19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1154

Katër parimet e një shkrimtari

0

Njihet si shkrimtari me potencial profeti i romanit distopik “1984”, apo alegorinë te “Ferma e kafshëve”. Përveçse autor i këtyre romaneve dhe disa librave tjerë të rëndësishëm, ishte para së gjithash një eseist. Me qindra ese të tij të shkruara përgjatë dekadave prekin një larushi të madhe temash, nga letërsia te politika dhe filozofia. Në njërën prej këtyre eseve, “Pse shkruaj”, jep katër arsye të mundshme

EGOIZËM I PASTËR: Një nga arsyet pse dikush fillon të shkruajë mund të jetë dëshira për t’u dukur i mençur, për të qenë temë diskutimi mes të tjerëve, për t’u kujtuar pas vdekjes, për të sfiduar ata fëmijët popullorë që të injoronin kur ti ishe fëmijë. Është mashtrim të pretendosh se ky nuk është një motivim për të shkruar, e madje është një motivim i fortë. Shkrimtarët e kanë këtë karakteristikë të përbashkët me shkencëtarët, artistët, politikanët, avokatët, ushtarët, biznesmenët e suksesshëm – me pak fjalë, me bërthamën e njerëzimit. Pjesa dërmuese e qenieve njerëzore nuk janë shumë egoistë. Pasi arrijnë në moshën tridhjetë vjeç, shumica braktisin ndjenjën e të qenit individualë – dhe jetojnë kryesisht për të tjerët. Por ka një pakicë të vogël me dhunti, njerëz që me paramendim janë të vendosur të jetojnë jetën e vet si qëllim në vetvete dhe shkrimtarët janë në këtë kategori. Shkrimtarët seriozë, më duhet të them, janë në tërësi më vanitozë dhe e shohin veten si qendra e botës më shumë se sa gazetarët, megjithëse janë më pak të interesuar për para.

ENTUZIAZËM ESTETIK: Perceptimi i bukurisë në botën e jashtme, ose në anën tjetër, te fjalët dhe radhitja e duhur e fjalëve. Kënaqësia në impaktin e një tingulli mbi një tjetër, në fortësinë e prozës së mirë apo në ritmin e një tregimi të mirë. Dëshira për të ndarë një eksperiencë që dikush ndjen se është e çmuar dhe nuk duhet të humbet. Motivi estetik është shumë i dobët mes shumë shkrimtarëve, por dhe një pamfletist apo shkrimtar librash shkollor do të ketë fjalë apo fraza të parapëlqyera të cilat e joshin atë për arsye jo-utilitare; ose ai mund të ndjehet më mirë mbi tipografinë, mbi gjerësinë e anëve, etj. Çdo libër përtej nivelit të një udhërrëfyesi hekurudhash nuk mund të jetë pa të menduar estetik.

IMPULS HISTORIK: Dëshira për të parë gjërat siç janë dhe për të gjetur faktet e vërteta e për t’i ruajtur ato për përdorim nga brezat pasardhës.

QËLLIM POLITIK: Përdorimi i fjalës ‘politike’ në kuptimin më të gjerë të mundshëm. Dëshira për ta shtyrë botën në një drejtim të caktuar, për të ndryshuar idetë e njerëzve të tjerë mbi llojin e shoqërisë që ata duhet të kërkojnë të kenë. Edhe këtu, nuk mund të ekzistojë një libër i pastër i pandikuar apo i paanshëm politikisht. Mendimi se arti nuk duhet të ketë të bëjë fare me politikën është në vetvete një mendim politik./Hejza

ATK: Rriten të hyrat tatimore për 12.2 përqind

0

236.2 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës për tre muajt e parë të vitit 2024.

Sipas këtij institucioni rritja është 25.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 12.2 përqind shprehur në përqindje.

“Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal”, thuhet në kumtesë.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Vedat Muriqi ëndërron ‘gardën e nderit’ nga Real Madridi

0

Të shtunën mbrëma, skuadrën e Mallorcas e pret ndeshja kryesore e sezonit.

Ekipi ishullor do të luaj finalen e “Copa del Rey” përballë Athletic Bilbaos.

Një javë më vonë, Mallorca e pret në shtëpi liderin e La Ligës, Real Madridin, dhe shpresojnë ta presin si fitues të Kupës së Mbretit.

E në prag të finales me Bilbaon, futbollisti kryesor i Mallorcas, Vedat Muriqi ka treguar hapur ëndrrën e tij për t’i dhënë një “gardë nderi” njëra prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, Real Madridi.

“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi që të na japë Gardën e Nderit për fitimin e Kupës? T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi prizrenas.

Vedat Muriqi këtë edicion ka bërë tre paraqitje në Kupën e Mbretit, por nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndërsa, në La Liga, Muriqi ka 22 paraqitje, pesë gola, e dy asistime.

Pra, Athletic Bilbao e Mallorca do të luajnë në finalen e madhe të “Copa del Rey” e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 22:00 në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas./Gazeta Express

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Nesër varroset 52 vjeçari nga Malisheva që vdiq në vendin e tij të punës në Itali

0

Nesër do të varroset kosovari i cili vdiq para disa ditësh në vendin e tij të punës në Itali.

Njoftimi u bë nga ana e familjarëve, duke bërë të ditur edhe detajet rreth varrimit.

“Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 04.04.2024në ora 17:00 në varrezat e fshatit Lumishtë-Malishevë”, thuhet në njoftim.

Nazmi Morina, vdiq në moshën 52-vjeçare.

Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Itali.

Ai e humbi jetën në vendin e punës, derisa ishte duke manovruar me një vinç i cili kishte një ngarke.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Vdiq në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në Prizren

0
Këmbësori që është goditur më 24 mars nga vetura në Prizren, ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

 

Shefi i Intensives në QKUK, Shaqir Uka, ka thënë për Kohën se pacienti nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë plagëve.

“Pacienti në fjalë nuk ka arritur që t’i mbijetojë lëndimeve nga aksidentit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot në mesditë”, ka thënë Uka.

Policia ka njoftuar më 25 mars se shoferi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Hyn në fuqi Ligji për trafikun, masa e gjoba të ashpra për ata që nuk i respektojnë rregullat

0

Sot, më 3 prill hyn në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga risitë në Ligjin për rregullat në trafik, gjobat e paraparë dhe masat tjera, shkruan Telegrafi.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Neni 18

Shenjat ndriçuese të trafikut

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 150 euro, shoferi i cili nuk ndalet në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë. Atij i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 3 muajsh, si dhe 3 pikë negative. Identifikimi dhe dëshmia bëhen përmes pajisjes apo aparatit përkatës, si dhe nga persona të autorizuar.

Këmbësori i cili nuk ndalet në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 50 euro.

Neni 21

Pajisjet dhe pajimet për shënim të rrugëve

1. Skajet e rrugës shënohen me sinjale drite dhe materie retroreflektuese, ndërsa kufizuesit e rrugës shënohen me elemente të pajisura me materie reflektuese dhe me shtylla ndriçuese.

2. Kufizuesit e rrugës të cilët janë të vendosur në rrugë nga ana e djathtë në drejtim të lëvizjes janë me ngjyrë të kuqe, ndërsa në anën e majtë me ngjyrë të bardhë.

3. Nëse kulmet e ishujve të këmbësorëve, ishujt për orientim të trafikut dhe objektet e tjera në rrugë, nuk janë të dukshme natën sa duhet, ato duhet të shënohen me drita, me materie retroreflektuese ose me materie reflektuese me ngjyrë të verdhë.

4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 2000 deri në 6000 euro, personi i cili është përgjegjës për vendosjen ose mirëmbajtjen e kulmeve të ishujve të këmbësorëve, të ishujve për orientimin të trafikut ose të objekteve të tjera në rrugë, të cilat nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë nen.

 

Neni 52

Shpejtësia e lëvizjes brenda vendbanimeve

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 500 euro, shoferi i cili brenda vendbanimit lëviz me mjet me shpejtësi mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 1 viti, si dhe i shqiptohen 5 pikë negative.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 400 euro, shoferi i cili brenda vendbanimit lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi 70 km/h deri në 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik 9 muaj si dhe i shqiptohen 4 pikë negative.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 300 euro, shoferi i cili brenda vendbanimit lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi 50 km/h deri në 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik 6 muaj, si dhe i shqiptohen 3 pikë negative.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 200 euro, shoferi i cili brenda vendbanimit lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi 30 km/h deri në 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik 3 muaj, si dhe i shqiptohen 3 pikë negative.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 60 euro, shoferi i cili brenda vendbanimit lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi 20 km/h deri në 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 euro, shoferi i cili brenda vendbanimit lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi 10 km/h deri në 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 20 euro, shoferi i cili brenda vendbanimit lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi 5 km/h deri në 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.

Neni 143

Kalimi i rrugës nga ana e këmbësorëve

Këmbësori gjatë kalimit të rrugës obligohet që të ketë kujdes të posaçëm dhe gjithherë ta shfrytëzojë vendkalimin e këmbësorëve atëherë kur ai ekziston.

Këmbësori është i detyruar ta kalojë rrugën qarkulluese, shiritin ose shtegun për biçikleta me kujdes të veçantë duke kaluar rrugës më të shkurtër dhe duke u vërtetuar para se ta fillojë kalimin e rrugës se këtë mund ta bëjë në mënyrë të sigurt.

Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 50 euro, këmbësori i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni

Neni 188

Përdorimi i rripit të sigurisë

1. Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.

2. Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 150 euro, shoferi i cili bart persona të mitur, respektivisht personi i moshës madhore, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Neni 189

Bartja e personave/fëmijëve në mjet

Personi nën moshën 12 vjeç, si dhe personi që nuk është i aftë të kontrollojë veprimet e veta, nuk mund të bartet në mjetin rrugor në ulësen e përparme, ndërsa pavarësisht moshës në asnjë rrethane nuk guxon te bartet asnjë person ne prehrin e shoferit në timon gjatë drejtimit të mjetit.

Personi më i shkurt nën 135 cm mund të bartet i lidhur me rrip në ulësen e sigurisë përkatëse për fëmijë, e cila është instaluar në automjet në përputhje me deklaratën e prodhuesit të mjetit, gjegjësisht prodhuesit të ulëses së sigurisë, përveç në automjetet për transport publik të udhëtarëve.

Nëse fëmijët janë nën për kujdesin e personit të moshës madhore që nuk është i ulur në ulëset e përparme të mjetit, përkatësisht nëse mbahet në prehër apo në duar të këtij personi, lirohet nga detyrimi për ta përdorur ulësen e sigurisë për fëmijë.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 400 euro, shoferi i mjetit i cili gjatë drejtimit të mjetit, mban të ulur në prehrin e tij në timon ndonjë person tjetër. Atij i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 6 muaj, si dhe 5 pikë negative.

Neni 230

Mbrojtja e ambientit

5. Shoferit dhe pjesëmarrësve tjerë nuk iu lejohet të hedhin në rrugë ose pranë rruge materie, mbeturina e gjësende e të ngjashme nga mjeti i ndalur apo në lëvizje me të cilat rrezikohet jeta dhe shëndeti i njerëzve e i kafshëve, dëmtohen bimët ose ndotet ambienti.

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 200 euro, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 5. këtij neni.

Neni 231

Kushtet për drejtimin e mjetit

4. Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 4 të këtij neni:

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 euro shoferi i cili për herë të parë vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 4 të këtij neni. Përveç gjobës, atij i shqiptohet edhe një (1) pikë negative;

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 200 euro, shoferi i cili për herë të dytë vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 4 të këtij neni. Përveç gjobës, atij i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 3 muaj, si dhe 2 pikë negative;

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 500 euro, shoferi i cili përsërit kundërvajtjen e njëjtë më shumë se 2 herë në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 4. të këtij neni. Përveç gjobës, atij i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të

Neni 246

Masa mbrojtëse për patentë shoferi

1. Personit që e drejton mjetin me veprim motorik pa e fituar të drejtën për drejtim të mjetit (pa patentë shofer te vlefshëm) ose pa patentë shoferi të kategorisë përkatëse, i merret e drejta që t’i nënshtrohet provimit për patentë shoferi për cilëndo kategori 1 vit nga data e shqiptimit të vendimit të plotfuqishëm.

2. Shoferit të cilit i është marrë patenta e shoferit ose që është larguar nga trafiku rrugor sipas këtij ligji, ose ndaj të cilit është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, nuk i lejohet gjatë asaj kohe ta drejtojë mjetin në trafikun rrugor.

3. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 500 deri në 1500 euro, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni.

4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 500 deri në 1500 euro, edhe personi juridik ose institucioni në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni.

5. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 500 euro, masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik prej 6 muaj, si dhe 5 pikë negative, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 2. të këtij neni.

Me këtë ligj po ashtu parashihen gjoba për ata që gjatë drejtimit të trotinetëve e mjeteve tjera nuk përdorin helmetë.

Neni 127

Rregullat e trafikut për trotinet elektrik

1. Shoferi i trotinetit elektrik gjatë drejtimit duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë.

2. Shoferi i trotinetit gjatë shfrytëzimit të shtegut të përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë duhet të ketë kujdes të veçantë dhe t’u japë përparësi këmbësorëve.

3. Kur nuk ekziston shtegu apo shiriti për biçikleta ose shtegu i përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë, shoferi duhet ta shfrytëzojë bankinën dhe nëse kjo nuk është e mundshme, ta shfrytëzojë shiritin e djathtë të trafikut, duke lëvizur sa ma afër skajit të djathtë në distancë deri në 1 metër.

4. Ndalohet lëvizja në trotuare dhe sipërfaqet tjera të parapara ekskluzivisht për lëvizjen e këmbësorëve sheshe, zonat e këmbësorëve dhe ngjashëm.

5. Shpejtësia maksimale e lejuar në rrugën qarkulluese dhe në shiritin për biçikleta është 25 km/h.

6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 euro shoferi i cili vepron në kundërshtim me paragrafët 1. 2 dhe 3 të këtij neni.

7. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 150 euro dhe i konfiskohet mjeti në kohëzgjatje 3 muaj shoferi i cili vepron në kundërshtim me paragrafët 4. dhe 5 të këtij neni.

Neni 128

Mosha e shoferit të trotinetit

1. Fëmijës më të ri se 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike.

2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 euro prindi apo kujdestari nëse shoferi vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 500 euro qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Neni 129

Detyrimet e shoferit të trotinetit

Shoferi gjatë ngasjes së trotinetit elektrik duhet ta ketë të ndezur një dritë ngjyrë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë ngjyrë të kuqe, katadiopter me materie retroreflektuese në pjesën e pasme gjatë drejtimit natën dhe gjatë drejtimit ditën kur dukshmëria është e dobësuar/ zvogëluar.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Kur shoferi e drejton trotinetin në rrugë publike gjatë dukshmërisë së dobësuar/zvogëluar, ai është i detyruar të ketë jelek reflektues, rroba reflektuese për trotinet apo ndonjë burim drite.

Përveç shoferit, nuk lejohet të transportohen persona tjerë apo kafshë në trotinet elektrik.

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 euro shoferi i trotinetit elektrik, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni.

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 euro dhe i konfiskohet mjeti në kohëzgjatje për 3 muaj shoferi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 3 të këtij neni.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Neni 130

Kufizimi i drejtimit për trotinet elektrik

1. Personit i cili drejton trotinetin elektrik, i ndalohet:

1.1. të drejtojë pa e mbajtur timonin me dy duar, përveç në raste kur jep shenjë me dorë;

1.2 të mbahet ose të tërhiqet nga mjete të tjera;

1.3 ta lëvizë mjetin krahas mjetit tjetër;

1.4 të bartë çfarëdo ngarkese nëse kështu pengohen apo rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në trafik;

1.5 të përdorë dëgjuese të pajisjeve audio, duke i vendosur në dy veshët;

1.6 të manovrojë me një rrotë.

2. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 euro, personi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. /Telegrafi/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Në Prizren u mbajt akademi përkujtimore për profesorin Mejdi Elezi

0

Në një atmosferë të mbushur me pikëllim dhe nderim, ish-studentë, ish-kolegë e bashkëpunëtorë dhe familjarët, kanë marr pjesë në Akademinë Përkujtimore e organizuar në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, për të nderuar jetën dhe veprën e Prof. Dr. Mejdi Elezi, për të cilin e theksua se la gjurmë të pashlyeshme në botën e arsimit dhe shkencës. Me këtë rast Rektori i Alishani ndau mirënjohje postmortum për profesorin e ndjerë, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për arsimin dhe shkencën.

Në fjalën e tij, Prof. Asoc. Dr. Mentor F. Alishani, Rektor i Universitetit, ka theksuar kontributin e jashtëzakonshëm të Profesorit Mejdi Elezi në fushën e shkencës dhe edukimit në Kosovë dhe përtej saj, duke thënë se Profesor Elezi ka ndriçuar rrugët e shumë studentëve dhe shkencëtarëve të rinj. Rektori Alishani theksoi se Prof. Elezi ishte jo vetëm një historian i shquar, por edhe një figurë e rëndësishme në sistemin tonë të edukimit i cili me karrierën e tij të pasur dhe me përkushtimin e vazhdueshëm për të ndihmuar dhe frymëzuar studentët dhe shoqërinë, do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrat e atyre që e njohën, duke lënë një zbrazësi të madhe.

Prof. Asoc. Dr. Nazli Tyfekgji, Prorektore e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi, Dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, e vlerësuan lartë figurën dhe kontributin e Profesor Elezit, i cili për shumë dekada ishte profesorë universitar në Gjakovë dhe Dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, duke theksuar se kontributi i Profesorit Elezi në përmirësimin e sistemit arsimor ishte i madh dhe se do të mbetet si një trashëgimi e çmuar për të gjithë.

Ish-kolegu i tij për shumë vite, në emër të bashkëpunëtorëve, Prof. Asoc. Dr. Zaadin Shemsedini, ish-u.d. Rektor në Universitetin e Prizrenit, e vlerësoi Profesorin Elezi si një figurë të rrallë, që ka punuar me pasion dhe devotshmëri për të avancuar dijen dhe arsimin në vendin tonë.

Adem Morina, drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prizrenit mbajti një fjalë rastin ne emër të Komunës së Prizrenit dhe ish-studentëve të profesorit të ndjerë. Ai theksoi se Prof. Elezi ka dhënë një kontribut të madh në formësimin e brezave të tërë dhe se ka pas nderin dhe fatin të njihet me të si studentë e më vonë edhe si kolegë i profesorit të nderuar.

Prof. Dr. Lule Elezi, vajza e Profesorit të ndjerë, shprehu falënderimin e saj për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë gjatë këtyre momenteve të vështira. Ajo falënderoi Rektorin Alishani për Akademinë Përkujtimore të organizuar dhe për fjalët e mira nga të gjithë folësit.

Ass. Dr. Sc. C. Fikret Ramadani, në rolin e tij si lexues i jetëshkrimit të Profesorit Mejdi Elezi, përshkroi një portret të ngazëllyer të një njeriu të madh dhe një shkencëtari të shquar, i cili ka lënë gjurmët e tij thellë në historinë e arsimit dhe shkencës në Kosovë.

Me kujdesin dhe nderin që të gjithë folësit kanë shfaqur për Profesorin Elezi, Akademia Përkujtimore përjetëson kujtimin e një figurë të jashtëzakonshme në kulturën dhe historinë tonë të arsimit të lartë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdixhiku nga Prizreni: Fabrikat e punëtorët do ta bëjnë këtë vend, investimet për zhvillim me ‘Rrugën e Re’ 1.1 miliard në vit

0

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se politika ka për detyrë t’i ndihmoj fabrikat e Kosovës në rrugën për ta bërë Kosovën vend të zhvilluar e me mirëqenie.

“Fabrikat e Kosovës, punëtorët tanë, njerëzit që hapin shtigje të reja biznesi, kanë për të bërë këtë vend të zhvilluar e me mirëqenie. Politika ka vetëm një detyrë – të ju ndihmojë në këtë rrugëtim.”

Abdixhiku ka vizituar fabrikën Zinkuine në Prizren, ku tha se kuptoi sfidat e biznesit dhe pritjet e punëtorëve.

“Së bashku me Dritonin, vizituam fabrikën Zinkuine në Prizren. Aty, nga 80 punëtorët me kontratë të plotë, përpunoheshin produktet e zinkut, aluminit e plumbit. Të njëjtat eksportoheshin për në Holandë. Made in Kosovë! Gjatë qëndrimit mes tyre, kuptova edhe për sfidat e biznesit edhe për pritjet e punëtorëve. Dhe në të dy fushat ka shumë për t’u bërë.”

Ai ka thënë se në tri vitet e kaluara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori.

“Në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori. Në mesatare, në këto tre vite, pjesëmarrja e investimeve qendrore në buxhet është vetëm 11%. Sa për krahasim, në vitin e pandemisë, kjo pjesëmarrje ishte 10%. Aty-këtu sikurse në mbyllje totale; aty-këtu sikurse në këto tre vite qeverisje!|

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim, derisa ka shtuar se “Rruga e Re” e ofron këtë zhvillim.

“Nga 1.1 miliardë euro investime çdo vit.”

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Proton Cable Prizreni mbetet në Superligë

0

do të jetë anëtare e Prince Caffe Superligës për edicionin e ardhshëm.

Basketbollistët e Proton Cable Prizrenit fituan ndaj New Basket me rezultat 107:67, derisa në sfidën e parë fituan 93:113, për të siguruar qëndrimit në Superligë.

Prizreni ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren dhe sigurimin në Superligë.

Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në Prince Caffe Superligë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri