19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1153

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

0

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuaram shkruan Meteo Kosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 15 deri në 37 kilometër në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej katër deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20 gradë Celsius

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Totaj priti Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer

0

Kryetari Shaqir Totaj sot priti Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, ata diskutuan kryesisht për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, me theks në projekte konkrete të financuara nga Austrian Development Agency (ADA).

Këto projekte do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për banorët e Komunës së Prizrenit.

Biseda gjithashtu u përqendrua te sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të Prizrenit. Kryetari Totaj identifikoi fushat prioritare për investime të jashtme dhe falënderoi Ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në përparimin e kësaj komune.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj në Suharekë: Sportistët dëshmuan se janë ambasadorët tanë më të mirë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sportistët kanë dëshmuar se janë ambasadorët tanë më të mirë.

Ai ka parë nga afër ndeshjen futbollistike mes ekipeve të kësaj ane.

“Sot, me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ishim bashkë në ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe FC Suhareka. Udhëheqësit e dy klubeve dhe trajnerët i përgëzoj për punën e palodhur”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se “ambasadorët tanë më të mirë dëshmuan të jenë sportistët. Është obligim i ynë t’ua ofrojmë kushtet më të mira”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Suharekë: Ndeshja mes FC Ballkani dhe FC Suhareka

Ballkani fiton në fund ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës përballë Suharekës

0

Ballkani ka fituar minimalisht në udhëtim te Suhareka në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Kupës së Kosovës me rezultat 1-0.

Pas nëntë minutash lojë, ishte një goditje e rrezikshme nga këndi dhe Enea Koliçi.

Ballkani u kundërpërgjigj me anë të Nazmi Gripshit (33’), por që Ymeri u tregua i vëmendshëm.

Suhareka vazhdoi të tregonte lojë të fortë, duke mos i lënë lojtarët e kampionit në fuqi të futeshin në zonë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, që rrezikuan me anë të Gripshit në minutën e 51-të, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

Mertion Korenica krijoi hapësire në minutën e 58-të, duke lëshuar një goditje nga 15 metra, por që ishte e pasaktë.

Një tjetër mundësi nga Gripshi (83’), që goditi nga distanca, e që as kësaj here nuk ishte i saktë.

Heroi i Ballkanit ishte Marsel Ismajlgeci, që realizoi golin e vetëm të takimit, duke i bërë gjërat paksa më të lehta për skuadrën e tij në ndeshjen e dytë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Kurti vizitoi gjeneralin, Bislim Zyrapi

0

Kryeminiastri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka vizituar ish-shef i Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjeneralin, Bislim Zyrapi.

 

 

Kurti këtë vizitë e bëri pasi Zyrapi kishte kaluar disa ditë në gjendje kome dhe i intubuar, me këtë rast Kurti i ka uruar shërim të plotë e sa më të shpejtë.

“Mbrëmë, e vizitova Gjeneral Bislim Zyrapin, i cili po e merr veten pas një sulmi në zemër së fundmi, ndërkohë që është në terapi të dializës. Pasi i ka kaluar disa ditë në gjendje kome dhe i intubuar, General Zyrapi është zgjuar duke u kthyer në jetë dhe tani po i përmirësohet shëndeti. Andaj bashkë me zëvendësministrin e mbrojtjes Shemsi Syla dhe këshilltarin politik Hajriz Sejdiu, i uruam të shkuara dhe shërim të plotë e sa më të shpejtë.
Me Gjeneral Bislim Zyrapin jemi takuar disa herë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në ato kohëra të vështira por edhe të lavdishme. E kujtoj veçanërisht natën e 31 dhjetorit 1998, kur me Gjeneral Zyrapin dhe me luftëtarë e bashkëpunëtorë të tjerë, e patëm pritur bashkë vitin e ri 1999 në Nekovc të Drenasit. Gjeneral Bislim Zyrapi ka qenë Shef i Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë një kontribut të çmueshëm gjatë luftës çlirimtare në Kosovë më 1998 dhe 1999. Ndërsa paraprakisht, në gjysmën e parë të viteve ‘90, në Bosnje e Hercegovinë, Bislim Zyrapi ka luftuar edhe atje, si komandant i një njësie speciale gjatë gjithë periudhës gati katër vjeçare të rrethimit të Sarajevës e në mbrojtje të saj.” ka shkrur Kryeminsitri Kurti.

“Nëna jeton tek shtëpia e axhës, Violetë Kukaj e ka qit në rrugë”, ish-kunata me akuza të rënda ndaj këngëtares

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, tash e sa kohë po përballet me disa probleme ligjore.

Kjo pasi familja e ish-burrit e kanë akuzuar atë publikisht në emisionin “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, për disa çështje të pronësisë.

E së fundmi, avokatja Eni Çobani ka pritur në zyrën e saj, ish-kunatën e Violetë Kukajt, Remzie Retkocerin si dhe ish-vjehrrën, Metije Retkocerin.

 

“Ne jemi në zyrën time. Sot më ka ardhur një zonjë shumë e nderuar, Metije Retkoceri. Unë siç e kam thënë një gjë, që çfarë filloj nuk e lë, e vazhdoj deri në fund. Prandaj edhe zonjat kanë ardhur sot pikërisht nga Kosova, për të më thënë se Eni ne do të vazhdojmë me ty”, theksoi Eni Çobani.

“E vërteta do shkoj deri në fund dhe nuk e lëmë asgjë në mes. Mos keni shqetësim se unë jam një shqiptare si ju por në dallim nga ju i dua shumë njerëzit dhe të vërtetën. Çfarë filloj nuk e lë, e vazhdoj deri në fund. Sot do bëhet prokura pranë zyrës sime për të vazhduar me gjyqin”, ka deklaruar ajo mes tjerash.

E gjatë kësaj vizite në zyrën e avokates, Çobani, Remzie Retkoceri akuzoi këngëtaren Violetë Kukaj se kjo e fundit i nxori nënën e saj nga shtëpia.

“Nëna jeton në shtëpinë e axhës, pra nëna edhe vëllai. Zonja [Violetë Kukaj] e ka qit nënën në rrugë”, theksoi Remzie Retkoceri.

UNDP dhe ADA promovojnë bizneset e “gjelbërta” që udhëhiqen nga gratë e Prizrenit

0

UNDP dhe Zyra Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë në Prishtinë (ADA), në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, kanë organizuar “Pjatën e gjelbërt”, si përkrahje për bizneset e vogla të udhëhequra nga gratë, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se përkrahja e donatorëve ka për synim edhe ndihmën ndaj të rinjve, krijimin e kushteve dhe hapjen e vende të reja të punës, në mënyrë që ata mos ta lëshojnë Kosovën.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, falënderoi donatorët, me ç’rast tha se donacione të tilla do t’i fuqizojnë bineset e këtij qyteti.

“Me aktivitetet tona përbashkët promovojnë qasjen ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe ushqimit bio po ashtu promovojmë bashkëpunimin dhe aktivitetin drejtim të përkrahjeve të bizneseve të cilat kultivojnë këtë lloj të aktivitetit dhe prodhojnë produkte të gjëlbërta, produkte të shëndetshme kurse në të ardhmen do të ketë aktivitete te reja edhe kryesisht ato do të jenë  në drejtim të përbërjes së grave që janë pronare të bizneseve por edhe të rinjve e pse është është e vetë shpjegueshme se duam t’i fuqizojmë gratë duam me i fuqizu rininë, me iu dhënë mundësi për punë që ata me punën e vet më dhënë kontributin për qytetin tonë po edhe mos me pas nevojë me u largu prej Kosovës”, tha ai.

Yuliya Scherbenina nga UNDP, tha se shpreson që kjo thirrje ta rrisë vetëdijen për rëndësinë e ushqimit të gjelbër.

“Është kënaqësi të ndodhem në Prizren, qyteti që gjithmonë na mirëpret shumë ngrohet sa herë të vijmë. Sa i përket udhëzuesit në Komunën e Prizrenit, shpresoj qe do te jetë një thirrje zgjuar për të gjithë mund të ngriseë vetëdijen për rendësin e ushqimit”, u shpreh ajo.

Për rëndësinë e ushqimit të gjelbër, foli edhe Sandra Horina, drejtoreshë e ADA-s për Kosovë.

“Dhe prodhimi i ushqimit në masë të madhe kontribuohet në emetimin e gazrave dhe gjithashtu ndikon tek ndryshimet klimatike pra duhet të flasim për sistemin e qëndrueshëm te ushqimit në mënyre që të  i luftojmë ushqimet klimatike dhe ndryshimet klimatikë afektohën të na prek të gjithë neve natyrisht ne mund të themi duke luftuar ndryshimet klimatike prekin çështje të ndryshme të sistemit ushqimore dhe është mjaft e rëndësishme se duhet të mbrojmë natyrën tonë dhe bujqësia konvencionale po e ndot tokën dhe po e ndotë ujin në përdorimin e pesticideve të ndryshme dhe gjithashtu është një linjë e gjatë e prodhimit të ushqimit i cili përdor shumë paketime plastike dhe gjithashtu përdor shume fosile energji fosile në prodhimin e ushqimit”, u shpreh ajo.

“Ne punojmë në fushën e promovimit ndërtimit të zhvillimit rurale bujqësisë për më shumë se një dekadë dhe ne punojmë se bashkë me UNDP si partneri jonë në dy komuna. Në fazën tjetër do të kemi më shumë komuna ne gjithashtu edhe punojmë me Zvicrën në mënyrë që të implementojmë projektet të mëdha në zhvillimet  rurale dhe ndërtimin e bujqësisë. Pra ne punojmë dhe mbulojmë punën tonë shumë komuna mundohemi të ndërtojmë agrobiznese të vogla të udhëhequra nga gratë që t’i ndihmojmë si të ndërtojnë prodhime të vogla”, u shpreh tutje ajo.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

0

Sot me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshja Prishtina – Drita, e cila luhet në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Prishtina luan në gjysmëfinalen e 14-të pas luftës nga 11 finale prej vitit 1992 dhe tetë trofe.

Derisa loja e dytë, do të luhet mes rivalëve lokalë Ballkanit dhe Suharekës, që luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kujtojmë që gjysmëfinalet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndryshe nga fazat e mëparshme në Kupën e Kosovës.

Një vit nga nisja e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

0

Më 3 prill të vitit 2023 filloi edhe zyrtarisht pas gati 3 vitesh pritje, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Aso kohe në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale ishte shënuar edhe një protestë, ku morën pjesë mijëra shqiptarë që jetojnë në vendet e diasporës.

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, deri më tash janë dëgjuar 54 dëshmitarë. Nga ta kishte shqiptarë, serbë e ekspertë ndërkombëtarë që në kohën e luftës kishin shërbyer në Kosovë.

Në mesin e emrave më të njohur që dëshmuan ishin Rrustem Mustafa, Gjergj Dedaj, Sadik Halitjaha, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, hulumtuesi Fred Abrahams, e dëshmitarë të tjerë.

Gjatë një viti të gjykimit, krerët e UÇK-së vazhduan të qëndrojnë në paraburgim. Megjithatë, njëra prej arsyeve të paraburgimit u rrëzua. Ajo ishte rreziku i arratisjes, për të cilën gjyqtarët vlerësuan se nuk përbën më arsye për ta vazhduar paraburgimin.

Por arsyet e rrezikut të ikjes e ndikimit në dëshmitarë vazhdojnë të qëndrojnë, gjithnjë sipas Gjykatës Speciale.

Me këto arsye, Gjykata Speciale për një kohë ndaloi edhe vizitat në Qendrën e Paraburgimit. Kjo pasi vlerësuan se ka pasur tendenca që krerët e UÇK-së të zbulojnë informacione me vizitorë. Si rezultat, vendimi përfundimtar ishin disa masa strikte për vizitë në Qendrën e Paraburgimit.

Kritika më e madhe nga juristët e organizatat joqeveritare ka qenë mbajtja e pjesës më të madhe të seancave si private, kjo në mbrojtje të dëshmitarëve. Sipas të dhënave, më shumë se 60% e seancave janë zhvilluar të mbyllura.

Gjatë vitit të gjykimit, në Kosovë qëndroi edhe kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës, Ekaterina Trendafilova.

Fjalët e krerëve të UÇK-së

Në seancën hyrëse, krerët e UÇK-së mbajtën fjalët e tyre hyrëse, përveç ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Secili prej tyre, u deklaruan sërish të pafajshëm.

“Kur raporti i Dick Martyt para 13 vjetësh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafik organesh dhe se shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, edhe populli i Kosovës, gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur”, pati deklaruar Hashim Thaçi.

“Ne nuk kishim kazerma, por kishim shtëpitë e familjeve tona dhe familjeve të tjera, të cilat na strehonin dhe na mbanin, ne nuk kishim akademi ushtarake, por na kishin mësuar prindërit tanë se si duhet të mbrohemi e të luftonim për vendin tonë, ne nuk kishim uniforma, por ato i sajonim, disa i blinim e disa edhe i ngjyrosnim vetë që të dukeshim si ushtarë, kujtoj se si piktori akademik Idriz Berisha, me brushën e tij të piktorit i pikturonte rrobat e punëtorëve, që ato të dukeshin sikur rrobat e ushtarëve”, deklaroi Rexhep Selimi në seancën e parë në Hagë.

“Kam qarë kur pashë në një depo materialesh ndërtimore të gjithë ata të vrarë të familjesh Jashari. Adem Demaçi më tha ‘Jakup nuk ka fitore’ pa luftë dhe sakrifica. Unë e dija se ky ishte ‘çmimi i lirisë’. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të fëmijërisë së tyre,. Në ato momente e kuptova se nuk mund të jetoja më duke futur kokën në zall si struci. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thashë ‘liri a vdekje’ por kurrë më nën këtë gjenocid”, tha Jakup Krasniqi.

Fjala e Prokurorisë

Në seancën e parë, Prokuroria e Specializuar e pati thënë fjalën e saj.

“Ushtarët e UÇK-së mbanin emra të koduar, mbanin maskë. Pas lufte disa dëshmitarë dhe persona të dyshuar kanë pasur interes për të fshehur strukturën dhe rolin që ekzistonin gjatë luftës. Edhe pse kjo çështje gjyqësore do të vërtetojë me shumë copëza mozaiku, sjellje kriminale është mjaft e thjeshtë. Do ta dëgjoni gjatë deklaratës hyrëse se shtabi i përgjithshëm i UCK-së ku 4 të akuzuarit ishin më të rëndësishëm, përqafoi një politikë të shprehur shumë qartë: të shënjestrimit të kolaboracionistëve dhe kundërshtarëve. Katër të akuzuarit u përfshin direkt në zbatimin e kësaj politike, përfshirë këtu duke caktuar mbikëqyrjen e komandandatëve që e vunë këtë në jetë. Provat do të tregojnë se politika e shpallur u vu vërtetë në jetë”, tha prokurori i specializuar Alex Whiting, që tash është larguar nga Specialja.

Në anën tjetër, avokatët mbrojtës mohuan akuzat, duke theksuar se gjykimi do të dëshmojë që krerët e UÇK-së nuk janë fajtor për veprat që akuzohen.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Përmirësimi i rrugëve “Fehmi Lladrovci” dhe “Xhemil Fluku”,Totaj : Po vazhdon modernizimi i rrugëve të Prizrenit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për punimet që po realizohen  në  rrugën   “Fehmi Lladrovci” dhe “Xhemil Fluku”.

“Po vazhdojnë projektet për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe modernizimin e rrugëve, me shpejtësi, standard të lartë dhe efikasitet”, shkruan ai.

“Aktualisht janë duke u gërryer rrugët “Fehmi Lladrovci” dhe “Xhemil Fluku”, të cilat shërbejnë si rrugë kyçe të qendrës së Prizrenit dhe po përgatiten për shtresimin me asfalt, gjë që do ta përmirësojë pamjen e funksionimin e këtyre rrugëve, duke e bërë qytetin më të qasshëm dhe më të përshtatshëm për veturat, banorët e bizneset e zonës”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, rrugë dhe teksti

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri