19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1155

Ndalohet shitja e afër 50 mijë paketimeve të hurmave në Kosovë

0

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ndalon shitjen e 49,352 paketimeve të produktit hurma për mos përputhje të peshës së deklaruar në parapaketim.

“Gjatë inspektimeve të zakonshme që Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, realizon çdo ditë, në disa subjekte ekonomike të inspektuara, është hasur në parregullësi sa i përket mospërputhjes së peshës së deklaruar të produkteve”, thuhet në njoftimin e inspektoratit.

“Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti”.

“Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave kanë konstatuar së produktet hurma të peshës 550 gram dhe 600 gram nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në parapaketim dhe të njëjtat nuk e plotësojnë kriterin e mesatares dhe atë të përmbajtjes në etiketë”.

“Si rrjedhojë, subjektet ekonomike janë obliguar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi, përkatësisht të vendosin deklaracionin me peshën e saktë të produkteve, dhe në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi”.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e konusmatorëve dhe konkurrencën e drejtë në tregun e Republikës së Kosovës”.

Në Nagac të Rahovecit përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe qytetarë, në 25-vjetorin e rënies, sot nderuan kujtimin për 2 dëshmorët dhe 5 martirët e fshatit Nagac.

“Në shenjë kujtimi për ta, bashkë me nxënësit e ShFMU “Nesimi Elshani” – Nagac, mbollën shtatë (7) fidanë pranë varreve të tyre. Kujtimi i veprës së dëshmorëve dhe martirëve është i përhershëm! Lavdi!”, thuhet në njoftim.

Ulen për 8% tarifat e energjisë elektrike për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh

0

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar për disa ndryshime në tarifat e energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të ZRrE-së, është vendosur për uljen e tarifave prej 8 për qind për konsumatorët familjat për bllokun me konsum mbi 800kWh.

“Ulje e tarifave prej 8 për qind për konsumatorët familjar për bllokun me konsum mbi 800kWh. Ulje e tarifave prej 3 për qind për konsumatorët komercial dhe industrial. Bordi i Zyrës se Rregullatorit ka aprovuar edhe tarifat për vitin relevant tarifor 2024 për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS)”, ka njoftuar ZRrE-ja.

Latifi përkujton 9 dëshmorët dhe 34 martirët e Hoçës së Vogël

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me familjarë, përfaqësues të OVL-së, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë, kanë nderuar të martën sakrificën e 9 dëshmorëve dhe të 34 martirëve nga Hoça e Vogël.

“Ky fshat i vogël, por me zemër të madhe, e pagoi shtrenjtë çmimin e lirisë, sepse hordhitë serbe mësynë mbi popullin e paarmatosur, më 2 prill të vitit ’99, duke vrarë gra e fëmijë, të rinj e pleq dhe duke shkretuar gjithçka që u dilte përpara. Prandaj, këto varre bëjnë që lidhja jonë me tokën të jetë më e fuqishme dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë gjakun e derdhur dhe vajin e fëmijëve e lotin e nënave mbi varre. Lavdi e përjetshme atyre që u flijuan për liri!”, ka thënë kryetari Latifi.

Sot, Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

0

Që nga viti 1967, 2 Prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, për të frymëzuar dashurinë për leximin dhe për të tërhequr vëmendjen te librat për fëmijë. 

Data 2 prill është zgjedhur në nder të shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen, përrallat e të cilit kanë shoqëruar fëmijët prej disa shekujsh tashmë.

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë sjell ndërgjegjësimin për leximin dhe se sa thelbësor është ai në formimin e mendjeve të të rinjve. Librat u japin fëmijëve një ndjenjë ikjeje nga realitetet e tyre të zakonshme ose rrethanat e tyre të vështira dhe i lejojnë ata të zbulojnë histori, në një gjuhë që kuptojnë.

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë sponsorizohet nga Bordi Ndërkombëtar i Librave për të Rinjtë, e cila është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Konkurset e shkrimit, shpalljet për çmime librash dhe ngjarjet me autorë të letërsisë për fëmijë janë ndër aktivitetet që zhvillohen çdo vit. /atsh

Punëtorët kërkojnë zhbllokimin e llogarive të Telekomit që t`u dalin pagat

0

Ka përfunduar e qetë protesta e sotme e punëtorëve të Telekomit të Kosovës, të cilët po kërkojnë debllokimin e xhirollogarive të kësaj kompanie, në mënyrë që punëtorët të kenë mundësinë të marrin pagat.

Sindikalistët kanë bërë të ditur se në protestën e sotme kanë marrë pjesë vetëm një pjesë e punëtorëve dhe kryesisht ata që kanë qenë të lirë, pasi nuk kanë dashur të dëmtojnë procesin e punës.

“Arsyeja e thirrjes së protestës në kohë të pauzës e ka një domethënie, sepse ne nuk kemi dashur që në protestën e parë t’i mbledhim të gjithë punëtorët, pasi nuk kemi dashur ta pengojmë procesin e punës. Kjo është vetëm një pjesë e punëtorëve që janë brenda pauzës”, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lami Balaj.

Ai tutje ka bërë të ditur kërkesat e tyre, siç janë debllokimi i llogarive, të cilat janë të bllokuara që nga 29 shkurti nga një përmbarues privat, ndonëse sipas tij shkalla e dytë e gjykatës ka marrë një vendim në favor të Telekomit.

Ai ka kërkuar Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale që të marrë një vendim sa më të shpejtë lidhur me këtë çështje.

“Besojmë se do të marrin vendim pozitiv dhe nuk do të na lënë pa paga. Këta punëtorë punojnë për paga dhe të gjithë kemi familje dhe 90 përqind jemi edhe në kredi”, ka shtuar ai.

Si kërkesë tjetër ai ka përmendur hetimet që duhet t’i kryejë prokuroria në Telekom për siç tha ‘krimin e organizuar në vazhdimësi’.

“Kërkesa jonë tjetër është që prokuroria e shtetit të mos rrijë në gjumë, sepse nuk i kemi bërë thirrje prokurorisë vetëm sa për sy e faqe. Telekomi është shkatërruar nga krimi i organizuar dhe nga kontratat e dëmshme, të cilat janë nënshkruar në vazhdimësi. Përgjegjësinë për këto kontrata e kanë pasur qeveria dhe parlamenti në vazhdimësi që kanë qenë, sepse qeveritë kanë qenë ato që kanë menaxhuar me Telekomin. Ata njerëz që kanë menaxhuar këtu kanë qenë të emëruar nga Qeveria e Kosovës”, ka shtuar Balaj.

Ai u ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që t’i bëjnë presion prokurorisë për të hetuar kontratat në Telekom ndër vite.

Punëtorët e Telekomit kanë mbetur pa paga që nga 29 shkurti./rtk

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Dokumentari i NATO-s: Lufta në Kosovë përmendet si histori suksesi (Video)

0

NATO-ja më 4 prill shënon 75 vjetorin e themelimit.

Për nder të kësaj date është lansuar një dokumentar, i cili kujton të arriturat e saj që nga fillimi.

Aty përmendet edhe viti 1990-të, ku organizata më e fortë ushtarake në botë ndihmoi për t’i dhënë fund konflikteve etnike në Ballkanin Perëndimor.

Këtu nuk mungon as lufta në Kosovë.

“Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, urdhëroi një goditje brutale ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

Me këto fraza, shpjegohet lufta në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s.

Në dokumentar përfshihet edhe deklarata e Javier Solana që në atë periudhë ishte Sekretar Gjeneral i NATO-s.

“Ne duhet të ndalojmë dhunën dhe ti japim fund një katastrofe humanitare që po ndodh tani në Kosovë”, thotë Solana.

NATO-ja zhvilloi një fushatë ajrore, e cila zgjati 78 ditë në vitin 1999-të kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë.

“Intervenimi i NATO-s i dha fund konfliktit”, thuhet në dokumentarin e NATO-s ku flitet për luftën në Kosovë.

Në vitin 2024, NATO është më e madhe dhe më e fuqishme, politikisht dhe ushtarakisht, se sa ishte në vitin 1949, thuhet tutje në dokumentar.

Shpërthen në lot Enver Petrovci: Po më godasin, nuk e kam përmendur hiç UÇK-në

0

“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, ka qenë deklarata e aktorit Enver Petrovcit, e cila ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Aktori Petrovci është shfaqur i përlotur derisa po tregonte një histori me një ushtarë të UÇK-së.

“Jam plakë, jam ligë”, thotë Petrovci, derisa shton se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Tash edhe po më godasin, kur se kam përmend aty UÇK-në, hiç, hiç, hiç. Edhe besom, askush 99 për qind të këtyre, e kam parë përmes shikimeve, asnjëri prej këtyre 99 për qind se kanë parë origjinalin”, ka thënë Petrovci në Top Channel.

Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit: Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u shpall sot “Qytetar Nder” i komunës së Prizrenit.

Ceremonia solemne u mbajt sot, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara politike.

Ata vlerësuan lart kontributin e Ahmetit.

Të gjithë folësit në seancë thanë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij, Ali Ahmeti u shpreh tejet i nderuar me këtë titull.

Ahmeti tha se “Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë”.

“Na e ka mbajtur shpirtin gjallë sepse na ka mësua se si të mos epemi dhe të ndërtojmë program deri në çlirim, sepse vet Lidhja e Prizrenit ishte një platformë për çlirimin e tokave shqiptare”, tha Ahmeti në fjalën e tij të rastit.

Ndërkaq, kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha se “Qyteti i Lidhjes” di t’i nderojë njerëzit të kalibrit sikur të kreut të BDI-së.

“Për më tepër edhe vet prezanca e z. Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe familjen e tij e ka nderuar edhe Prizrenin”, tha Totaj.

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Dy ndeshje do të vulosin fatin e Allegrit te Juventusi

0

Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, Juventus-i do të konsiderojë shkarkimin e Massimiliano Allegri-t nëse ndeshjet e ardhshme të Serie A kundër Fiorentina-s dhe Torino-s do të kenë “një rezultat negativ”.

Allegri është nën kritika pasi Juventus-i grumbulloi vetëm shtatë pikë në nëntë ndeshjet e fundit, duke fituar vetëm një herë.

Sonte, 2 prill, ata do të presin Lazio-n në “Allianz Stadium” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por sipas “Tuttosport”, puna e Allegri-t në Torino do të varet nga dy ndeshjet e ardhshme të ligës.

Sipas raportit, Juventus-i do të konsiderojë seriozisht shkarkimin e Allegri-t nëse rrjedha e dobët e rezultateve vazhdon kundër Fiorentina-s dhe Torino-s.

Juventus-i rrezikon të humbasë një kualifikim në Champions League pasi Bologna e vendit të 4-të është vetëm dy pikë më poshtë nga bardhezinjtë në tabelën e Serie A, e ndjekur nga Roma (shtatë pikë më poshtë) dhe Atalanta (nëntë pikë më poshtë Juventus-it, me një lojë më pak).

Objektivi kryesor i Juventus-it këtë sezon është përfundimi në top katërshe, kështu që nëse ata marrin rezultate më zhgënjyese në fillim të prillit, e ardhmja e Allegri-t padyshim do të jetë në rrezik.

“Tuttosport” pranon se shkarkimi i Allegri-t para fundit të sezonit do të ishte një “vendim i vështirë me shumë pikëpyetje”, por në të njëjtën kohë, të mos bësh asgjë do të nënkuptonte “të pranosh fatin pa provuar gjithçka që është e mundur”. Albanian Post

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri