Sot u organizuan aktivitete përkujtimore në nder të 26-vjetorit të rënies së dëshmorit Remzi Ademaj – Komandant Petriti, një figurë e rëndësishme në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Dita nisi me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ku u bënë nderime për sakrificën e tij dhe të të gjithë dëshmorëve të kombit.
Më pas, homazhe u bënë edhe te Lapidari i tij në fshatin Nashec, vendi ku Komandant Petriti ra dëshmor në vitin 1998. Këtu, të pranishmit shprehën respekt dhe vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri.
Një ngjarje e veçantë në këtë përkujtim ishte përurimi i Kullës së Remzi Ademajt në fshatin e tij të lindjes, Zhur. Kjo kullë, projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të shërbejë si një monument përkujtimor për brezat e ardhshëm, duke ruajtur gjallë kujtimin për veprën dhe sakrificën e tij.
Me këtë rast, u vlerësua lartë jeta dhe vepra e Komandant Petritit gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, që mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe luftës për çlirim dhe pavarësi./PrizrenPress.com
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune