20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1150

FSK-ja pjesë e `Garës së luftëtarit më të mirë të shtetit të Iowa-s

0

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar gjatë kësaj fundjave në kampin Dodge në Iowa po zhvillohet një garë e rëndësishme mes ushtarakëve, ku të pranishëm janë edhe pjestarë të FSK-së.

“Gara e luftëtarit më të mirë të shtetit të Iowa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në kampin Dodge,në Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke vënë theksin te qëndrueshmëria, forca dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet.

Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Tetë pretendues për kadetë përjashtohen, dolën pozitivë në testet për droga

0

Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e Kosovës zbuluan se së paku 13 nga afro 1.000 të testuarit, rezultuan pozitivë për përdorimin e drogave.

Së paku tetë prej tyre u përjashtuan nga procesi i rekrutimit.

Në shqyrtimin e rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Për çka u testuan policët?

Për t’u pranuar në Policinë e Kosovës, kandidatët për kadetë duhet t’u nënshtrohen disa kontrolleve, përfshirë testet për disa lloje të drogave, ato mjekësore, psikologjike e të tjera.

Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, konfirmon se disa kandidatë të testuar aty, kanë dalë pozitivë në testet për amfetaminë dhe disa lloje të tjera të substancave narkotike.

“Në grupin e parë prej 426 personash, në muajin janar, tetë kanë rezultuar pozitivë, kurse sa i takon grupit në muajin mars, prej 519 personash, pozitivë kanë rezultuar pesë”, thotë Veseli.

“Duhet përmendur se në grupin e parë kanë dalë kryesisht pozitivë në amfetaminë, ndërsa në grupin e dytë ka qenë një laramani substancash”, shton ai.

Në Policinë e Kosovës thonë se për tetë kandidatët e parë që kanë dalë pozitivë në substanca narkotike, është marrë tashmë vendimi për përjashtimin e tyre nga procesi i rekrutimit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Për pesë të tjerët pritet të merret vendimi i njëjtë.

“Kandidatët që nuk i plotësojnë standardet e kërkuara në një nga fushat ku kryhen kontrollet mjekësore/psikologjike, nuk mund t’i vazhdojnë më tej procedurat për t’u bërë kadetë të Policisë së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të këtij institucioni.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes nëse në të kaluarën, kur testet janë kryer në institucione private, ka pasur raste pozitive për përdorim drogash.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Padi në gjykata

Radio Evropa e Lirë mori vesh se së paku dy prej kandidatëve për kadetë, të cilët u përjashtuan nga procesi i rekrutimit, kanë ngrituar tashmë padi në gjykata kundër Policisë së Kosovës.

Për njërin prej rasteve, Gjykata Themelore në Prizren konfirmoi se ka marrë një aktvendim procedural, duke kërkuar nga Klinika e Biokimisë në QKUK që të bëjë ekspertiza të hollësishme, që do të konfirmonin nëse personi në fjalë është përdorues i substancave narkotike.

Në sqarimin e saj, gjykata tha se është kërkuar që të saktësohet se cilës periudhë kohore i referohet rezultati – nëse ai pasqyron vetëm gjendjen aktuale apo edhe një periudhë më të gjatë kohore.

“Propozuesi [paditësi] e ka për obligim që institucionit të lartcekur [Klinikës së Biokimisë] t’ia lejojë kryerjen e kësaj ekspertize, apo të paraqitet në institucionin e lartcekur pas thirrjes nga ana e tij”, thuhet në deklaratën që Gjykata Themelore në Prizren.

Aty, po ashtu, theksohet se pas pranimit të raportit të ekspertizës, gjykata do të vazhdojë me trajtimin e rastit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe avokatin e paditësit, por ai ka thënë se nuk i lejohet të flasë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në anën tjetër, nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar padinë e ngritur në këtë institucion.

Ngjashëm, as Policia e Kosovës nuk i komentoi paditë kundër saj.

“Testet janë të sigurta”

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, thotë se testimet në QKUK zvogëlojnë rrezikun që policët e ardhshëm të jenë përdorues të substancave abuzuese.

Për testet e kryera në Biokimi, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk duhet të ketë hezitim [për pranimin e rezultatit], sepse testet janë të sigurta dhe nuk ka njëanshmëri. Ne i bëjmë testet dhe nuk i shohim emrat, nuk i njohim kandidatët… Gjykata e ka ngritur këtë çështje dhe ne do të përgjigjemi”, thotë Veseli, por pa dhënë më shumë hollësi.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Specialisti i toksikologjisë, Nardi Sheqerxhiu, thotë se testet që përdoren në QKUK për identifikimin e substancave narkotike ose abuzuese, janë të shpejta ose rapide dhe realizohen përmes urinës.

“Amfetamina detektohet në urinë deri në 48 orë pas përdorimit të fundit. Pas 48 orëve, testi i amfetaminës në urinë mund të rezultojë negativ, ngase substancat e konsumuara vazhdimisht eliminohen me urinë”, thotë Sheqerxhiu.

Kjo nënkupton se nëse një kandidat për kadet policor, që ka rezultuar pozitiv për amfetaminë, mund të rezultojë negativ nëse ritestohet.

Sheqerxhiu thotë se ekzistojnë disa teste që mund të kryhen përmes flokëve, të cilat japin rezultate për një periudhë më të gjatë pas përdorimit të fundit të substancave abuzuese, porse ato, sipas tij, nuk kryhen në Kosovë.

E formuar gati 25 vjet më parë, Policia e Kosovës ka mision “të ofrojë zbatimin e ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase”.

Ajo numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.

Pagat e tyre nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Policët e Kosovës nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ofertat vlejnë vetëm me këto data Bajramit E SUPER OFERTA 05.04- 10.04! Bajramit Shfletoni fletushkën e ofertes s? Bajramit Bajramit 109 Bajramit 3.09 aqe Bajramit 1557?3? Troffy Faqe RC"

Pse askush nuk u mor në përgjegjësi për vrasjen e 8 anëtarëve të familjes Sharku në Rahovec?

0

Ishte viti 2004, kur unë u gjenda në Rahovec, tek ndodhesha në qytezën e shumë legjendave dhe të shumë vrasjeve…

Më datën 9 maj 1999 Rahovecin e kishte kapluar një ngjarje makabër: Ishin vrarë në shtëpinë e tyre tetë anëtarë të familjes Sharku:Bashkëshortët Ali dhe Taibe Sharku, vajza e tyre Azeminja, me fëmijët – Visarin, Arzën, Venharin, Egzonën dhe Shkurtën tetë vjeçe.

Vrasja ishte kryer në shtëpi nga policët serbë me armë pa zë. Të gjithë anëtarët ishin
qëlluar me plumba.

SI E TREGOI VRASJEN MAKABËR TË FAMILJES SHARKU, VAJZA FETIJA?
Përshkrimi vajzës së Aliut dhe Taibes, Fetijes, ishte tronditës. Ajo në hollësi ka treguar se
si e gjeti shtëpinë e mbushur kufoma… “Ka qenë ditë e diel. Data 9 maj 1999. Flitej se Rahovecin donin ta dëbonin për në Shqipëri.

Nuk kaloi as një orë dhe grupi i parë i fqinjëve, që ishte kthyer nga stacioni i autobusëve, pasi erdhën në shtëpi, thanë: “Policia serbe nuk po lejojnë askënd të
shkojë në Shqipëri!”.

Serbët e Rahovecit, të veshur me uniforma policore dhe të mobilizuar për luftë, u thanë banorëve: “Kur bien bombat e NATO-s mbi kokat tona, le të bien edhe mbi kokat tuaja!”.

Po atë ditë, mora djalin e vogël dhe u nisa t’i vizitoj prindërit.Ka qenë ora 11, kur u nisa
me Benjaminin e vogël që të shkoja te prindërit. Dhe, duke ditur se aty ishte edhe motra,
Azeminja me fëmijë, u ndala në shitore dhe bleva çokollata për fëmijët.

Kur arrita në lagje, në derë të oborrit u ndala. Dera e oborrit ishte e hapur. Thashë me vete: Pse është e hapur dera, në këtë kohë kaq të keqe?!”.

Hyra ngadalë në oborr. Ishte qetësi…U ofrova te dera e korridorit, e cila, gjithashtu, ishte e hapur. Pastaj, u ofrova edhe te dera e dhomës, e që edheajo ishte e hapur! Kur e futa kokën në derë të dhomës, të parin e pashë Visarin, 13 vjeç. E kishte gjysmën e trupit në dyshek e gjysmën në shtrat.

U ofrova dhe e preka.Ishte i ftohët, akull. E kishte plagën në ballë, e plagën tjetër në anën e djathtë të kokës, ndërsa një plumb e kishte qëlluar mu në zemër! Kur u binda se ai ishte
i vrarë, më shkoi në mend se të gjithë të tjerët qenkan vrarë… E pashë, pastaj, Egzonën, tetë vjeçe, të shtrirë në dysheme!

Ashtu, siç ishte munduar të ikte, kishtembetur e shtrirë…Edhe ajo i kishte tre plumba: dy në kokë e një në zemër! U humba e tëra dhe fillova të qaj. Nuk dija çka të bëja! U ndala për një moment dhe pyeta veten, mos kisha luajtur, por pamjet e krimit më demantuan
menjëherë…

Në ato çaste shkova te shtëpia e hallës Çelebije. Doli ajo në derë me burrin, Sylejmanin.
I thashë: “Eja e shihni çka kanë bërë shkijet?!”. Hymë me hallën në shtëpi. I preku
të gjithë fëmijët e vdekur… Dola në rrugë dhe fillova të qaj…”, thotë
në rrëfimin e saj tronditës Fetija.

PËR DINARIN ÇOHET PLUHUR, PËR VRASJET NDAJ SHQIPTARËVE HESHTET!

Në familjen Sharku në Rahovec kanë marrë shënime shumë zyrtarë të lartë rreth
vrasjes së një familjeje në shtëpinë e tyre, por askush nuk është marrë në përgjegjësi!

E, për dinarin serb në Kosovë Serbia e ka alarmuar tërë bashkësinë ndërkombëtare!
Shiheni presionin ndërkombëtar?! Shiheni diplomacinë ndërkombëtare për
dinarin?!

E, për vrasjet e familjes Sharku në Rahovec dhe për mijëra vrasje të tjera në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare bëhet kinse nuk di gjë! Tmerr, a?!/https://kosovarja-ks.com/revista/2024/Kosovarja_04.pdf 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ofertat vlejnë vetëm me këto data Bajramit E SUPER OFERTA 05.04- 10.04! Bajramit Shfletoni fletushkën e ofertes s? Bajramit Bajramit 109 Bajramit 3.09 aqe Bajramit 1557?3? Troffy Faqe RC"

Vedat Muriqi kërkon sonte suksesin historik

0

Në Sevilla, Ath. Bilbao dhe Mallorca do të dikutojnë trofeun e parë sezonal në Spanjë, me të dyja skuadrat që do të vendosen përballë, për herë të parë në histori në finalen e Copa del Rey.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Një ndeshje vërtet interesante, me baskët të cilët do të luajnë finalen numër 40 në histori, dy më pak se Barcelona, teksa skuadra e Valverde-s rikthehet në finale pas sezonit 2020-2021.

Në krahun tjetër, Mallorca rikthehet në finale pas shumë vitesh pritje, pas më shumë se dy dekadash, pas sezonit 2002-2003 që në fakt mbart shumë kujtime të bukura pasi është suksesi i vetëm në Copa del Rey ndaj Recrativo Huelva, ndërsa kjo do të jetë finalja e katërt në histori.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të kërkojë trofeun historik në karrierën e tij dhe pritet të luajë një rol të madh tek skuadra e tij.

Ky takim luhet me fillim nga ora 22:00.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ofertat vlejnë vetëm me këto data Bajramit E SUPER OFERTA 05.04- 10.04! Bajramit Shfletoni fletushkën e ofertes s? Bajramit Bajramit 109 Bajramit 3.09 aqe Bajramit 1557?3? Troffy Faqe RC"

Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet

0

Një person, nga ekipi i urgjencës në Prizren është dërguar në emergjencën e spitalit pa shenja jete.

Policia ka bërë të ditur se sipas familjarëve, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

“Sipas mjekut kujdestar është vdekje natyrale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportim 24 orësh.

Në raport, policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ofertat vlejnë vetëm me këto data Bajramit E SUPER OFERTA 05.04- 10.04! Bajramit Shfletoni fletushkën e ofertes s? Bajramit Bajramit 109 Bajramit 3.09 aqe Bajramit 1557?3? Troffy Faqe RC"

Derbi i kryeqytetit italian, Roma-Lazio përballen për herë të 199 në histori

0

Java e 31-të e Serie A sjell drebin e kryeqytetit, Roma-Lazio, në përballjen e tretë sezonale, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë jo vetëm tri pikët, por edhe lavdinë, në një sfidë që ka edhe risi.

Skuadra e De Rossi-t aktulisht i bën llogaritë me zonën Champions League teksa qëndron në vendin e pestë me 52 pikë, 5 më pak se vendi katërt, Atalanta.

Në krahun tjetër, Lazio pozicionohet në vendin e shtatë me 46 pikë, teksa ekipi i drejtuar nga Tudor ka ndryshuar kurs në dy javët e fundit të kampionatit dhe në sprintin final kërkon të prekë zonën europiane.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se “bardhekaltërit” janë ende pjesë e Kupës së Italisë, por që në ndeshjen e parë gjysmëfinale u mposhtën përballë Juventus-it 2-0.

Ky do të jetë derbi numër 199 në histori, me Romën që kryeson me 73 fitore kundrejt 58 të Lazio-s, ndërsa 67 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Sa i përket fazës së parë, sfida u mbyll pa gola dhe pa fitues, ndërsa të dyja skuadrat u vendosën përballë në fillimin e këtij viti në Kupën e Italisë, aty ku Lazio fitoi minimalisht 1-0 me golin e Zaccagni-t, ndërsa Roma nuk fiton një derbi që prej katër ndeshjesh, më konkretisht që prej marsit të vitit 2022.

Një takim shumë i rëndësishm, por edhe i veçant për Daniele De Rossi-n që për herë të parë në karrierë do të përjetojë emocionet e derbit jo si lojtar, por si trajner, e po ashtu edhe Igor Tudor do të ndjejë emocionet që të falë kjo ndeshje.

Roma prezantohet me një ecuri prej 6 ndeshjesh pa humbje në kampionat, teksa u ndal javën e kaluar përballë Lecce-s, por gjithashtu mendon edhe për Europën, pasi do të luajë në çerekfinalet e Europa League ndaj Milan-it.

Skuadra e Tudor vjen pas humbjes 2-0 në gjysmëfinalen e parë te Kupës ndaj Juventus-it, ndërsa në kampionat kanë marrë 6 pikë në dy ndeshjet e para të trajnerit kroat, por ka pasur një periudhe të trazuar gjatë marsit.

Roma-Lazio do të luhet këtë të shtune duke nisur nga ora 18:00.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ofertat vlejnë vetëm me këto data Bajramit E SUPER OFERTA 05.04- 10.04! Bajramit Shfletoni fletushkën e ofertes s? Bajramit Bajramit 109 Bajramit 3.09 aqe Bajramit 1557?3? Troffy Faqe RC"

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës

0

Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot i ngrohtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës.

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ofertat vlejnë vetëm me këto data Bajramit E SUPER OFERTA 05.04- 10.04! Bajramit Shfletoni fletushkën e ofertes s? Bajramit Bajramit 109 Bajramit 3.09 aqe Bajramit 1557?3? Troffy Faqe RC"

Policia konfiskon armë në dy lokacione në Malishevë

0

Policia ka gjetur dhe konfiskuar disa armë pas një kontrolle në dy lokacione në komunën e Malishevës.

“Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar me datën 05.04.2024 në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

Dy armë zjarri të gjata,

Dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë,

Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver,

Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë,

Një armë zjarri e shkurtër (artizanale),

Pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe

Katër karikator.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lajm fantastik për tifozët e Malishevës, biletat pa pagesë

0

Nga tani e deri në fund të sezonit tifozët e klubit të futbollit Malisheva mund t’i përcjellin ndeshjet e Superligës pa paguar biletë. Ky është lajmi që klubi e ka dhënë sot duke i gëzuar tej mase tifozët e tyre.

“Dy mbështetësit e zellshëm të klubit tonë Afrim Bytyqi dhe Kastriot Krasniqi mbulojnë shpenzimet e biletave për të gjithë tifozët deri në përfundim të këtij sezoni”, thuhet në njoftimin e Malishevës. Më 6 prill, Malisheva  do të përballet me Dukagjinin në një ndeshje emocionuese nga ora 15:00. Ndryshe, Malisheva po kalon një sezon tejet pozitiv sa i përket rezultateve dhe po synojnë daljen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Autostrada Biennale zgjerohet në 10 vjetorin e saj me një Hangar të ri në ITP Prizren

0

Në vitin kur po e kremtojnë 10-vjetorin e themelimit, Autostrada Biennale, ka njoftuar se po i zgjerojnë hapësirat edhe me një Hangar të ri në ITP Prizren. 

“Së fundi ne kemi nënshkruar kontratën e re 10-vjeçare për zgjerimin e hapësirave tona të cilat do t’i plotësojnë nevojat e komunitetit për prodhim artistik dhe edukim’, thuhet në njoftim.

Rritja e Autostrada Biennale dhe Autostrada Hangar në vitet e fundit tregon përkushtimin e tyre për të përforcuar të ardhmen kulturore dhe sociale në Kosovë, përkrah vizionit për ta vendosur këtë angazhim në një kontekst artistik ndërkombëtar.

Ashtu siç është krijuar Autostrada Hangar me 50% të materialeve të ricikluara nga edicionet e mëparshme të Autostrada Biennale, e njëjta praktikë e riciklimit dhe qëndrueshmërisë po vazhdon me Hangarin e dytë.

Autostrada Biennale gjatë edicionit të katërt prodhoj një sërë veprash artistike në Autostrada Hangar dhe pati një impakt të madh në zhvillim socio-ekonomik të vendit, e cila u vlerësua si një ndër 10 ekspozitat më të mira në Evropë në 2023 nga Frieze Magazine me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Me këtë rast, bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Bar?? Karamuço, deklaruan: “Jemi të lumtur që Hangar II do t’i plotësojë nevojat e komunitetit përmes krijimit të studios së re të produksionit, studios së mediave dhe komunikimit, hapësirës multifunksionale, hapësirës rezidenciale për artistë, si dhe krijimit të një depoje për vendosjen e veprave të artit, e cila do të jetë depoja e parë profesionale në Kosovë. Falë këtij zgjerimi, ne do të kemi një hapësirë më të madhe kreative fizike dhe mendore për vizionin tonë të ardhshëm dhe programet gjithëpërfshirëse, duke e bërë Autostrada Biennale një qendër që vazhdon të frymëzojë, krijojë dhe promovojë artin dhe kulturën me një qasje të re inovative.”

Autostrada Biennale ka marrë mbështetje bujare dhe ka krijuar partneritete me Fondacionin Allianz, Ministrinë e Kulturës në Kosovë, ITP Prizren dhe GIZ, Komunën e Prizrenit, Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe shumë të tjerë.