. Përse, qëndrimi me maskë i partisë komuniste? Enver H. më 26 mars 1946 para kuadrove të larta të partisë e të ushtrisë ishte në alarm pse populli shqiptar kishte alergji të epërme nga komunizmi pse e shihnin armikun e tyre: “… fashizmi dhe regjimi i Zogut kanë ngulë në shpirt të popullit e të fshatarësisë se komunizmi është kuçedër dhe shkatërron familje, fe e besë etj.”. E ylli i kuq ishte simboli i komunizmit.

Nderim i merituar dhe i munguar i Kongresit të Përmetit në 80-vjetorin i tij është t’i hiqet maska Kongresit si bio shqiptar e vepër e Enver H. dhe zbulimi i fytyrës kopje njëqind për qind bio e Jugosllavisë në AVNOJ2 (Jajcë, 29 nëntor 1943). Faktet? Meraku i Titos të sjellë në Shqipëri përvojën e AVNOJ2.

Tito i shkruante Milos (Miladin P.) për përvojën e Jugosllavisë e shumë-vlerë edhe për Shqipërinë: “… Ju e dini se ne kemi krijuar në Jugosllavi Komitetin Antifashist të çlirimit Popullor të Jugosllavisë. Të njëjta komitete kemi krijuar në kombet e tjera në Kroaci, në Slloveni etj. Sipas kësaj, ne do t’ju këshillonim që edhe ju të filloni në Shqipëri formimin e përfaqësive të popullit, të cilat do të mbështeten në Këshillat çlirimtare Popullore. Ju do të mundeni menjëherë brenda në vendin tuaj të formoni një Qeveri popullore, e cila do të mbështetet në Këshillat e çlirimit Popullor dhe e cila do të kishte me të vërtet karakterin e vërtetë popullor. Në rast se tek ju situata nuk është pjekur për atë gjë atëherë duhet të krijoni një Këshill Nacional çlirimtar Popullor, i cili do kryente të gjitha funksionet e një qeverie deri sa të vijë koha të formohet një qeveri e tillë. Kuptohet vetvetiu se aty duhet të grumbullojë përfaqësuesit më të mirë dhe më të ndershëm të popullit, të cilët do të jenë garancia e qenies së qeverisë së vërtetë të popullit. Me përshëndetje shoqërore Tito. VF LP.2

PARALELE AVNOJ2 JAJCË: AVNOJ2 I PËRMETIT

Për historiografinë komuniste Kongresi i Përmetit vendosi “ndërtimin e Shqipërisë së re demokratike popullore sipas vullnetit të popullit” porse Shqipëria s’u bë as “demokratike popullore” as “sipas vullnetit të popullit”, siç premtohej nga partia komuniste në vite lufte. Kongresi i Përmetit është i pa studiuar në paralele me AVNOJ2 dhe as si kopje e tij. AVNOJ2 dhe Kongresi i Përmetit binjakë të “bashkim vëllazërimit” Shqipëri-Jugosllavi në Federatën e Jugosllavisë/Ballkanike. Bashkim vëllazërimi i plotë kërkon që organet ekzekutive e legjislative të Shqipërisë të bëhen njësh me organet e Jugosllavisë kur Shqipëria e projektuar të jetë republikë e shtatë e saj andaj edhe ngulmohej nga Tito-Enver që KANÇ-i i Kongresit të Përmetit të jetë njësh me AVNOJ2 i Jajcë 29 nëntor 1943.

KANÇ-i nga AVNOJ2 mori emërtesën e organeve legjislative-ekzekutive: Këshilli Antifashist i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë dhe Komiteti i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë (AVNOJ2) bëhet emërtesë për organet legjislative-ekzekutive që dual nga Kongresi i Përmetit përkatësisht Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Komiteti Antifashist Nacional-çlirimtar (KANÇ) dhe, siç shihet, në emërtesa shqiptare të Këshillit të Kongresit të Përmetit mungon vetëm emri Jugosllavi!

E ç’është e rëndësishme: KANÇ-i nga AVNOJ2 me përparësi mori edhe funksionet e të drejtat e tyre, si: “1. Këshilli Antifashist i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë të konstituohet në trup të lartë ekzekutiv e legjislativ të Jugosllavisë, si përfaqësues suprem i sovranitetit të popullit dhe shtetit të Jugosllavisë si tërësi dhe të formohet Komiteti i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë si organi me të gjitha veçoritë e pushtetit popullor, nëpërmjet të cilit Këshilli Antifashist i Çlirimit Nacional të Jugosllavisë do realizojë funksionin e vet ekzekutiv”. 3

Kongresi i Përmetit abrogoi vendimin e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional çlirimtar për zgjedhjen e Kryesisë tij në mbledhjen e 26 majit dhe AVNOJ2 transplantohej në vendimet e Kongresit të Përmetit: “… Kongresi Antifashist Nacional-Çlirimtar zgjodhi Këshillin Antifashist Nacional Çlirimtar, si trupin kryesor legjislativ dhe ekzekutiv që përfaqëson sovranitetin e popullit e të shtetit shqiptar. Kongresi i jep të drejtë Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të formojë Komitetin Antifashist Nacional-çlirimtar me gjithë atributet e një qeverie të përkohshme popullore me anën e të cilit Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar realizon funksionin e tij ekzekutiv”. 4

Identike me AVNOJ2 janë dhe vendimet për qëndrimin ndaj mbretit e marrë- veshjet tradhtare të mbretit me vende të tjera. Vendimet e Kongresit: “Mbretit Zog i ndalohet hyrja në Shqipëri” dhe “Të rishikohen të gjitha marrëveshjet me shtetet e huaja, të prishen e bëhen të reja.” Identik me vendimet 2-3 të AVNOJ2: “Mos njihet qeveria tradhtare në mërgim dhe marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura në emër të Jugosllavisë.”

AVNOJ2 i Jajcës emetoi kufijtë federativë të Jugosllavisë kurse AVNOJ2 i Përmetit dhe Komandanti Enver Hoxha shfaqet i përkushtuar i Federatës Ballkanike në kryesi të Federatës së Jugosllavisë me prijës Tito. Parulla politike për Federatën Ballkanike ishte vëllazërimi mes popujve! Enver H. me marrëzinë e tij politike: në Federatë “shuhen” shkaqet e përgjakjeve të shqiptarëve nga serbët!

Pas Kongresit Konfederata Ballkanike rinxjerr kthetrat dhjetorin ’44: “Sa i përket politikës sonë me popujt kufitarë të Ballkanit ku lufta e sotme vëllazërore kundër armikut të përbashkët ka hedhë bazat e para për një Konfederatë Ballkanike…”. 7

I sapokthyer nga Bullgaria diktatori Hoxha i drejtohej popullit shqiptar: “… Jugosllavia e Marshallit Tito është shtylla e shëndoshë e bashkimit e vëllazërimit të popujve tanë dhe të popujve të tjerë të Ballkanit. Pra marrëveshja që nënshkruam me popullin bullgar përforcon, çimenton edhe më tepër këtë vëllazërim, këtë bashkim të tre popujve tanë. /…/ Jemi tre popuj, Jugosllavia, Shqipëria e Bullgaria, por me një trup, me një zemër e me një shpirt. Të rrojë bashkimi e vëllazërimi me popujt e Marshallit Tito”. Parulla politike Bashkim Vëllazërim e Titos e hedhur në luftë çimentohej e shëndetshme në Shqipëri vite ’45-’47 dhe flamurmbajtësi i zjarrtë ishte diktatori Enver.

BURIME

1 Enver H. 26 mars 1944. Referati XV, tema: “Lufta NÇ, perspektivat dhe detyrat.”

2 AQSH, Fondi 14, d. 39, 1943

3 Drugo Zasedanjo Antifasistickog Vijeca Narodnog Oslobodenja Jugosllavije, “Sutjeska”34-35.

4 AQSH, Fondi 40, Dosja 13, 1944.

5 Kongresi i Përmetit 1944.

6 Po aty

7 Jehona e Shkodrës 1944: 21 dhjetor.

8 Bashkimi 1947>20 dhjetor

Urgjencë mjekësore në aeroplan, përfaqësuesi i Mike Tysonit tregon se çfarë ndodhi

0

Mike Tyson pati një urgjencë mjekësore në një aeroplan dhe për këtë, përfaqësuesi i tij ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

Boksieri profesionist 57-vjeçar ishte në një fluturim të American Airlines nga Miami në Los Angeles të dielën kur ndodhi urgjenca, transmeton Klankosova.tv.

“Mike pati një lloj urgjence mjekësore në aeroplan kur edhe mjekët u futën”, tha një dëshmitar okular. “Para se të mbërrinin mjekët, fluturimi lëshoi një njoftim duke kërkuar një mjek, mesazhi doli edhe në ekranët e të gjithëve”.

Ndërkohë përfaqësuesi i boksierit tha: “Fatmirësisht Tyson po ia del shumë mirë. Ai kishte pak përzierje dhe ishte i trullosur për shkak të një shpërthimi të ulçerës 30 minuta para uljes”.

“Ai është mirënjohës ndaj mjekëve që e ndihmuan”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri