20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1148

Foto të mrekullive që Toka i ka fshehur në fundin e oqeaneve

0

E dimë që treçereku i planetit është ujë. Nëse ka gjëra kaq të pabesueshme mbi tokë, imagjinoni mrekullitë që mund të jenë fshehur në fundin e oqeaneve. Jo gjithçka është e përmbledhur në jetën nënujore, por edhe thesareve dhe sekreteve që ne njerëzit nuk i njohim dhe i zbulojmë pak e nga pak.

Gjatë kohës janë eksploruar zona të ndryshme nënujore, edhe pse 95% e tyre janë krejt të paprekura.

Shikoni më poshtë disa prej gjërave më të çuditshme dhe të pabesueshme që janë gjetur deri më sot. Admironi këto mrekulli historike që bota i ka fshehur në këngët e saj më sekrete. /ObserverKult

Ballkani mposht Lirinë, rikthehet në pozitën e parë

0

Ballkani është rikthyer si lider në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Lirisë.

Kampioni në fuqi e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar shanse për gol, por që mbrojtja mysafire ishte në nivelin e lartë.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, derisa e dyta kishte pothuajse pasqyrën e asaj të parës, por që u shënua dy gola.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Nazmi Griupshi realizoi për 1-0, për ta hapur më shumë sfidën.

Edvin Kuc e vulosi fitoren e Ballkanit, kur realizoi për 2-0 në minutën e 90+2-të.

Pas javës së 28-ë, Ballkani është rikthyer si lider me 56 pikë, dy më shumë se Llapi dhe Drita, ndërsa në xhiron e 29-të do të takohet me Feronikelin.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Kosova përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike

0

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencën dhe takimin e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES) në Bukuresht.

Kurti ka thënë se ishte kënaqësi të merrte pjesë në konferencën me temën “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë!”.

“Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Në fotot e publikuara shihet edhe takimi i Kurtit me kryeministrin e Rumanisë, Marcel Ciolacu, vendi i të cilit ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri udhëtoi dje për në Rumani, teksa kjo konferencë është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

Arrestohet i dyshuari për një vjedhje në fshatin Sopij të Suharekës më 29 mars

0
Një person është arrestuar sot në Suharekë pasi dyshohet për një vjedhje në fshatin Sopij të Suharekës më 29 mars të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se A.G. kishte vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie “Sterger”, si dhe 35 cop fishek.

Policia ka hetuar në shtëpinë e të dyshuar dhe në cilësinë e provave materiale ka arritur që të gjejëq dhe të sekuestrojë dy armë të shkurta.

“I njëjti është  intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë”, thuhet në njoftim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fero shkon në Mekë, mbyllet në xhami në 10 ditët e fundit të Ramazanit

0

Ish-rep artisti, Fero, ka udhëtuar për në Arabinë Sauditë përkatësisht në qytetin e shenjtë të Mekës.

Udhëtimin për në Mekë, Khattabi e ka bërë në ditët e shenjta të ramazanit, pak ditë para Bajramit të Madh.

‘’Itikaf days, best days of life’’, ka shkruar Fero në fotografinë e postuar në Instastory.

Me këtë shkrim ai ka lënë të kuptohet se është duke përfunduar ritualin e mbylljes në xhami, për 10 ditët e fundit të Ramazanit.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ballkani nikoqir i Lirisë

0

Një ndeshje tejet interesante do të zhvillohet sot në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqir i Lirisë, i cili me gabimin e Llapit do ta merrte përsëri pozitën e liderit.

Ekipi nga Suhareka i ka grumbulluar 53 pikë dhe renditet në vendin e dytë, derisa skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë.

Ndeshja nis nga ora 15:00.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ylli – Bashkimi, çerekfinalja e parë e ‘Play-off’-it

0

Bashkimi sot do të fillojë rrugëtimin e tij në “Play-Off” të Prince Caffe Superligës.

Rivali i parë i fazës çerekfinale është skuadra e Yllit, i cili do ta ketë përparesin e terrenit vendas në këtë përballje.

Ndeshja e parë do të luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, duke filluar nga ora 17:15.

Maqedonci: FSK-ja në gatishmëri për çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend

0

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka në gatishmëri njësitet e saja për çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend. Kjo deklaratë e tij erdhi pas raportimeve se Serbia ka vendosur njësi ushtarake pranë kufirit me Kosovën. 

Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Anadolu, Maqedonci ka folur edhe për tensionet e fundit me Serbinë, procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, planet për t’u anëtarësuar në NATO, ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën dhe marrëdhëniet ushtarake Kosovë-Turqi.

Maqedonci tha se vendosja e shumë njësive ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën paraqet rrezik, derisa theksoi se ushtria dhe xhandarmëria serbe kanë 48 baza operative në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Duke i shtuar kësaj militarizimin e ushtrisë dhe Serbisë në përgjithësi, ku vlen të theksohet blerja e sistemeve të ndryshme të armatimit nga Kina, Rusia, madje edhe Irani, e shohim këtë si një kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë në Republikën e Kosovës por edhe në vendet e tjera përreth”, theksoi Maqedonci.

Sipas ministrit kosovar, këto zhvillime bazohen në politikën hegjemoniste dhe agresive të qeverisë serbe ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.

“Kjo gjë thuhet haptas. Kemi pasur deklaratat e fundit të presidentit Vuçiq se Serbia pret një moment të favorshëm për të marrë veprime ushtarake kundër Kosovës, por kjo na jep të dimë se duhet t’i zhvillojmë kapacitetet tona dhe të ndërtojmë ushtrinë tonë jo vetëm për të përballuar këtë kërcënim, por edhe për t’u ballafaquar me kërcënime të tjera që cenojnë sigurinë dhe territorin e vendit tonë”, theksoi ai.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sot fillon ‘Play-off’-i i zjarrtë në basketboll

0

Sot fillon “Play-off”-i në Prince Caffe Superligë, që pritet të jetë më interesantë se kurrë më parë.

Nga çerekfinalja e deri në finale, priten sfida shumë interesante e dramatike, duke e bërë kampionatin shumë të paparashikueshëm, derisa tifozët pritet ta madhështojnë në tribuna.

Trepça si e para me 25 fitore e tri humbje dhe Peja e dyta me 19 fitore e nëntë humbje janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale. Mitrovicasit kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, derisa pejanët duan të mbrojnë titullin e kampionit.

Në çerekfinalen e parë do të ndeshen Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Therandasit që përfunduan në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje duan gjysmëfinalen, derisa përballë kanë prizrenasit që u renditën në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje.

Dueli tjetër çerekfinal është mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që u renditën në vendin e katërt, përkatësisht të pestë. Prishtinasit e përfunduan edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse kuqezinjtë me 13 fitore e 15 humbje.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa kampion shpallet skuadra me tri fitore.

ÇEREKFINALET

E diel

17:15 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

20:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia parandalon kontrabandimin e 750 pulave nga Serbia

0

Policia e Kosovës njofton se dje ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra nga territori i Serbisë në Kosovë. Siç thuhet në komunikatën e policisë, rasti i parë është zbuluar në fshatin Zhabar, mdërsa rasti i dytë në fshatin Bube.

“Pas pranimit të informatave relevante dhe angazhimit operativ në teren, Njësitë për Ndërhyrje të Shpejtë  me datën 06.04.2024, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjetee-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar (shpezë/pula):

Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volksëagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë, dhe;

 Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës)”, thuhet në komunikatën e policisë.rtklive