19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1152

50 euro gjobë për këmbësorët që kalojnë rrugën me telefon në dorë

0

Nga 3 prilli 2024 ka hyrë në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ky ligj ka ashpërsuar masat ndëshkuese për përdorim të telefonin nga pjesmarrësit në trafik.

Siç njoftojnë nga policia, me Ligjin e ri, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave dhe dëgjueseve në veshë, kur e kalojnë rrugën, shiritin, shtegun e biçikletave ose binarët. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro.

Ndërkohë, edhe shoferëve u është bërë thirrje që gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 500 euro, pikë negative e ndalesë në drejtim të mjetit motorik.

“Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!

Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Lugishtë e Hasit: Një hap drejt shërbimeve cilësore të shëndetësisë

0

Është drejt përfundimit renovimi i plotë i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Lugishtë e Hasit.

“Gjendja do të rregullohet në të gjitha aspektet, duke filluar nga infrastruktura fizike e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, deri tek hapësira e modernizuar dhe funksionale për të pritur pacientët dhe për të kryer shërbime shëndetësore të nevojshme’, njofton Komuna e Prizrent.

“Ky projekt do të ofrojë mjedis të mjaftueshëm për shërbime cilësore shëndetësore, duke përmirësuar përvojën e pacientëve dhe të personelit mjekësor”.

Mund të jetë një imazh i brenda

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vritet futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs

0

Futbollisti i Afrikës së Jugut dhe Kaizer Chiefs, Luke Fleurs, është vrarë në një incident të vjedhjes së makinës në Johannesburg.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar kur mësuam për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të një prej lojtarëve tanë, Luke Fleurs,” thuhet në njoftimin e klubit të Chiefs.

“Ne përcjellim ngushëllimet tona të përzemërta për familjen dhe miqtë e tij gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, shtoi klubi në deklaratë.

Sipas policisë së Afrikës së Jugut, incidenti ndodhi në një pikë karburanti në Honeydeë, një periferi veriore e Johannesburg, të mërkurën në mbrëmje.

“Të dyshuarit ia drejtuan armën e zjarrit dhe e nxorën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë së Gauteng, nënkoloneli Mavela Masondo.

Pas të shtënave, një i dyshuar u largua me makinën e Fleurs i ndjekur nga një bashkëpunëtor.

24-vjeçari u dërgua në një spital aty pranë ku u shpall i vdekur pas mbërritjes, shtoi policia.

Fleurs ishte një futbollist i ri premtues që përfaqësoi Afrikën e Jugut në nivelin U-23 dhe ishte pjesë e ekipit të Lojërave Olimpike Verore të Tokios në 2021.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shpallen fituesit e tenderëve për ndërtimin e 20 kilometrave të rrugës Prizren -Tetovë, kostoja 30 milionë euro

0

Ministria e Infrasrtukturës ka shpallur kompanitë fituese të tenderit për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, të ndarë në tri lote. Vlera totale e tri kontratave është mbi 30 milionë euro, bëhet fjalë për 20 km e 350 metra, raporton Express.

Sipas studimit të fizibilitetit apo të vlerësimit për rrugën e ka bërë tashmë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës (MMPHI), rruga si tërësi do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash. Kostoja totale e projektit parashihet të jetë rreth 200 milionë euro.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Në dosjen e tenderit për këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës ka rekomanduar për kontratë konsorciumet “4 A-M: PREMIUM BETON SH.P.K; GPG Company SH.P.K”, konsorciumin “Pricom SH.P.K; Mataf Insaat Ticaret A.S; FS C ING SH.P.K; Jaha Solar” dhe koncorsiumin “EUROKOS HOLDING SH.P.K; ALFA.i; EL-BAU SH.P.K; Agim Morina B.I; N.N.SH. WORLD MEDIUM: Adnan Bislimi B.I”.

Konsoriumit të parë i është dhënë kontrata për Lotin 1, në vlerë prej 8 milionë euro. Shuma më e lartë është për Lotin 2, që i është dhënë konsorciumit të dytë për 15 milionë e 605 mijë e 675 euro. Ndërkohë, për Lotin 3 kontrata është në vlerë 8 milionë e 346 mijë e 804 euro. Për Lotin 1 dhe 3, ka pasur edhe oferta më të lira se të konsorciumeve me të cilat është rekomanduar lidhja e kontratave.

Loti 1 parashihet të përfundojë për 255 ditë pune, Loti 2 për 425 ditë pune dhe Loti 3 për 255 ditë pune.

Ndryshe, në janar të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

Financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

“Kjo rrugë krijon një lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëz dhe mallra, duke forcuar edhe ndërlidhjen midis parqeve kombëtare, destinacioneve turistike dhe korridoreve rrugore në mes Republikës tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, si lidhje e dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, gjithashtu mundëson krijimin e një korridori rrugor të ri me ndikim në skenën rajonale të Ballkanit, duke i lidhur jo vetëm Prizrenin me Tetovën, por edhe Prishtinën me Durrësin dhe Tiranën, përmes autostradës “Ibrahim Rugova””, kishte deklaruar Ministri Liburn Aliu.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia në Prizren dënon 51 këmbësorë që kaluan rrugën aty ku nuk ju lejohet

0

Policia në Prizren për një javë ka shqiptar 51 gjoba për këmbësorët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, duke kaluar rrugën në vendet ku nuk është e lejuar për ta.

Poashtu në njoftim bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 68 gjoba ndaj shoferëve që nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve.

Njoftimi i policisw

Drejtoria rajonalë e policisë ne Prizren, stacioni policor në Prizren, ka realizuar objektivat lidhur me implementimin e Planin Operativ “Këmbësorët 26.02.2024-31.032024”, duke punuar me profesionalizëm në rregullimin dhe kontrollimin e komunikacionit ne parandalimin e aksidenteve, qoftë përmes planeve operative si dhe përmes informatave që pranon nga qytetaret e vendit për kundërvajtës të ndryshëm në rrugë. Veprimet ligjore për shkelje të ligjit të komunikacionit janë duke vazhduar intenzivisht në qytetin Prizrenit dhe nga data 26.02.2024 deri me date 31.03.2024 nga njësitet policore janë shqiptuar gjithsej 119 -Vendime :

•51-Vendime – Ndaj Këmbësorëve që nuk kane respektuar rregullat e komunikacionit respektivisht e kalojnë rrugën në vendet ku nuk është e lejuar kalimi;

•68-Vendime –Ndaj shoferëve për mos dhënien e përparësi këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.

Me këtë rast, Policia apelon të qytetarët që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar nga ta që të respektojnë ligjin, rregullat dhe shenjat e komunikacionit ne rrugë me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Quni flet për rënien e dëshmorëve të Koshares, Xhemajl Mustafa e Milazim Shala: Kafshatat dhe plumbat i ndanin bashkë

0

Deputeti i LDK-së Anton Quni, pjesëmarrës në Betejën e Koshares, gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës më 04.04.2024 ka ndarë momente nga lufta e ushtarëve të rënë në këtë betejë.Quni ka thënë se dëshmorët Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala të cilët u vranë më 31.05.1999, ishin të pandashëm.

Ai ka treguar se i pari kishte rënë Milazim Shala i cili ndodhej disa hapa para luftëtarëve tjerë.

Ndërsa ka rrëfyer se komandanti Xhemajl Fetahaj pas rënies së Milazimit më njërën dorë e tërhoqi trupin e tij, ndërsa me tjetrën ka hapur zjarr kundër armikut derisa i ka mbaruar municioni.

“Xhemajl Fetahaj nga Raushiqi e dhe Milazim Shala nga Baballoqi ishin bashkëluftarë që nga fillimi i operacionit, ishin të pandashëm. Kafshatat dhe plumbat i ndanin bashkë. Më 31 maj Xhemajli kërkoi 4 vullnetarë për mision vëzhgimi në majën Mrika. U lajmërua Milazimi dhe u vu në krye të grupit që duhet disa hapa të ishte para komandantit të tij Xhemajlit. Te bunkeri i parë neutralizuan grupin e parë të armikut, pak më larg alarmohen luftërat serb ku filluan luftimet e ashpra në distancë 30 deri 40 metra. Xhemajli vendos prerazi vetëm përpara. Duke lëvizur prej shkëmbit në shkëmb lëviznin përpara. Papritmas Milazimi goditet dhe trupi i tij përplaset në shkëmb. Xhemajli prerazi thotë se nuk ka kthim prapa pa Milazimin, me njërën dorë e tërheq trupin e pajetë të Milazimit me tjetrën dorë hap zjarr. I mbaron municioni kur edhe ai goditet për vdekje. Bie mbi trupin e Milazimit”- ka thënë ai.

Në nderim të dëshmorëve të Betejës së Koshares, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në seancën solemne më 04.04.2024.Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit kombëtar shqiptar.Beteja e Koshares më 9 prill 1999, ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./kallxo.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lind i vdekur djali i yllit të NHL-së

0

Ylli i NHL-së, Boone Jenner dhe gruaja e tij Maggie kanë dhënë një lajm tronditës.

30-vjeçari, i cili është kapiten i “Columbus Blue Jackets”, hyri në rrjete sociale për të zbuluar se ata kishin humbur djalin e tyre pasi Maggie pësoi një “lindje të vdekur” një muaj para se ajo të priste fëmijën e tyre.

Ata postuan një fotografi të gjurmëve të djalit të gdhendura në një gur, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi të humbur. Një dhimbje si asnjë tjetër. Djali ynë, Dawson Jenner lindi i vdekur më 31 mars. Ndërsa kjo dhimbje nuk është si asgjë që kemi përjetuar më parë, ajo na ka treguar gjithashtu dashurinë e pamasë që duhet të japim”.

Ata vazhduan, duke shkruar: “Sado zemërthyer që jemi, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që jemi prindërit e tij dhe mezi presim ta mbajmë përsëri një ditë në parajsë. Ne jemi mirënjohës dhe ndihemi të bekuar për dashurinë dhe mbështetjen nga familja dhe miqtë tanë. Ne i vlerësojmë të gjithë që respektojnë privatësinë tonë ndërsa lundrojmë në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rikthimi i Ibrahimovic frymëzoi rilindjen e Milanit në 2024

0

Milan-i ka regjistruar një numër mbresëlënës prej 16 fitoresh nga 22 ndeshje në të gjitha garat që nga rikthimi i figurës legjendare Zlatan Ibrahimovic në një rol këshillues në dhjetor 2023.

Që kur emërimi i Ibrahimovic si këshilltar i lartë i bordit u konfirmua më 11 dhjetor, Milan-i ka shënuar 16 fitore, tre barazime dhe tre humbje.

Nga këto tre humbje, një erdhi në ndeshjen e dytë të raundit të play-off-it të Europa League kundër Rennes, një ishte paksa e diskutueshme kundër Atalanta-s në Kupën e Italisë dhe një kundër Monza-s në Serie A, pak ditë para humbjes me francezët.

Tre barazimet e Milan-it që nga kthimi i Ibrahimovic kanë ardhur të gjitha në Serie A, kundër Salernitana-s në dhjetor, kundër Bologna-s në janar dhe kundër Atalanta-s në shkurt.

Kuqezinjtë aktualisht po shijojnë një seri prej gjashtë fitoresh në të gjitha garat, pasi kanë mposhtur ekipe si Fiorentina, Hellas Verona, Empoli dhe Lazio në ligë në javët e fundit, si dhe dy fitore radhazi ndaj Slavia Praha-s në raundin e 16-të të Europa League.

Megjithëse Ibrahimovic nuk është pjesë e stafit të trajnerëve të Milan-it, “TMW” sugjeron se ndikimi i tij ka qenë i rëndësishëm në përmirësimin e fundit të formës së Milan-it. Albanian Post

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizren/ Dy aktakuza kundër tre personave

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë
Themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetë e tre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) person.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

0

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) përmes një video-mesazhi ka bërë të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe të garantojë lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

Në një video të postuar në Facebook të mërkurën në mbrëmje, KFOR-i rikujton se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët thekson se po punojnë në koordinim të ngushtë.

KFOR-i rikujton se janë 4,600 trupa që kujdesen për një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet dhe për të parandaluar rrezikun e përshkallëzimit të ri.

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi gati t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë…”, thuhet në video.

Ndërkaq, ditë më parë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Bernacca gjatë një paneli diskutimi në kuadër të Forumit Ballkanit që është mbajtur në Budapest të Hungarisë ka folur lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR në maj të 2023 nga grupet serbe, gjersa ka dërguar mesazh që të mos “ngatërrohen me KFOR-in pasi kanë të bëjnë me organizatën më të fuqishme në botë”.

Ai gjithashtu dërgoi mesazh për të gjithë ata që sulmojnë njësitë e KFOR-it. “Nëse ngatërroheni me njerëzit tanë, do të keni të bëni me të gjithë organizatën ushtarake më të fuqishme në botë”, tha ai.

Bernacca theksoi se KFOR-i është e aftë të përballet me kriza serioze.

Ndërkaq, javë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte dhënë deklaratat kërcënuese ndaj Kosovës.

Siç kishte raportuar Danas, Vuçiq ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

E ndaj kësaj deklarata ka pasur reagime të shumta.

Edhe admirali i pensionuar amerikan dhe ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-s, James Stavridis, ka ngjallur shqetësime rreth ndërhyrjes së mundshme ruse në Ballkan, duke iu referuar luftës hibride si mjeti potencial i agresionit.

Në një artikull të botuar së fundmi në “Bloomberg”, Stavridis theksoi rrezikun e sulmeve kibernetike që mund të cenojnë infrastrukturën jetike të Kosovës, një veprim që do të shtonte tensione dhe pasiguri në rajon.

Admirali i pensionuar parashikon se një ofensivë e tillë nga ana e Kremlin-it përfshirë sulme në rrjetin energjetik të Kosovës, do të krijojë konfuzion të madh dhe pakënaqësi sociale.

Ai shton se NATO duhet të ndërmerr hapa konkretë për t’u përballur me një kërcënim të tillë, duke sugjeruar fuqizimin e mbrojtjes kibernetike për Kosovën dhe Bosnjën joserbe. /Telegrafi/