Ali Ahmeti sot shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti do të shpallet sot “Qytetar Nderi” i Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj propozimin për nderimin e Ahmetit me këtë titull e paraqiti në seancën e fundit të Asamblesë Komunale, i cili u votua me shumicë votash, shkruan “PrizrenPress”.

Kryesuesja e Asamblesë së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka caktuar datën 2 prill 2024, për ndarjen e titullit për Ahmetin.

Mbledhja do të mbahet në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 11:00.

Ali Ahmeti është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai është udhëheqës i Bashkimit Demokratikës për Integrim.

Ai ka pasur një rrugë të ngjarjeve të ndryshme në jetën e tij. Në vitet 1980, ai ka qenë një ndër liderët e protestave studentore në Kosovë. Për këto aktivitete, u arrestua dhe vuajti një vit burg nga autoritetet serbe dhe jugosllave.

Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në burg në Kosovë, kur ishte i burgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë.

Në vitin 1998, në fillim të luftës së Kosovës, Ali Ahmeti është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është njohur edhe si udhëheqës politik i ish-Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit Shqiptar gjatë ndërhyrjes së vitit 2001 në Maqedoni

Ahmeti ishte Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni e cila luftojë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në këtë republikë.

Udhëhoqi revolucionin e vitit 2001 përmes të cilit u arrit liria dhe barazia e shqiptarëve në Ohër, firmosur si garant të saj nga tre faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar: NATO,SHBA dhe BE./PrizrenPress.com/


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit