7.6 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

QKMF-së në Malishevë i shtohen edhe katër mjek të rinj

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, janë nënshkruar kontratat e punës me katër mjek të rinj, mjek të praksës së përgjithshme, duke siguruar staf të mjaftueshëm të profesionistëve shëndetësor, në këtë qendër të mjekësisë familjare.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me mjekë të rinj, ishte i pranishëm edhe drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar mjekët e rinj, të cilët tanimë kanë filluar punën në QKMF. “Ju përgëzoi për angazhimin tuaj në QKMF në Malishevë dhe ju dëshiroj punë të mbarë”, tha drejtori Berisha, duke i uruar mjekët e rinj, të cilët edhe i njoftoi me angazhimin e drejtorisë për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Edhe drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi, i ka uruar mjekët e rinj, të cilët tashmë janë angazhuar në këtë qendër, bazuar në konkursin e shpallur për mjek dhe tha se “me këta katër mjek, tashmë është krijuar staf i mjaftueshëm për ofrimin dhe rritjen e shërbimeve shëndetësore, edhe pse ende nuk janë të kompletuar, por me këtë numër aktual, mund të menaxhojnë dhe ofrojnë shërbime të nevojshme”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Bashkimi arrin fitore të madhe ndaj Dijonit, prizrenasit festojnë në Francë

Bashkimi ka shënuar një fitore historike në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, duke triumfuar në udhëtim kundër skuadrës...

Pesë të lënduar pas një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë lënduar pesë persona.   Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë,...

Lajmet e Fundit