20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1151

Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët e Malishevës, Rahovecit, Suharekës…

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa rekomandime për qytetarët, pasi që tani me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartës të virusit që i shkakton Ethet Hemorragjike.

Në njoftimin e IKSHP-së thuhet se pavarësisht faktit se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK, pasi janë realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, institucionet e tre niveleve të kujdesit shëndetësor duhet të bëjnë me kohë përgatitjet meqë bëhet fjalë për një sëmundje endemike, por edhe vdekjeprurëse.

“Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, por edhe në zonat e tjera, pasi që temperaturat kanë filluar të ngritën dhe rriqrat dalin në sipërfaqe të tokës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Tutje thuhet se laboratorët e IKSHPK-së janë të përgatitura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

IKSHPK u ka  rekomanduar qytetarëve:

Të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, të vishen me rroba të gjata dhe pantallonat të futen në çorapë;

Të lyejnë pjesët e trupit, sidomos pjesët e zbuluara si shuplakat dhe qafën me preparate të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut;

Të kontrollojnë trupin pas qëndrimit në vatra endemike si dhe pas kthimit nga punët në fusha/livadhe, ara apo vendet me shkurre;

Nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore;

Të kositet në vazhdimësi bari në oborre e livadhe;

Të bëhet dezinsektimi selektiv i hapësirave në vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë);

Të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i stallave në vazhdimësi;

Të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë.

IKSHPK bën thirrje te qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e ekosistemit që nënkupton:

Të punohen të gjitha tokat e punueshme;

Të kositen livadhet me kohë dhe nga disa herë;

Të pastrohen kopshtet dhe pronat përreth shtëpive;

Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve;

Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë, ku nuk duhet të lihen këmbët e zbathura;

Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe në mbrëmje të kontrollohen (nga prindërit) për praninë ose jo të rriqrave në trupin e tyre;

Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës;

Trajtimi i Etheve Hemorrgajike bëhet përmes terapisë mbështetëse, me antiviral si Ribavirina dhe imunoterapi pasive.

Kujdes, pickimi nga rriqrat mund të jetë shumë i rrezikshëm. Parandaloni sëmundjen duke pasur kujdes!

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes futbollisti 21-vjeçar nga Shqipëria, ra nga tarraca

0

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 21-vjeçari lezhjan i cili ra aksidentalisht nga tarraca e biznesit të familjes në fshatin Torovicë.

Lajmi i trishtë vjen nga Spitali i Traumës, ku bëhet me dije se Klajvert Çuni i cili ndodhej i shtruar prej 23 marsit.

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, i riu i cili ishte futbollist i akademisë së Shënkollit, nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Sopijë

0

Polica ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje në Sopjë të Suharekës.

Ai është dërguar në mbrojtje.

 Sopijë, Suharekë 29.03.2024 10:00 . Njësitë policore pas një pune operative hetimore me datën 04.04.2024 kanë arritur ta identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit në prani te avokatit mbrojtës i njëjti është dërguar në mbajtje.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Anthony Joshua zbulon datën e saktë kur do të tërhiqet nga boksi

0

Boksieri britanik, Anthony Joshua ka zbuluar së fundmi se kur po planifikon të pensionohet nga boksi profesionist dhe duket se nuk i ka mbetur shumë kohë.

Ngritja e Joshuas në majën e sportit ishte elektrike, ndërsa rilindja e tij në vitin e kaluar ka qenë po aq emocionuese.

Boksieri i peshave të rënda, i cili humbi titujt e tij në WBF dhe IBA në dy raste, po përpiqet të rimarrë rripat për herë të tretë.

Megjithatë, për ta bërë këtë, atij do t’i duhet të presë përballjen e shumëpritur me Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk në maj 2024, dhe revanshin e tyre të mundshëm, i cili ka të ngjarë të zhvillohet në 2025.

Kjo do t’i jepte Joshuas pak kohë për të shijuar një përfundim përrallor të karrierës së tij, me boksierin e lindur në Watford që pranoi se planifikon të tërhiqet pasi të mbushë 37 vjeç në vitin 2026.

“Unë gjithmonë kam thënë 35 vjeç. Unë bëhem 35 vjeç në tetor, po mendoj edhe dy vjet të tjera nëse trupi im qëndron. Kam krijuar disa biznese në të cilat mund të kaloj natyrshëm, të cilat nuk varen nga unë që jam në ballë”, ka thënë fillimisht Joshua për planet e tij të daljes në pension.

Joshua gjithashtu pranoi se ai e ka ende syrin te fituesi i meçit Fury-Usyk, por theksoi se duhej të ishte “i durueshëm”.

“Kundërshtari im i radhës do të jetë rreth shtatorit kur do të më thonë. Shpresoja në qershor. Kam pak kohë për të shkuar në takime tani dhe për t’u përzier pak”.

“Po stërvitem në çdo moment, kam dy muaj kohë para se të futem në kampin stërvitor”.

“Mendoj se ajo që po thonë është të jesh i durueshëm sepse ke Tyson Fury vs Oleksandr Usyk duke luftuar për të gjitha rripat dhe më pas, pasi të jetë bërë kjo, shpresoj që unë të mund ta rrëzoj derën dhe të gjej mundësinë time”.

Pas fitores së theksuar të Joshuas ndaj Francis Ngannou, shefi i Matchroom Sport, Eddie Hearn këmbënguli se Joshua është rikthyer në boksierin më të mirë në botë në peshat e rënda.

“Nëse ne e fitonim këtë luftë, atëherë ai do të luftonte me fituesin e Fury vs Usyk. Ju po shikoni peshën e rëndë numër një në botë. Tyson Fury ju lutem mundeni Usyk sepse do të merrni luftën më të madhe në historinë e sportit. Si një luftëtar, ai është një frymëzim për të rinjtë”, ka thënë Hearn.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2080 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Poashtu, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot nis procesin e regjistrimit të popullsisë në vend, i cili do të zgjasë deri më 17 maj. Pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 deri në 2000 euro për person.

ASK ka bërë të ditur se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

ASK shpreh mirënjohje për angazhimin e stafit prej mbi 5.000 persona dhe të qytetarëve për një bashkëpunim në një moment kyç, ku çdo person ka rëndësi.

“Përfshirja juaj në regjistrimin e popullsisë është një hap drejt sigurimit të një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të barabartë për të gjithë’, thuhet në njoftim.

ASK u ka dërguar edhe mesazhe telefonike qytetarëve për t’i njoftuar lidhur me këtë proces.

ASK-ja do të dalë me rezultate preliminare pas tre muajsh. Gjatë këtij procesi do të aktivizohet edhe një lojë shpërblyese. Cilido qytetar që qëllon më së afërmi numrin e popullsisë do të fitojë 10 mijë euro.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

Klubet saudite shfaqen sërish për Lukakun

0

Ka filluar të duket gjithnjë e më e pamundur që Roma të jetë në gjendje të mbajë Romelu Lukaku-n përtej këtij sezoni dhe klubet e Arabisë Saudite janë shfaqur për të filluar eksplorimin e një lëvizjeje verore.

Sulmuesi belg 30-vjeçar bëri mirë në gjysmën e parë të sezonit me Jose Mourinho-n, duke shënuar 15 gola nën “Special One”, por forma e tij ka rënë që nga ardhja e trajnerit Daniele de Rossi, duke arritur vetëm tre gola.

Roma do të dëshironte të mbante Lukaku-n, por raportet e mediave të mërkurën theksuan se çfarë detyre monumentale do t’i duhej klubit për një lojtar që fiton 8 milionë euro në sezon dhe kushton të paktën 40 milionë euro.

“Corriere della Sera” detajon se si shumë klube të paidentifikuara të Arabisë Saudite janë shfaqur për një lëvizje të mundshme verore për Lukaku-n, ndërsa Chelsea përgatitet të kërkojë blerës të rinj.

Blutë duan rreth 40-45 milionë euro për sulmuesin 30-vjeçar, i cili nuk ka ndërmend të jetë pjesë e skuadrës londineze sezonin e ardhshëm.

Gjërat janë tepër të vështira për Roma-n, të cilët nuk mund të përfitojnë më nga Dekreti i Rritjes në një marrëveshje për belgun. Albanian Post

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ish-ministri kroat pret anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO

0

Miro Kovaç, ish-ministër i Jashtëm i Kroacisë, ka komentuar shënimin e 75 vjetorit të NATO-s dhe 15 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike.

Ai tha se presin që shumë shpejtë edhe Kosova t’i bashkohet me të drejta të plota kësaj aleance.

“Kur bëhet fjalë për gjithë komunitetin shqiptar Kroacia është përkrahëse tejet e fuqishme e NATO-s dhe gjithsesi e gjithë aleancës transatlantike. Jemi shumë të gëzuar që i jemi bashkuar aleatëve tanë bashkë më Shqipërinë dhe gjithsesi presim që edhe Kosova shumë shpejt të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota”, ka thënë Kovaç në RTK.

Duke folur për shqetësimet për një konflikt real në Ballkanin Perëndimor, Kovaç tha se është çështje e Bashkimit Evropian që të merret me sigurinë.

“E para, Ballkani Perëndimor është oborri i Bashkimit Evropian, prandaj BE gjithsesi duhet të merret me këtë punë. Dhe së dyti, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë anëtare të NATO-s dhe nuk kanë asnjë brengë sa i përket sigurisë në Ballkan”, tha Kovaç.

Ai shtoi se nëse ka ndonjë lloj agresioni brenda Ballkanit, shtetet anëtare brenda NATO-s do të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar që rendi e siguria të ruhet dhe të mbahet si e tillë.

“Mund të ketë telashe të vogla, por nuk besoj që dikush guxon ta sfidojë këtë rend në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Kovaç ka komentuar edhe rastin e Banjskës me 23 shtator të vitit të kaluar, duke thënë se ishte një përpjekje për të shkaktuar trazira.

“Mund të ketë përpjekje për trazira në Kosovë, porse po pati diçka të ngjashme më Banjskën gjithsesi do të ketë intervenim brenda Kosovës dhe se këto janë vetëm ide dhe nuk besoj që do të konkretizohen”, tha Kovaç.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Me diell, temperaturat deri në 24 gradë

0

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 8-27 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C./MeteoKosova