Home Blog Page 1077

Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh

0

Sot (e diel) është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta për ta kryer Haxhin.

Njoftimi është bërë nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Siç bën ka njoftuar  BIK-u, sot pritet të niset edhe grupi i dytë, derisa grupet e tjera pritet të udhëtojnë të hënën.

“Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, ka njoftuar BIK-u.

Sipas BIK-ut në mesin e atyre që shkojnë për ta kryer këtë obligim madhor është edhe një besimtar i moshës 13-vjeçare, i cili llogaritet si më i riu.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Edhe një muaj arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve të Gjykatës së Prishtinës të dyshuar për korrupsion

0

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për një muaj dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Deli Halili dhe Ismajl Ismajli, të cilët dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

“Gjyqtarja e procedure paraprake, me datë 27.05.2024, ka marrë aktvendim, dhe ndaj të pandehurve, iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, edhe për një (1) muaj e cila mund të zgjasë deri me datë 29.06.2024”, thuhet në përgjigjen e Lekajt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren më 5 prill 2024 ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj dy të dyshuarve por Gjykata e Apelit kishte ndërruar këtë masë duke u caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Çështja penale ndaj dy të dyshuarve është deleguar në kompetencë të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren pasi që dy të dyshuarit janë punonjës të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila është shpallur jokompetente për të vijuar me rastin.

Halil dhe Ismajli ishin ndaluar nga Policia e Kosovës me 29 janar 2024 nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Mourinho konfirmohet si trajner i ri i Fenerbahçes

0

Fenerbahçe ka konfirmuar emërimin të Jose Mourinhos si trajner i ri i klubit.

Mourinho ka qenë jashtë loje që kur u shkarkua nga Roma në mes të janarit, por tani ka vendosur ta bëjë Stambollin shtëpinë e tij të re.

Klubi postoi një klip të shkurtër të shtunën në mbrëmje, ku shfaqej 61-vjeçari duke ndarë emocionet e tij për këtë lëvizje.

“Shihemi nesër. Le të fillojmë udhëtimin tonë së bashku”, tha Mourinho.

Fenerbaçe shkarkoi ish-trajnerin ?smail Kartal pasi ai humbi me vështirësi titullin e Super Lig ndaj rivalëve të mëdhenj Galatasaray, pavarësisht se fitoi 99 pikë dhe humbi vetëm një ndeshje.

Klubi do të shpresojë që lëvizja e tyre e madhe të çojë në trofe dhe është një bast i mirë duke marrë parasysh reputacionin e merituar të Mourinhos si një fitues serial, shkruan Sportsmole.co, përcjell Klankosova.tv.

Ai ka fituar tituj të ligës në Angli, Portugali, Itali dhe Spanjë dhe gjithashtu ka fituar katër trofe evropianë – Ligën e Konferencës së Evropës 2022 me Romën, Ligën e Evropës 2017 me United dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve me Inter Milanin (2010) dhe Porton respektivisht ( 2004).

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni edhe me një çerdhe publike, nga e hëna hapen dyert për fëmijët

0

U deshën më shumë se tre vite që më në fund të përmbyllen punimet e ndërtimit të çerdhes,publike në Prizren, që vlerësohet si më e madhja në vend. Nga 3 qershori prindërit e  komunës së Prizrenit do të kenë mundësi që fëmijët e tyre të fillojnë hapat e parë të dijes në çerdhen e shumëpritur në lagjen ” Bajram Curri”. Institucioni parashkollor ka një hapësirë prej 2 mijë metrash katror dhe një oborr prej 7 mijë metrave katror.

 

Mbi tre vjet më parë u vu gurthemeli i çerdhes publike në lagjen ” Bajram Curri” në Prizren. Por deri më tani ky institucion parashkollor nuk u funksionalizua, pasi e përcollën një sërë sfidash. Siç shprehet drejtori i këtij institucioni, Driton Susuri për më shumë se dy vite asgjë nuk u prek në këtë institucion.

“Çerdhja e lagjes “Bajram Curri” ka mbi 2 mijë metra katror vetëm objekti, ndërsa hapësira e oborrit është rreth 7 mijë metra katror ku pritet së shpejti të rregullohet edhe këndi i lojërave”, tha ai.

Ai ka thënë se çerdhja do të hapë dyert për të vegjlit e Prizrenit më 3 qershor , ndërsa interesimi për regjistrimin e fëmijëve ka qenë i madh.

Sipas tij, për shkak të adaptimit të fëmijëve dhe sigurimit të ushqimit,  këtë verë deri në shtator do të punohet me orar të shkurtër.

Kurse, prindërit janë ata që e kanë pritur me padurim hapjen e institucionit shkollor në këtë lagje.

Stafi edukativo arsimorë është kompletuar nga DKA në Prizren , ndërsa ky është institucioni i dytë publik  parashkollorë në komunën e Prizrenit, me kapacitet mbi 200 fëmijë dhe është investim i përbashkët i ministrisë së arsimit dhe komunës së Prizrenit./rtk/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Wilder turpërohet, grushti i Zhang e ‘paloi’ në tokë në raundin e pestë

0

Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë dhe duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë.

Duket se kjo humbje e amerikanit është për ta pensionuar nga boksi, pasi nuk arriti të tregonte asgjë në këtë duel.

Qysh nga fillimi, Zhang u tregua dominues, duke e mbështetur gjithnjë Wilderin në qoshe të ringut.

Derisa amerikani tentonte të kundërpërgjigjej, boksieri kinez nuk lejoi asnjëherë befasi, për të vazhduar me paraqitje të mrekullueshme.

Në raundin e pestë, Zhang lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të Wilderit, për ta nokautuar në raundin e pestë.

Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë – për ta mbyllur kështu duelin i mposhtur me nokaut dhe mund të jetë ky dueli i tij i fundit në karrierë.

VIDEO

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shtëpia e Kulturës në Zhur do të rifunksionalizohet në vitin 2025

0

Pas një dekade nëpër gjykata, është zhbllokuar procesi i shtëpisë së kulturës në Zhur të Prizrenit. Ky institucion kulturor i kësaj bashkësie lokale, ndër më të mëdhatë në rajon, do të rifunksionalizohet në vitin 2025. Për dhjetë vjet, objekti që kushtoi mbi 1 milion euro, u demolua nga persona të papërgjegjshëm.

 

Shtëpia e kulturës në bashkësinë lokale Zhur, që u ndërtua në vitin 2009, mbeti peng e proceseve gjyqësore që në vitin 2014. Pas disa kërkesave të herëpashershme në shkallët e gjyqësorit, mori fund epilogu prej një dekade i këtij institucioni kulturor, ndërsa përgjigjja është pozitive.

“Tanimë është zhbllokuar çështja në gjykatë dhe personat që janë akuzuar për atë pjesë janë shpallur të pafajshëm. Komuna dhe kryetari i komunës e ka prit me padurim këtë zhbllokim, po presim që për vitin 2024 të futet në kodin buxhetor të buxhetit komunal, kurse në vitin 2025 të fillojë e të përfundojnë të gjitha punimet në shtëpinë e kulturës në Zhur dhe objekti ti kthehet komunitetit për zhvillimin e aktiviteteve”, tha Adem Morina, drejtor për kulturë, rini dhe sport në Prizren.

Sipas drejtorit të Ansamblit, “Emin Duraku”, Hajdar Elezkurtaj, për dhjetë vjet, përveçse ngelën pa shtëpi si ansambël, u dëmtuan kostumet kombëtare dhe veglat muzikore.

“Anëtarët kanë filluar me u demoralizu, me ik. E bë bajate puna, non stop të VC e shkollave duke ushtruar. Gardëroba na shkoj, instrumentet shkuan”, tha ai për RTK.

Ky lajm është ndër më të mirët për Mejdi Omajn, pasi është njëri ndër anëtarët më të vjetër të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Emin Duraku” në Zhur.

Ai thotë se që nga viti 1967 asnjëherë nuk kanë pasur probleme me lokacion sa dekadën e fundit.

“Hapen dyert për gjeneratat e reja, për përgatitjet për mobilizimin, për të gjithë ato forca që munden me dhënë kontribut, që me vazhdu jetën e ansamblit, përndryshe po shuhet, ku s’ka vend ku mu përgatitë, të mobilizojmë rininë, atëherë vërtetë është problem me vazhdu edhe këtë traditë që e kemi pas”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i Zhurit, Jakup Hoxha ka se shpreson që në 2025 të funksionalizohet, Shtëpia e Kulturës.

“Shpresojmë shumë tek kryetari i komunës ku bashkë me drejtorin na kanë dhënë fjalë të fuqishme që pas zhbllokimit të bëhen punë të mira këtu, shpresojmë që në 2025 të lëshohet e këtu të vazhdojnë aktivitetet e shumta”, tha ai.

Opozita e dhjetë viteve më parë kishte paditur pushtetin lokal po të asaj kohe për punime të dobëta e deri më tani objekti i shtëpisë së kulturës në Zhur që kishte kushtuar mbi 1 milion euro ngeli peng i proceseve gjyqësore, por edhe u demolua nga persona të papërgjegjshëm.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperatura maksimale 28 gradë celsius

0

Moti sot parshihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,

Ligën e Kampionëve e fiton Real Madrid

0

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2-0, duke u kurorëzuar me trofeun e 15-të në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u dominua nga Dortmundi, që pati raste të shumta por nuk gjeti golin e epërsisë, duke mos konkretizuar rastet.

Megjithatë, Reali u këndell në pjesën e dytë duke rrezikuar portën e “Bletave”. Në minutën e 74’ Dani Carvajal e realizoi golin e epërsisë në minutën e 74’, ndërsa Vinicius Junior e vulosi fitoren në minutën e 83’, pas një asistimi nga Jude Bellingham.

Ndeshja më nuk prodhoi ndonjë rast për t’u përmendur dhe në fund Reali fitoi me shifrat 2-0.

Kjo është fitorja e nëntë e Real Madridit në nëntë finalet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti vizitoi Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizituan sot në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë.

Aty u mirëpritën nga Koordinatori i kësaj Qendre, Serdal Vardar, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Blerta Kadzedaj, zëvendësambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hanif Dauti dhe kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po studiojnë dhe përgatiten në Turqi, studentë shqiptarë të universiteteve në Ankara, së bashku me nxënës të gjuhës shqipe dhe pjesëtarë të mërgatës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ai i falënderoi të gjithë për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë, dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për angazhimin, kontributin dhe rolin në çdo fushë të shoqërisë turke, por gjithashtu edhe për mbarë kombin shqiptar, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Sipas njoftimit, vizita e tij në Ankara dhe në Qendrën Kulturore që mban emrin e Rilindasit tonë, Sami Frashëri, përkon me 125-vjetorin e veprës së tij kryesore “Shqipëria ç’ka qenë, ç‘është e çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti u shpreh padyshim se është një lloj manifesti se si duhet të duket kombi ynë, e njëkohësisht edhe çfarë rruge duhet të ndjekë ai.

“Është një gjë shumë e rrallë që një tekst i cili ka një shekull e i çerek shekulli të jetë aq aktual, kushdo që e lexon kurdo. Andaj veprat e Sami Frashërit janë vepra që rilexohen dhe të gjithë të rinjtë e të rejat duhet ta bëjnë këtë, sepse ai na e mëson gjuhën përmes kombit, edhe kombin përmes gjuhës”, tha kryeministri.

Teksa i falënderoi për pritjen dhe shoqërimin brenda Qendrës Kulturore, të pasur me fotografi të figurave e momenteve historike e libra të ndryshëm, ai i ftoi studentët, nxënësit dhe mërgatën që të vijnë në Kosovë e në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, sa herë të kenë mundësi, dhe i inkurajoi ata që të mësojnë sa më mirë e sa më shumë gjuhën shqipe, e cila është një gjuhë e bukur e me sintaksë të fortë.

”Jemi komb i flamurit, por para së gjithash e mbi të gjitha jemi komb i gjuhës, i gjuhës shqipe të cilën duhet ta kultivojmë me dashuri dhe me përgjegjësi ta bartim brez pas brezi”, u shpreh kryeministri.

Në përfundim të vizitës së Qendrës Kulturore, në Librin e Përshtypjeve kryeministri Kurti shkroi:

“Në ditëlindjen e Sami Frashërit, në vitin kur shënojmë 125-vjetorin e veprës së tij madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet” dhe 10-vjetorin e kësaj Qendre Kulturore këtu në Ankara që mban emrin e tij, nder i madh e kënaqësi e veçantë të jem këtu, e të bashkëbisedoj me miq shqiptarë që e duan dhe punojnë për kombin tonë kaq shumë”.

Shtyhet rikthimi në ring për Tyson, legjenda e boksit me probleme shëndetësore

0

Shtyhet rikthimi i shumëpritur në ring i Mike Tyson. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, do të duhej të sfidonte në 20 korrik youtuberin Jake Paul, por ndeshja e programuar për t’u zhvilluar në Arlington të Teksasit, është pezulluar për shkak të problemeve të Tyson, shkruan “Gazeta Express”.

Iron Mike, një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, tashmë 57-vjeç, është ndier keq fundjavën e kaluar gjatë një fluturimi nga Miami në Los Angeles, dhe menjëherë pas zbarkimit në aeroport i është dhënë ndihma e parë dhe më pas i është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjekësore.

Sipas stafit të tij bëhet fjalë për problemet me ulcerën që prej kohësh shqetësojnë ish-kampionin. “Gjatë konsultës së të enjtes me mjekët që janë marrë me problemet e tij të fundit me ulcerën, rekomandimi i tyre ishte që Mike Tyson të bëjë vetëm stërvitje minimale ose shumë të lehtë në javët e ardhshme, dhe më pas të provojë të stërvitet sërish pa kufizime”, – deklaruan organizatorët e takimit.

Tani për tani nuk është caktuar një datë tjetër për duelin e ekzibicionit, por gjithsesi mediat amerikane bëjnë të ditur se më shumë mundësi do të zhvillohet në fund të vitit. /GazetaExpress/