22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1067

Lansohet në e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas MAShTI-it, paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MAShTI-t në këtë proces.

“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”.

“Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informatave”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ministria ka shpjeguar edhe procedurat e procesit të aplikimit për maturantë në platformën e-Kosova.

“Nxënësi (maturanti) sapo të ketë krijuar llogarinë në adresën https://ekosova.rks-gov.net/ , duhet të orientohet te dritarja duke zgjedhur opsionin Shërbime ? Arsimi ? Apliko për paraqitje të provimit të maturës dhe të ndjekë hapat sipas përshkrimit të paraqitur në linkun më poshtë”, shkroi MAShTI-i.

Për detaje tjera gjeni Udhëzuesin për paraqitjen e provimit shtetëror të maturës në Platformën eKosova:

PARAQITJA ONLINE E PROVIMIT SHTETËROR TË MATURËS NË PLATFORMËN e-KOSOVA DHE SHËRBIMEVE TJERA ADMINISTRATIVE PËR KËTË PROCES

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhduket një grua në Prizren

0

Në polici është raportuar për zhdukjen e një grua në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”.

“Rasti është inicuar dhe po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia jep detaje për arrestimin e njërit nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar A.L, njërin nga gjashtë personat që ishin në kërkim nga autoritetet.

A.L dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 27.05.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin A. L (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se i njëjti në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.

“Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim te dyshuarin për 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ndryshe, të hënën, policia përmes një komunikate bëri të ditur se është në kërkim të gjashtë personave nga Prizreni.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shyhrete Behluli zbulon të dashurin e vajzës së dytë, Gresës

0

Këngëtaraj e njohur Shyhrete Behluli përveç në muzikë ajo është aktive edhe në rrjetet sociale.

Në rastin e ditëlindjes së vajzës së dytë Shyhretja ka uruar me të mirat për të bijën gjithashtu dhe ka zbuluar të dashurin e saj, shkruan Kosovarja.

“Gëzuar ditëlindjen zemër, e ju te dy festofshi gjithmonë te lumtur” ishin faljet e këngëtares.

Andaj nuk munguan edhe urimet e shumta nga ndjekësit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Me diell dhe shi, temperaturat deri në 27 gradë celsius

0

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK

Voziti 222 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet shoferi me 500 euro

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar shoferin që drejtoi veturën me shpejtësi prej 222 km/h dhe të njëjtin e ka gjobitur me 500 euro.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferi është dënuar edhe me 6 muaj ndalim të drejtimit të mjetit me veprim motorik.

Shoferi kishte drejtuar veturën 222 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100km/h.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet njëri nga gjashtë anëtarët e familjes Likaj për plagosjen në fshatin Gjonaj

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren gjatë ditës kishte shpallur në kërkim gjashtë anëtarë të familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit për plagosjen në fshatin Gjonaj.

Pak orë pas shpalljes për kërkimin e të dyshuarve, Policia ka arrestuar Abedin Zenel LIKAJ, zbulon Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, të dyshuarit po kërkohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje.

Në kërkim vazhdojnë të jenë:

Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, fshati Krajk, komuna e Prizrenit.

Ndryshe, kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër rrezikon të dënohet.

Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.

Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët./Gazeta Sinjali/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Jul Deda: Unë e fitova Big Brother Vip. Gjërat do sqarohen!

0

Aktori Jul Deda ka zgjedhur të flasë dy ditë pas finales se Big Brother Vip, me një video në Instagram. Juli falënderon mbështetësit e tij që e votuan këto 4 muaj. Ai thotë se me votat që ka marrë nga mbështetësit e ka fituar Big Brother-in, por gjërat do sqarohen rrugës.

Mesazhi i Jul Dedës!

“Kalova katër muaj e gjysmë të vështirë në Big Brother. Të vështirë i thënçin sepse unë e kam shijuar pafund, jam kënaqur pafund me të mirat dhe të këqijat e tij. Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Jam munduar të tregohem një person me ngjyra, me emocion, ndonjëherë edhe njeriu që bën llogari dhe lojë. Ppor jam munduar të tregohem i matur dhe pse ndonjëherë na ka rrëshqitur këmba dhe e kemi tepruar. E gjitha ndodhi sepse aty jo vetëm luhet, por edhe jetohet. Dhe në fakt unë i kam bërë të gjitha. Ka luajtur, kam jetuar, kam komunikuar, kam bërë për të qeshur, kam bërtitur, kam qeshur, kam qarë, i kam bërë të gjitha. Por ajo që ma ka bërë më të lehtë ketë rrugëtim ishte mbështetja juaj zemrat e mia. Një mbështetje organike, e dashur, jo me shumë lutje, dashamirëse, e pangjyrosur, jo me zor. Për këtë desha t’ju falënderoj. Desha të falënderoj familjen time që është përballur me shumë vështirësi duke qenë unë aty brenda. Unë ju falënderoj juve me përulësinë me të madhe. Keni qenë vërtet zemrat e mia. Rrugëtimi ky ishte. Unë jam i bindur që në këtë botë duhen thënë gjërat siç janë. Unë e di shumë mirë mbështetjen tuaj, votat që kam marrë, mesazhet. Unë nuk i ftova 100 mijë euro, ama ju fitova juve, me të cilët kam 20 vjet që jap e marr përmes profesionit. Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë. Unë e di që me votat tuaja e kam ftuar Big Brother-in, por të gjitha do sqarohen avash-avash.”, thotë Juli ndër të tjera./dritare.net

Deshi të ndalonte hajdutët, vritet aktori i njohur amerikan!

0

Aktori i serialit televiziv “General Hospital” Johnny Wactor u qëllua për vdekje gjatë një grabitje në Los Anxhelos. Sipas policisë, 37-vjeçari kishte kapur në befasi tre persona teksa po tentonin t’i vidhnin katalizatorin e makinës dhe në momentin që ka ndërhyrë njëri prej hajdutëve ka hapur zjarr drejt tij.

Ekipet e shpëtimit e transportuan Wactor sa më shpejt që të ishte e mundur në spital, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të.

“E gjithë familja e Spitalit të Përgjithshëm është zemërthyer nga lajmi i largimit të parakohshëm nga jeta të Johnny Wactor. Ai ishte vërtet i jashtëzakonshëm, ishte kënaqësi të punoje cdo ditë me të. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të dashurit e tij në këtë moment të vështirë”, shkruhet në profilin e serialit amerikan në platformën X.

Deshi të ndalonte hajdutët, vritet aktori i njohur amerikan!

Në “Spitalin e Përgjithshëm” Wactor kishte interpretuar personazhin e Brando Corbin. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe në serialet “Siberia” dhe “Gratë e ushtrisë”, si dhe në filmat “USS Indianapolis: Burrat e guximit” dhe “Supercell”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillon edicioni i 21-të i manifestimit “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

0

Manifestimi tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë” ka nisur në Prizren me hapjen e edicionit të 21-të.

Organizuar nga drejtoria e Arsimit, hapja u mbajt në kompleksin e LSHP-së.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, prezantoi programin e manifestimit, duke përfshirë gara edukative, letrare, sportive dhe kulturore për nxënësit e shkollave të Prizrenit, me qëllim ngritjen e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare. Shoqata e dala nga lufta u shpreh për rëndësinë e manifestimit në kujtim të dëshmorëve dhe luftës së lavdishme të UÇK-së.

Në këtë hapje, nëkryetari i komunës Kujtim Gashi u shpreh për kontributin e atyre që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke përfshirë edhe komandantin Petrit, Remzi Ademajn.

Familja Ademaj dhe nxënësit e shkollave të Prizrenit shprehen falënderues për organizimin e aktiviteteve të manifestimit. Mbi 1000 nxënës do të marrin pjesë në gara të ndryshme garuese gjatë këtij manifestimi.