Home Blog Page 74

Dhunë në familje në Malishevë, e reja denoncon vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën

0

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një 23-vjeçare ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe psikikisht nga familjarët e bashkëshortit.
Sipas raportimit, ngjarja ka ndodhur më 21 prill rreth orës 13:00.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Viktima E.G. është paraqitur në polici duke deklaruar se është sulmuar nga vjehrri, vjehrra dhe kunata.

Të dyshuar për rastin janë H.M., 61 vjeç, H.M., 69 vjeç dhe A.M., 38 vjeç.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar nga organet e rendit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është hapur si “Dhunë në familje”.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve në fshatin Drenoc nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Pas procedurave, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është strehuar te prindërit e saj.

Rasti është në hetime.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Boksieri Shqipjon Hoti viziton Rahovecin, nderohet për sukseset në boksin profesionist

0

Boksieri profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hoti, ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili e ka nderuar për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi, Latifi ka vlerësuar lart arritjet e Hotit në boksin profesionist, duke theksuar se ai po përfaqëson denjësisht sportin shqiptar jashtë vendit.

“Pata kënaqësinë të pres boksierin profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hotin, i cili po ndërton një karrierë të suksesshme në Zvicër”, ka deklaruar Latifi, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, Hoti ka fituar tre tituj kampioni të Zvicrës në kategorinë Cruiserweight dhe ka një rekord të pastër prej 10 fitoreve në po aq ndeshje.

“Aktualisht i renditur në vendin e 103-të në botë dhe i pari në Zvicër në kategorinë e tij, ai është një nga emrat më premtues të boksit profesionist”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, kryetari i Rahovecit i ka ndarë boksierit mirënjohje me motivacionin: “Për sukseset kulmore të arritura në arenën ndërkombëtare në boksin profesionist dhe për afirmimin e sportit shqiptar në botë”.

Hoti e ka nisur karrierën në boks që në moshën 7-vjeçare, duke u dalluar për përkushtim dhe disiplinë./PrizrenPress.com/

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

0

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për disa zona në Komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ekipet përkatëse kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit.

“Ekipi i operativës së Njësisë së Malishevës, pas pranimit të informacionit për një defekt në gypin furnizues fi 160 mm në dalje të Gurbardhit, ka dalë menjëherë në terren dhe është duke punuar në sanimin e defektit. Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë të pijes kanë mbetur fshatrat: Lubizhd, Turjak dhe një pjesë e fshatit Mirushë”, thuhet në njoftim.

Tutje, kompania bën të ditur se punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe rikthimi i furnizimit pritet të ndodhë shumë shpejt.

“Punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe pritet që shumë shpejt të bëhet rikthimi i furnizimit me ujë për konsumatorët në këtë zonë”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/

Vizitohen objektet publike në Prizren që do t’i nënshtrohen projektit të efiçencës së energjisë

0

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Në kuadër të përgatitjeve për nisjen e punimeve, Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, me kërkesë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka realizuar vizita në disa objekte të përzgjedhura: Ambulancën e Mjekësisë Familjare “11 Marsi”, shkollën “Ibrahim Fehmiu” në  lagjen “Arbanë” dhe shkollën “Hysen Rexhepi” në lagjen “Ortakoll”.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, punimet do të fillojnë fillimisht në AMF “11 Marsi”, duke shënuar edhe hapin e parë konkret të projektit në terren.

Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, theksoi se shkolla “Ibrahim Fehmiu” është një nga objektet me nevojën më të madhe për ndërhyrje, ku parashihet ndërrimi i të gjitha dritareve me materiale alumini, si dhe renovimi i instalimeve dhe përmirësime të tjera infrastrukturore.

Nga kabineti i kryetarit të komunës, Jona Hoxha bëri të ditur se pas auditimit të mbi 100 objekteve publike në të gjithë komunën, janë identifikuar 43 objekte që kërkojnë ndërhyrje në fushën e efiçencës së energjisë, me prioritet shkollat dhe ambulancat familjare.

Vlera e përgjithshme e projektit kap shifrën prej 6 milionë eurosh, ku 1 milion euro janë grant nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër financohet përmes një kredie të EBRD-së, e cila do të shlyhet nga buxheti komunal në vitet e ardhshme.

Ky projekt pritet të zgjasë rreth një vit dhe synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve infrastrukturore dhe uljen e konsumit të energjisë në objektet publike të Komunës së Prizrenit./TV Prizreni/

Shtyhet aksioni i pastrimit në Suharekë për shkak të reshjeve të shiut

0

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut, është shtyrë aktiviteti i pastrimit i planifikuar të mbahej më 22 prill në Komunën e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se aksioni do të realizohet një ditë më vonë, më 23 prill 2026.

“Ky aktivitet do të realizohet më 23.04.2026, pra shtyhet për një ditë më vonë”, ka njoftuar Muharremaj, raporton PrizrenPress.

Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në mbrojtjen e ambientit, si dhe ekipet vullnetare të angazhuara në këtë iniciativë.

Ky aksion zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët e Suharekës./PrizrenPress.com/

Përcaktohet orari i Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll

0

Është përcaktuar orari i ndeshjeve të “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Turneu final i Kupës, e që pritet të jetë spektakël i hendbollit, zhvillohet në fundjavë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 14:00 takohen Istogu e Shqiponja, në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve.

Gjysmëfinalja tjetër në konkurrencë të femrave, mes Samadrexhës e Ferizajt, zhvillohet nga ora 18:00.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve, mes Besa Famgas e Prishtinës, zhvillohet nga ora 16:00.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë për gjysmëfinalen e dytë të hendbollistëve, mes Rahovecit dhe Kastriotit. Kjo ndeshje fillon në ora 20:00.

Finalet zhvillohen të dielën. Prej orës 17:15 është finalja e hendbollisteve, ndërsa prej orës 20:15 ajo e hendbollistëve./PrizrenPress.com/

105 vjet nga çelja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar

0

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, parlamentit të parë në Shqipëri, me deputetë të zgjedhur nga populli.

Seanca e parë parlamentare, 105 vjet më parë, ishte në një ditë të enjteje. Punimet nisen në orën 10:00 dhe nga 78 deputetë të zgjedhur, morën pjesë 56 që përbënin shumicën. Që prej kësaj periudhe parlamenti filloi të shfaqej rregullisht si një organ i dalë nga populli me detyra të përcaktuara qartë në statutin e kohës. Këshilli Kombëtar mori emrin Parlament dhe si organi i vetëm legjislativ përbëhej vetëm nga një dhomë deputetësh. Kryetari i tij u zgjodh me votim të fshehtë, Pandeli Evangjeli dhe në vitin 1922 u zgjodh Eshref Frashëri.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Përveç një numri të madh dokumentesh me rëndësi të posaçme për historinë e vendit, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror gjendet një botim me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri./atsh/

Krasniqi: Dragobili shembull i mirë i kujdesit për ambientin

0

Në kuadër të projektit “Për Malishevën e pastër”, aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit ka vazhduar sot në Këshillin Lokal për fshatrat Dragobil dhe Maxharrë.

Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës, të cilët u angazhuan në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike.

Aksionit i ka prirë nënkryetari i Komunës së Malishevës dhe udhëheqësi i taskforcës komunale për ambient, Vesel Krasniqi, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë të tjerë.

“Dragobili është njëri nga shembujt më të mirë të mirëmbajtjes së ambientit. Përveç angazhimit vullnetar të banorëve për mirëmbajtjen e hapësirave publike, edhe bashkëpunimi me komunën në këtë drejtim është shumë i mirë dhe shërben si shembull për vendbanimet e tjera”, u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi se aksioni “Për Malishevën e pastër” tashmë ka dhënë rezultate konkrete, duke përmendur pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve dhe angazhimin e tyre edhe në identifikimin e ndotësve.

Sipas tij, qytetarët po kontribuojnë duke raportuar rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara në inspektoratin komunal dhe tek organet e rendit.

Aksioni do të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera të komunës, me synimin për të krijuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë./PrizrenPress.com/

Në Xërxë përkujtohet dëshmori Hamëz Thaçi

0

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili ra në frontin e Koshares gjatë luftës në Kosovë.

Homazhet janë zhvilluar në mjediset e shkollës fillore që mban emrin e tij, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, si dhe qytetarëve të shumtë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në fjalën e tij ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e dëshmorit, duke theksuar përkushtimin e tij atdhetar që nga ditët e para të luftës, si dhe rrugëtimin luftarak deri në frontin e Koshares.

“Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi në frontin e Koshares, në mjediset e shkollës fillore që mban emrin e tij në Xërxë, bëmë homazhe dhe nderuam figurën e këtij luftëtari”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka shtuar se dëshmori Thaçi u dallua për angazhimin e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar nga Anadrini dhe duke përmbyllur rrugëtimin e tij në betejën e Koshares.

“Është kënaqësi kur nxënës e mësimdhënës, veteranë e invalidë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe qytetarë të shumtë e kujtojnë me respekt dëshmorin që luftoi e ra në fushë të nderit në frontin e nxehtë të luftës së Koshares”, thuhet në njoftim e tij.

Në kuadër të aktivitetit përkujtimor, nxënësit e shkollës interpretuan poezi kushtuar dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarë dhe bashkëqytetarë ndanë kujtime për jetën dhe veprën e tij./PrizrenPress.com/

Vajzat e Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës shpallen kampione republikane

0

Ekipi i vajzave të Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës është shpallur kampion republikan në volejboll, në kuadër të gjimnaziadës “Peja 2026”, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në konkurrencë me shkollat më të mira nga e gjithë Kosova.

Gara u organizua nga Federata e Sportit Shkollor e Kosovës dhe u zhvillua në qytetin e Pejës, ku nxënëset nga Suhareka u dalluan me performancë të lartë dhe rezultate mbresëlënëse.

“Në kuadër të gjimnaziadës ‘Peja 2026’, ekipi i vajzave të Gjimnazit ‘Jeta e Re’ arriti sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion republikan”, ka njoftuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai shtoi se “Suhareka vazhdon me sukses traditën, duke mbajtur me krenari epitetin si qytet i kampionëve”./PrizrenPress.com/