20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1149

Muriqi me Mallorcan nuk ia del, Baskët e fitojnë Kupën e Mbretit

0

Athletic Bilbao e ka fituar Kupën e Mbretit, pasi e mposhti Mallorcan në finale, pas gjuajtjeve të penaltive.

Baskët ishin të saktë katër herë kundrejt Mallorcas që qëlloi dy herë saktë në kuadrat.

Përndryshe, Vedat Muriqi ishte i saktë nga penaltia.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë me Mallorcan që fillimisht kaloi në epërsi me anë të Daniel Rodriguez në minutën e 21’.  Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Baskët e barazuan rezultatin me anë të Sancet, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, dy herë nga 15 minuta. Edhe aty nuk pat fitues dhe fituesi u përcaktua në penalti ku Baskët ishin më të saktë.

Marrëveshje për binjakëzimin e Prizrenit me qytetin e Harrisonburgut

0

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ka nënshkruar një marrëveshje për binjakëzimin e Prizrenit me qytetin Harrisonburg të Virxhinias së SHBA-së.

“Ku binjakëzim do të shërbejë si urë për marrëdhëniet në arsim, shkencë, biznes, kulturë, sport, etj”, njofton Komuna e Prizrenit.

Në takimin me kryetaren e Komunës së Harrisonburg, Deanna Reed, menaxherin e qytetit, Ande Banks, Totaj u zotua për zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Kryetari Totaj, gjithashtu ka zhvilluar një takim frytdhënës me presidenten e Eastern Mennonite University (EMU), Susan Schultz Huxman dhe pronarët e bizneseve të Harrisonburg.

Ai po ashtu ka vizituar edhe James Madyson University (JMU), ku, profesoresha e Shkencave Politike, Dr. Jennifer A. Taylor organizoi një bashkëbisedim me studentë të këtij universiteti me ç’rast diskutuan për Prizrenin e Kosovën në përgjithësi si dhe për mundësinë e shkëmbimit të studentëve dhe përvojave kulturore të vendeve tona.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Roma fiton derbin e kryeqytetit

0

Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në derbin ndaj Lazios në atë që njihet ndryshe si ‘Derby della Capitale’ në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.

Të parët rrezikuan mysafirët që patën një mundësi të mirë shënimi me anë të Ciro Immobiles në minutën e shtatë, por gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.

Roma gjeti golin e epërsisë dhe të fitores pak disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur Paulo Dybala me një harkim fantastik gjeti kokën e Gianluca Mancinit (42’) i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Roma pati mundësinë e artë për të dyfishuar epërsinë, por Stephan El Shaarawy (54) u ndal nga shtylla.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast të mirë shënimi për ndonjërën prej ekipeve, dhe Roma mori fitoren e vlefshme në derbin e qytetit.

Me këto tri pikë, Roma gjendet në pozitën e pestë me 55 pikë të grumbulluara, ndërsa Lazio renditet në të shtatën me 46 sosh.

Në mesjavë (të enjten) të besuarit e Daniele De Rossit do të jenë nikoqir të Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.

Morrison: Nëse je i trishtuar e do të doje të vdisje, mendo për atë që po vdes e do të donte të jetonte

0

Disa thënie nga Jim Morrison:

Njerëzit mendojnë se janë të lirë, por janë të lirë vetëm ta mendojnë.

Ëndrrat janë si yjet, mjafton të ngresh shikimin e janë gjithnjë aty.

Dua të kthehem fëmijë sepse gjunjët dhembin më pak se një zemër e thyer.


Nëse je i trishtuar e do të doje të vdisje, mendo për atë që po vdes e do të donte të jetonte.


Nëse të duhet të zvarritesh gjithë jetën si një krimb që të jetosh, ngrihu dhe vdis.


Nganjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e nganjëherë nuk mjafton një jetë për të harruar një çast.


Ngutu t’i shuash pasionet para se të të djegin.


Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

0

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren ofron shërbime të ndryshme në sektorin e ndërtimit.

“3D-Fesali” është partneri juaj i besueshëm për çdo projekt ndërtimi.

Këto shërbime përfshijnë:

Projektim

Ndërtim

Mbikëqyrje

Revidim

Demolimi i objekteve

Gërmimi i dheut

Furnizimi me zhavorr

Adresa e e-mail: [email protected]

Numrat kontaktues:

+38344339953
+38344389385

Gjilani me fitore bindëse, Dukagjini merr një pikë në Malishevë

0

Gjilani ka shënuar fitore bindëse në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e drejtuar nga Gentijan Mezani e mposhti Fushë Kosovën, me rezultat bindës, 4:0.

Të katër golat gjilanasit i shënuan në pjesën e dytë. Serinë e gholave e hapi Marko Roganoviq, në minutën e 52-të, për ta vazhduar Oltion Billali (60′), teksa rezultatin përfundimtar e vulosi Senad Jaroviq, me golat e shënuar në minutat 68’ e 74’. Ndërkohë, ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit u mbyll baras 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Altin Mërlakut, në minutën e 53-të, por baraspeshën në rezultat e riktheu Drilon Hazrollaj, me golin e shënuar në minutën e 77-të. I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Kreditë e reja shënojnë rritje për muajin shkurt me 24.28 për qind

0

Në muajin shkurt të këtij viti, kreditë e reja në Kosovë, kanë shënuar rritje për 24.28 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ekonomitë familjare dominojnë me 158.2 milionë euro. Kështu thonë zyrtarë nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

 

Përfaqësues të bizneseve thonë se marrja e kredive është thellim i krizës, përderisa ekonomistët vlerësojnë se nga kjo situatë, përfituese janë bankat.

Vlera e kredive të reja të raportuara deri në shkurt 2024 është 310.1 milion euro, e që krahasuar me  periudhën e njëjtë të vitit 2023, është 24.28  për qind më e lartë. Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, zyrtarë nga Shoqata e Bankave të Kosovës, thonë se 152 milion janë për koorporata jo financiare dhe 158.2  milion për ekonomitë familjare.

Bedrija nga Prishtina, sapo ka marr kredi për ekonomi familjare. Ajo thotë se pa kredi, nuk mund të zgjidhësh asgjë.

“Unë sapo e kam marr kredinë për çështje familjare për 5 vjet, sepse jeta shumë e shtrenjtë në Kosovë. Pa kredi nuk po mundesh me bo asgjë, kjo normal  dëmton se po të heket pak prej buxhetit, e çmimet po ngritën çdo ditë”, thotë Bedrija.

Përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini duke folur për Radio Kosovën, thotë se bizneset marrin kredi të reja për t’i shlyer të vjetrat, dhe kjo siç thotë ai, vetëm sa e thellon krizën dhe më shumë.

“Kjo është veç zhytje e problemit dhe jo zgjidhje e problemit. Nuk mund të rriten bizneset pa mbështetjen e bankave, por bankat në Kosovë kanë interesin më të lartë në Ballkan edhe pse e kanë rrezikshmërinë më të ulët në Ballkan. Rrezikshmëria në Kosovë e kthimit të kredive është vetëm 2 për qind dhe që kjo është norma më e ulët në Evropë, sepse qytetarët, bizneset e Kosovës janë të vetëdijshëm që duhet ti kthejnë borxhet me çdo kusht, por në anën tjetër, edhe bankat marrin siguri për kthimin e kredive, duke marr hipoteka dhe duke marr trefishin e tyre dhe këto e bëjnë që ato të jenë te sigurta dhe të jenë në favor të kthimit të kredive”, thotë Shahini.

Ndërkohë ekonomisti, Ardijan Sahiti thotë se kreditë konsumuese kanë pësuar rritje e paralel me to edhe fitimet e bankave.

“Kjo ka lind si nevojë e njerëzve për konsum në shoqërinë tonë dhe në ekonominë tonë janë duke u thelluar pabarazitë e natyrave të ndryshme dhe kjo ka bërë që njerëzit të hyjnë në kredi madje edhe për çështje të konsumit. E shoqëruar edhe me pagat e ulëta, dhe me inflacionin e që e ka zhvlerësua në afër 50 për qind vlerën reale të parasë, dhe këta janë faktorët që kanë nxitur kosovarët të zhyten në kredi dhe ky trend do të jetë rritës”, thotë Sahiti.

Në një njoftim nga BQK, theksohet se asetet e bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në 7.4 miliardë euro, duke shënuar rritje për 29.9 milionë euro, ose 0.4 për qind krahasuar me muajin paraprak.rtklive.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Asfaltohen dy rrugë në Prizren

0

Është asfaltuar rruga “Fehmi Lladrovci” dhe një pjesë e rrugës “Xhemil Fluku” në Prizren.

“Në kuadër të projektit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shtresimin e rrugëve me asfalt, sot, u asfaltuan rrugët “Fehmi Lladrovci” dhe një pjesë e rrugës “Xhemil Fluku” në Prizren, që janë akse të rëndësishme dhe lidhin zona të ndryshme të qytetit”

“Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është investim në të ardhmen e qytetit e komunitetit dhe përmirëson kualitetin e jetës së qytetarëve”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

“Në kuadër të projektit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shtresimin e rrugëve me asfalt, sot, u asfaltuan rrugët “Fehmi Lladrovci” dhe një pjesë e rrugës “Xhemil Fluku” në Prizren, që janë akse të rëndësishme dhe lidhin zona të ndryshme të qytetit”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Edon Zhegrova shans jete, përfundon në fokusin e Juventusit

0

Pas Mario Mitajt një tjetër futbollit shqiptar përfundon në radarët e Juventusit. Klubi më i titulluar në Itali po planifikon të ardhmen dhe një ndër lojtarët që ka përfunduar në axhendën e drejtuesve është edhe Edon Zhegrova.

Lajm që merr më tepër vlerë kur raportohet nga një nga mediat më serioze sportive të Europës, Gazzetta Dello Sport. Ylli i përfaqësueses së Kosovës po shkëlqen te Lille, duke u kthyer në një objekt dëshirash për një ndër klubet më të rëndësishëm europian.

Pas një sezoni të vështirë te Juventusi duan të reduktojnë hendekun me Interin që shkon drejt titullit. Dhe drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër Cristiano Giuntoli, ka gati projektin ku padyshim emrat janë të shumtë.

Duke nisur nga rinovimi i Chiesës, por edhe merkato që ndihmohet nga fakti se Juventusi do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve për vitin e ardhshëm. Që garanton një shumë të rëndësishme për arkat e klubit.

Ideja e drejtuesve është të ndërtojnë një organikë që të mund të luajë si me sistemin aktual 3-5-2, por edhe 4-3-3 apo 4-2-3-1. Në këtë mënyrë janë disa emrat që po qarkullojnë në merkato. Duke nisur nga Koopmeiners i Atalantës, por edhe Felipe Anderson i Lazios.

Duke qenë se te bardhezinjtë kanë ndër mend të sakrifikojnë si Iling ashtu dhe Kostic, nevojiten lojtarë për krahët e sulmit. Dhe drejtuesit e Juves po ndjekin si Greenwood, i rilindur te Getafe (në pronësi të United) ashtu dhe Edon Zhegrovën.

Talenti dardan ka koleksionuar 11 gola dhe 9 asiste me Lille gjatë këtij sezoni. Transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti se Juventusi ka raporte të shkëlqyera me klubin francez prej nga ku vetëm në muajt e fundit ka marrë fillimisht Weah dhe më pas Djalo.

Malisheva pret Dukagjinin

0

Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 28-të, që pritet të jenë tejet interesante.

Malisheva do të jetë nikoqire e Dukagjinit në “Liman Gegaj”.

Malishevasit po luftojnë për një vend që i dërgon në garat evropiane, teksa janë të katërtit në tabelë me 48 pikë, me vetëm tri pikë më pak se Drita, që mban pozitën e tretë.

Në anën tjetër, klinasit janë në vendin e gjashtë me 35 pikë të grumbulluara.

Të dy skuadrat barazuan në xhiron e kaluar. Malisheva ndau pikët me Dritën, kurse Dukagjini me Gjilanin.