Home Blog Page 1076

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 31 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 11 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot, diell e vranësira

0

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.

“Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës në disa zona parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”.

Pajtohen familjet Likaj dhe Qenaj nga Hasi i Prizrenit

0

Familjet Likaj dhe Qenaj nga Hasi i Prizrenit ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.Pajtimi i tyre është bërë dy javë pas rrahjes dhe plagosjes me armë në fshatin Gjonaj.

Pajtuesi Fetah Bekolli tha se pajtimi i familjeve Likaj dhe Qenaj është arritur pa kushte.

“Pajtimi i këtyre familjeve është arritur në mënyrën më të sinqertë dhe pa kushte,” tha Bekolli për “PrizrenPress”.

Ai tregon se familjet, pasi shtrirjes së dorës së pajtimit, kanë vizituar familjet e njëra-tjetrës.

“Jam shumë i lumtur që këto familje kanë arritur të pajtohen. Dhashtë Zoti që të kemi sa më pak ngatërresa,” u shpreh Bekolli.

Familjet Likaj dhe Qenaj u patën përfshirë në një rrahje në fshatin Gjonaj të Hasit, ku dy anëtarë të familjes Qenaj (babë e bir) nga Romaj pësuan lëndime trupore dhe plagosje me armë.

Gjashtë anëtarët e familjes Likaj, që ishin përfshirë në rrahje, ndërkaq u shpallën në kërkim nga policia, ku katër prej tyre janë arrestuar dhe paraburgosur./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në Prizren: Tre persona të lënduar

0

Një aksident ka ndodhur në Prizren, ku një veturë e panjohur ka goditur nga mbrapa një tjetër veturë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është duke u monitoruar.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pelegrinët nga Prizreni nisen për haxh, grupi i parë ka arritur në Xhide

0

Rreth 200 besimtarë nga rajoni i Prizrenit nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), janë nisur sot për në Tokën e Shenjtë në Arabinë Saudite, për të kryer njërin nga pesë kushtet e fesë Islame-Haxhin.

Para nisjes pelegrinët kryen lutjet e fundit në Xhaminë Bayrakli në Prizren. Në një atmosferë më shumë festive, qindra familjarë erdhën për t’i përcjellë hanxhinjtë.

Kujtojmë se grupi i parë prej 215 besimtarëve nga Kosova, sot në mëngjes kanë arritur në aeroportin e Xhides, njofton Bashkësia Islame e Kosovës. Në pritje të tyre kishin dalë udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit nga Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur besimtarët drejt Mekës.

Në këtë grup udhëtuan 215 besimtarë nga Rahoveci, Kamenica, Skenderaj, Drenasi, Peja, Klina, Deçani, Malisheva dhe Istogu.

Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot parashihet që të udhëtojë edhe grupi i dytë, ndërsa grupet e tjera do të udhëtojnë të hënën.

Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë, teksa më i riu prej tyre është një 13-vjeçar./RTKlive

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

0

Ka ndërruar jetë Agim Vatovci, ish-kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Burimi.

“Ju njoftoj se babai im ka ndërruar jetë”, ka shkruar ai në një postim.

Vatovci ishte një avokat i madh i të drejtave të njeriut dhe u shqua për aktivizmin e tij.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

2 qershor 1961, shpallen qytetet-muze të Shqipërisë

0

Gjirokastra, Berati, nëntoka e Durrësit dhe Pazari i Vjetër i Krujës, sot disa nga vendet më të vizituara nga turistët, u shpallën “Qytete-muze” më 2 qershor 1961.

Arkivi Qendror i Shtetit sjell sot vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 170 mbi shpalljen e qyteteve-muze, ku u aprovua edhe rregullorja për administrimin e këtyre vendeve.

Në dokumente përcaktohet qartë rëndësia që duhej t’u jepej monumenteve, por edhe banesave private që gjendeshin në këto qytete. Bashkë më përgjegjësinë e shtetit edhe qytetarët merrnin me vete përgjegjësitë për të ruajtur trashëgiminë e qyteteve-muze.

Sot Gjirokastra, Berati, dhe Amfiteatri i Durrësit janë në UNESCO si thesare të botës, por edhe atëherë kur Shqipëria ishte një vend i ilzoluar nga bota, rëndësia e kulturës, së bukurës, traditës dhe autentikes vlerësohej, në atë kohë me termin “qytete-muze”./ATSh

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një 18-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës në Prizren

0

Një 18-vjeçare në Prizren ka  tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Të njëjtat burime theksojnë se tani gjendja e viktimës është stabile.

Sinjali mëson se policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e rastit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren u mbajt festivali ‘BunarFest’

0

Është mbajtur edicioni i 20 i festivalit ‘BunarFest’ në Prizren, ku të rinjtë të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, kanë lundruar në Lumbardhin e Prizrenit me goma.

Mbi 100 persona aplikuan nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës për të qenë pjesë e edicionit të 20-të ‘BunarFestit’, i cili u mbështet nga komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës dhe donator të tjerë.

“Ky është një festival i veçantë, po duam ta vendosim në hartën botërore, për të pasur sa më shumë turizëm në Prizren. Lumi për neve është pjesë shumë e rëndësishme, dhe duam të shfrytëzojmë festivalin për të ngrit vetëdije tek institucionet e popullata që të jenë më të kujdesshëm, për mbetjet kur dalin në piknikë dhe vizitojnë parqet”, tha organizatori Dren Marseli.

Ai ka theksuar për RTK-në se para fillimit të garës i gjithë shtegu i lundrimit është inspektuar nga ekspertë të fushës.

‘BunarFest 2024’ ka filluar tri ditë më parë, ku të rinjtë janë angazhuar me punë vullnetare për pastrimin e shtratit të Lumbardhit./RTK

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkurte Fejza: U jam mirënjohëse publikut që i kanë dhënë fuqi këngës time e mua kurajo që të vazhdojë

0

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL”, ku ka folur për karrierën e saj 50-vjeçare në muzikë.

Ajo ka falënderuar publikun, duke thënë se u është mirënjohës, pasi sipas saj, ata i kanë dhënë fuqi këngës së saj, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mendoj se njeriu kur është këmbëngulës në atë që dëshiron të arrijë, nuk pyet për sfida, prandaj unë për këtë jam mirënjohëse gjithë publikut që i kanë dhënë fuqi këngës time dhe mua më kanë dhënë kurajo që të vazhdojë”, është shprehur tutjë Fejza.